Author: shqiperia

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup është duke vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, janë të pranishëm në Gjykatën Penale, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për bashkimin e lëndëve ndaj të pandehurve, pasi Prokuroria fillimisht ka ngritur kallëzim kundër katër personave, e më pas ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevskit, për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia. Të pandehurit para gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë, për çka mbrojtja e tyre do…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (19.09.2024), zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë ndaluar personat G.S.(32) dhe S.B.(27), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se më 21.07.2024 kanë marrë sende nga prona private në Kumanovë. Po ashtu, MPB njofton se dje (19.09.2024) në ora 18:20, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.R (31) dhe E.I (34), të dy nga Kumanova, pasi nga një pronë në Kumanovë kanë marrë kafshë shtëpiake. “Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB. Ndalohen katër persona…

Lexo më shumë

Sot në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase. Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit. “Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.…

Lexo më shumë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska tha se edhe socialdemokratët mbështesin idenë për shfuqizimin e Balancuesit, mekanizmit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike. “Edhe ne jemi për shfuqizimin e Balancuesit. Balancuesi duhet të paraqesë sistem të shpërblimit adekuat, megjithatë me kritere strikte. Nga ana tjetër duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese t’i marrë vendimet, dhe asnjë parti politike nuk duhet assesi të përzihet në marrjen e këtij vendimi”, theksoi Lukarevska në në “Daily Click”. Lukarevska foli edhe për problemin me Bullgarinë dhe për retorikën aktuale të OBRM-PDUKM-së ndaj fqinjit lindor. “Korniza i përket BE-së dhe nuk është çështje dypalëshe.…

Lexo më shumë

“Training Day”, “2 Fast 2 Furious”, “Hitch”, “We Own the Night”, “Ghost Rider”, janë vetëm disa nga projektet në të cilat Eva Mendes u bë e famshme me rolet e saj në Hollywood. Por ajo më pas vendosi për t’u fokusuar te fëmijët që ajo ka me Ryan Goslingun. Mendes zbuloi se do të kthehej në Hollywood vetëm nëse do të kishte role të mira për të. Roli i nënës iu duk më i rëndësishëm se ai i ekraneve, por edhe pse iu përkushtua fëmijëve, ajo vazhdoi ta zhvillonte karrierën në një drejtim tjetër. Kështu ajo u bë drejtoreshë kreative…

Lexo më shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka publikuar pasurinë e ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ka paraqitur se ka pasuri të patundshme, të luajtshme, një makinë, si dhe ar në emër të bashkëshortes. Taravari ka raportuar se ka një shtëpi në Gostivar, një në Shkup, banesë në Shkup, si dhe tokë ndërtimore në Tetovë, që e ka të regjistruar në emër të prindërve. Taravari gjithashtu ka raportuar se ka kredi në vlerë prej mbi 4 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pasuria e patundshme e Taravarit: – shtëpi banimi në Gostivar, në emër të tij,…

Lexo më shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse siç thotë ai “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Taravari thekson se koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që fillimisht të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve, por jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për kategoritë tjera. “Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, përbëhet nga gjyqtarë të zgjedhur, edhe pse gjyqtarët duhet të jenë asnjanës. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në…

Lexo më shumë

“Më 19.09.2024 në ora 21:55 në komunën e Aerodromit, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar B.P. (30) nga Ilindeni. Ai dyshohet se rreth orës 21:30 në një farmaci në lagjen Novo Lisiçe ka marrë para nga xhiroja ditore duke i kanosur me armë punonjësit. Arma është gjetur dhe konfiskuar, si dhe janë gjetur paratë dhe i janë kthyer pronarit. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një person në Shkup, ka grabitur një farmaci appeared first on…

Lexo më shumë

BDI në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI thonë se “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”. “Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët”. “Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me…

Lexo më shumë

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar. “Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje…

Lexo më shumë