Author: shqiperia
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se për shtetin prioritet është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në korridorin 10. “Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin. Do ta nis dhe do ta ndërtoj në dy mandate. Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe do t’i mundësojë vendit të arrijë hapin me botën, në vend që të mbetet apendiks, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski. Nikollovski në “Samo Interevju” theksoi se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari. “Unë nuk jam kundër ndërtimit të një…
Përkushtimi i qeverisë së re për anëtarësim të shpejtë të vendit në BE u theksua edhe një herë në takimet e sotme me zyrtarë të lartë të BE-së, tha ministri për Çështje Evropiane Orhan Muetezani, i cili e shoqëroi kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel. “Këtë e dëshmuam me faktin se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është ndër prioritetet e para në programin e qeverisë, por edhe me miratimin e shpejtë të agjendës së reformave, e cila është pjesë e Planit të Rritjes”, tha Murtezani. Sipas tij, ky Plan për rritjen…
Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimeve me zyrtarët evropianë në Bruksel tha se procesi i integrimit në BE duhet të bazohet në vlerësimin e arritjeve dhe jo në çështje dypalëshe. Sipas tij 2 dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, vendi është viktimë e problemeve dypalëshe. Kryeministri tha se më nuk do të pranohen ultimatume. Mickoski së bashku me homologët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë në drekën e punës me presidenten e KE-së Ursula von der Lajen, ndërsa u takua edhe me kreun e Këshillit të Evropës Charles Michel. “Ne më nuk mund të pranojnë ultimatume dhe për…
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë dëshirë për integrime evropiane dhe kërkojnë arsyetim pse nuk mund të ndodhë. Kështu i komentoi eurodeputeti nga EPP/GERB, Andrej Kovaçev, provokimet e RMV-së ndaj Bullgarisë në ditët e fundit theksojnë nga “BNT” e Bullgarisë. Është e qartë se lidershipi aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Ata kërkojnë një justifikim në publikun e tyre pse kjo nuk mund të ndodhë, dhe arsyetimi është sigurisht shpifja ndaj Bullgarisë”, komentoi ai. Kovaçev është i vendosur se Bullgaria nuk ka shkaktuar provokime të tilla: “Përkundrazi, ne…
Të ngutura dhe të pa menduara mirë e sheh masën e Qeverisë për kufizimin e marzhës, ekonomisti Faton Halili. Sipas tij kjo masë nuk është në të mirë të qytetarëve dhe befasohet se si e kanë pranuar Odat Ekonomike, për shkak se sipas tij, as bizneseve nuk u konvenon. Kompanitë mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të keqpërdorur situatën dhe shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshme që ta kontrolloj, shprehet Halili. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore mohojnë të kenë pasur takim zyrtar me Ministrin e Ekonomisë Besar Durimishi ose të jenë konsultuar për këtë masë. Drejtori ekzekutiv Durim…
Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk duhet të ketë politikë. Politikat rinore duhet të jenë prioritet, ndërsa Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, duhet të përditësohet vazhdimisht. Këto ishin disa nga konkluzionet e debatit të parë publik të përbërjes së re të Klubit parlamentar për Çështjet dhe Politikat Rinore. Zëvendësministri i Politikës Sociale Gjoko Vellkovski tha se mungesa e funksionimit të një sistemi në vend ka detyruar shumë të rinj të largohen nga vendi. “Sot kemi demografi që nënkupton ulje të natalitetit, shkolla me më pak se 20 mijë nxënës të regjistruar në paralelet e shkollave…
Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor janë asimptomatikë. Ndoshta njëri prej nesh e ka pasur gjatë verës. Rreth 19 për qind kanë një formë klinike të lehtë, me temperaturë të ulët, me dhimbje muskujsh, dobësi dhe mund të kalojë kështu pa e ditur ne që e kemi. Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, tha sot drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, pasi u regjistrua vdekja e parë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. “Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, që është në rastin…
Partia opozitare maqedonase LSDM, sot tha se polici i cili ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski e që sulmoi një polic tjetër para një kafeneje në Shkup është liruar nga përgjegjësia nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Truprojën e Hristijan Mickoskit, polici Ivica Bishovski, i cili rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup, Toshkovski e shpalli të pafajshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2024 ku një punonjës policie, inspektor në njësinë kundër tregtisë joligjore dhe kontrabandës, është rrahur teksa po kryente aksion kundër drogës. Është iniciuar procedurë disiplinore dhe komision,…
Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se Balancuesi është mekanizëm i devalvuar dhe se sipas tij, “i ka dalur koha”. “Për hir të së vërtetës, Balancuesi në vitet e para pas luftës ka dhënë rezultate efektive në përfaqësimin kuanitativ të shqiptarëve, por jo edhe këto 4 apo 8 vitet e fundit, ku shpesh herë në opinion kanë dalë disa raste ku është devalvuar dhe ka kundër efekt”, tha mes tjerash Mexhiti. Mexhiti në “Daily Click” tha se në marrëveshjen politike mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, ky mekanizëm do të avancohet në ligj. Mexhiti poashtu njoftoi se së shpejti Qeveria pritet…
MPB njoftoi se me datë 18.09.2024 në orën 22:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, u raportua një aksident trafiku në rrugën rajonale të fshatit Sllupçan dhe Pikës Kufitare të Bellanocës. Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë “Honda” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga R.A. (20) nga fshati Sllupçan, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M. (46) nga fshati Likovë, dhe një automjet “Skoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.R. (40) nga fshati Sllupçan. Motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në…




