“Më 19.09.2024 në ora 21:55 në komunën e Aerodromit, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar B.P. (30) nga Ilindeni.
Ai dyshohet se rreth orës 21:30 në një farmaci në lagjen Novo Lisiçe ka marrë para nga xhiroja ditore duke i kanosur me armë punonjësit.
Arma është gjetur dhe konfiskuar, si dhe janë gjetur paratë dhe i janë kthyer pronarit.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Ndalohet një person në Shkup, ka grabitur një farmaci appeared first on Telegrafi.