Author: shqiperia

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21 tha se pret që faza e parë e ndërtimit të kampusit të UNT-së të përfundojë për 3-4 vjet. “Po, të përmbyllet ndërtimi, faza e parë. Faza e parë parasheh ndërtimin e Rektoratit, Sallës së Sportit dhe ndërtimin e një pishine që do të jetë e hapur jo vetëm për studentët, por për të gjithë qytetarët e Shkupit”, theksoi mes tjerash Zeqiri. Zeqiri thotë se së shpejti do të nis edhe ndërtimi. “Mendoj në janë dhënë disa kërkesa që nuk janë substanciale, janë kërkesa formale. Që faktikisht duhet të…

Lexo më shumë

Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Pallço, nesër për herë të parë pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi njëzet ditë më parë, në seancën e parë, në mungesë të tij, gjyqtari Ivica Stefanovski vetëm mori vendim për bashkimin e procedurës për të dhe katër bashkëkryesit e tjerë të veprës. Përveç Palevskit i cili është i dyshuari kryesor, si bashkëkryerës të veprës penale dyshohen edhe Vllatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev dhe…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës. Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës. “Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse…

Lexo më shumë

Jemi vetëm dy ditë larg përballjes gjithë-britanike mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua. Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë Dubois për titullin IBF. Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley. Ky meç do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, kurse po atë natë, Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington. Përballjet e tjera që do…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2024) në ora 14:40 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 760 euro. Sipas raportimit, rreth orës 09:00 personi ka telefonuar përmes një rrjeti social dhe është prezantuar si R.M. nga Republika e Serbisë, i cili punonte në një organizatë humanitare. “Sipas raportit, personi ka parë apelin për ndihmë për trajtimin e tij jashtë vendit dhe ka dashur të ndihmojë duke dhuruar një shumë më të madhe, por fillimisht është dashur të bëjë pagesën prej 760 euro sepse kështu ka qenë procedura”. “Gjithashtu, sipas…

Lexo më shumë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot me shumicë mbështeti rezolutën jodetyruese palestineze që kërkon që Izraeli t’i japë fund “prezencës së paligjshme” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, në afat prej një viti. Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan. Në rezolutë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”. Ambasadori i Izraelit në OKB, Dany Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik”, duke shtuar se “kurrë nuk përmenden krimet e Hamasit…

Lexo më shumë

Real Madridi po do që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo. Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central. 25-vjeçari ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktualë të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro. Kosovari luajti shumë mirë sezonin e kaluar, mirëpo fillimin e këtij të tanishmit e ka nisur edhe më mirë duke shënuar kundër Paris Saint-Germainit në Ligue 1, dhe duke e dërguar Lillen në Ligën e Kampionëve me golat e tij në fazën e plejofit. Real Madrid interesohet për Edon Zhegrovën first…

Lexo më shumë

Deri në fund të shtatorit opinioni mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve). Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”. “Bëhet fjalë për Propozim-ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin profesional dhe trajnim dhe për arsimin e…

Lexo më shumë

Zyra e presidentit bullgar Rume Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje kanë reaguar ndaj, siç thonë, “kualifikimeve fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Prej atje thonë se “manipulimi i fakteve dhe reagimet histerike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk ngjallin optimizëm se fqinji jugperëndimor dëshiron të largohet nga fusha e provokimeve dhe skandaleve të orkestruara në marrëdhëniet me Bullgarinë”. “Dialogu i hapur dhe konstruktiv, edhe në takim joformal, siç ishte ai i mbajtur mes presidentëve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13…

Lexo më shumë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni”. VLEN i bënë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij rasti. “Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Këta persona, të lidhur…

Lexo më shumë