Author: shqiperia

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev. “Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund…

Lexo më shumë

Qeveria në seancën e sotme i ka vendosur marzhën prej 10 për qind fitimit në 73 produkteve bazë ushqimore e cila masë do të vlen deri në fund të muajit tetor. Masa vlen për shitjen e produkteve me shumicë dhe pakicë. Sipas ministrit të Ekonomisë dhe punës, Besar Durshimi me shportën vjeshtore ulje e çmimit të produkteve ushqimore, pijeve jo alkoolike dhe produkteve të qumështit deri në 10 për qind. Kryeministri Mickoski tha se masa të tilla me kohëzgjatje një mujore dhe dy mujore do të ketë edhe në periudhën e ardhshme. “Tregtarët e produkteve të përfshira në shportën vjeshtore…

Lexo më shumë

Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se personalisht e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e mekanizimit të Balancuesit. Minçev tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse po punohet për zgjidhje të re ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik. “Mendoj se Balancuesi si mjet digjital në të kaluarën, me të vërtet ka qenë mjet i keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, e përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket zgjidhjeve ligjore, unë në këtë moment nuk mund të them nëse do të ketë të re, ose cila do të jetë…

Lexo më shumë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, tani deputet i Frontit Europian, Salih Murat në detaje ka sqaruar shkeljet që Gjykata Kushtetuese ka bërë me vendimin që ta pushojë “balancuesin”. Murat, për Klan Maqedoni, theksoi se nevojitet që vendimi të rishqyrtohet në mënyrë urgjente, me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe rendit kushtetues. Ai tha se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës dhe rrezikon themelet e shoqërisë. Ndërkohë sot depytetja e VLEN-it Saranda Imeri ka sulmuar pikërishtë Sali Murati. A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në…

Lexo më shumë

Në fjalën hyrëse të Prokurorisë, nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime të përmbarimit, as prova në atë kuptim, tha avokati i Aleksandër Gjorçevskit menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se babai i të miturës Vanja është viktimë në të gjithë procedurën gjyqësore dhe tha se “çdo prindi që do t’i ndodhte diçka e tillë do…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se MPB nuk do të lejojë që të ketë destabilizim të vendit dhe qytetarët të ndjehen të pasigurt. Ai tha se ngjarja në Komunën e Vrapçishtit me kishën në fshatin Gallatë ka qenë një ndër ngjarjet për të cilat kanë pasur informacion se do të ndodhë. “MPB do të ndërmerr të gjitha hapat me qëllim që qytetarët të jenë të sigurt, të kemi gjendje normale të sigurisë. Kemi kapacitet për ta bërë këtë”. “Ajo që ishte në periudhën e kaluar si informacion, fliste se do të ketë tentime, siç ishte shembulli…

Lexo më shumë

Një pjesë e prindërve të Vizbegut kanë paralajmëruar protestë për në ora 14 para shkollës së re fillore “Vizbeg”. Tashmë tre javë shkolla akoma nuk ka nisur me procesin mësimor pavarësisht regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe transferimit të nxënësve tjerë nga shkollat ku kanë mësuar deri më tani. Për Alsat, prindërit u ankuan se fëmijët kanë humbur shumë nga mësimi, posaçërisht ato në klasës së parë. Kohë më parë, drejtori Kadri Elezi tha se mësimi nuk ka nisur për shkak të mungesës së stafit mësimor duke shtuar se po vijojnë procedurat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelit…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se duhet të kujdesemi për interesin tonë kombëtar dhe të mos biem në grackën e fushatës parazgjedhore në Bullgari. Është për të ardhur keq që në mungesë të një vizioni, projektesh dhe strategjie serioze, tema kryesore në Bullgari është Maqedonia dhe çështja maqedonase. “Uroj atyre një fushatë të suksesshme dhe për të shtatën herë të zgjedhin një qeveri stabile dhe politike me të cilën ne si maqedonas do të mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe reale. Kjo është ajo që pritet nga fqinjët e mirë dhe për këtë arsye ekziston Marrëveshja për fqinjësi të…

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës Penale në rastin kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjykata e Apelit më 6 shtator ka sjellë vendim që lëndën ndaj Zekirit ta kthejë për rigjykim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Gjykata e Apelit thonë se gjykata e shkallës së parë duhet të mënjanojë mangësitë që janë konstatuar gjatë procesit gjyqësor. Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar e shpalli fajtor Muhamed Zekirin dhe e dënoi me dy vite e gjashtë muaj burg. Ai akuzohet se ka lidhur dy…

Lexo më shumë

Paga e paguar mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë në RMV. Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës së paguar mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%). Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re…

Lexo më shumë