Author: shqiperia
Mëngjesi konsiderohet si racioni më i rëndësishëm i ditës. Ai e ndalon periudhën e agjërimit gjatë natës dhe i siguron trupit tuaj nevojën thelbësore për glukozë, e cila ndihmon në rritjen e niveleve të përgjithshme të energjisë. Në fakt, ai gjithashtu kontribuon në rrugëtimin e humbjes së peshës nëse përfshini llojin e duhur të ushqimeve në vaktin e parë të ditës. Epo, ka disa zgjedhje ushqimore që mund t’i pengojnë qëllimet tuaja për humbje peshe nëse i hani të parat në mëngjes, raporton India.com. Drithërat me sheqer: Ndërsa drithërat janë opsion i lehtë për mëngjes, shumica janë të mbushura me…
Lille është mposhtur me rezultat 2-0 në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve nga Sportingu. Mirëpo, paraqitje të mirë në këtë ndeshjes bëri futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Kjo statistikë ishte më e mira në javën e parë të Ligës së Kampionëve. Asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë driblime më shumë se ylli kosovar. Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka publikuar performancat më të mira individuale të lojtarëve gjatë javës së parë, teksa Zhegrova ishte aty për driblimet e tij. Futbollisti kosovar sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve do të ketë një test të vështirë para…
Pesëdhjetë e nëntë deputetë, për herë të parë pas një pauze të gjatë, iu bashkëngjitën nismës për dhurimin e gjakut. Qëllimi i kësaj nisme ishte sensibilizimi i opinionit, sepse kërkesa për njësi të gjakut në vitin 2024 është rritur për 10%, për dallim nga viti i kaluar. Në vitin 2023, në numra janë mbledhur gjithsej 56 mijë njësi gjaku. Kurse vetëm gjatë këtyre shtatë muajve të parë të këtij viti janë bërë 3.000 kërkesa më tepër se vitin paraprak, që flet për diku rreth 6.000 njësi gjaku, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit për Transfuziologji. Kryetari i Kuvendit,…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u takua sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegun. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha kyçe si kultura, turizmi, sporti dhe zhvillimi ekonomik. “Dy kryetarët biseduan për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta dhe aplikimin në fondet evropiane, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të përbashkët të të dy qyteteve. Tetova dhe Ulqini kanë dëshmuar një përkushtim të veçantë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, duke i afruar qytetarët e të dyja…
Nikolloski prezantoi programin e investimeve të Qeverisë para ministrave të Transportit të BE-së
Po hyjmë në një cikël të fuqishëm investues në ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor në Maqedoni, përmes të cilit do të ndërtojmë rrjete transporti cilësore në rajon dhe do të kontribuojmë për integrim më të shpejtë me Bahkimin Evropian, porositi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski në takime me kolegët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me përfaqësues nga institucione të ndryshme të Unionit në kuadër të takimit dyditor të ministrave të transportit të BE-së që po mbahet në Hungari. Ministria e Transportit njoftoi se…
Ministria e Financave dhe Bursa e Maqedonisë në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të punojnë në zhvillimin e tregut sekondar për tregtimin e letrave me vlerë për rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe gjetjes së interesit të tyre në këtë drejtim. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën vjetore të 23-të të Bursës së Maqedonisë, e cila po mbahet sot në Ohër. “Bursa është vend ku takohen investitorët, vend ku qarkullon kapitali, me ç’rast është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për hyrjen e sa më shumë pjesëmarrësve. Bursa është vend ku…
Kostovski: Sot është shpallur thirrje publike për punësimin e arsimtarëve në shkollën e Vizbegut
Në përgjigje për TV21, kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se tanimë është hapur konkursi për kuadër mësimdhënës në shkollën fillore në Vizbeg. Kostovski thotë se secili që është i interesuar dhe mendon se i plotëson kushtet, mund të aplikojë. Konkursi zgjatë tre ditë, respektivisht deri të martën. “Problemi është zgjidhur. Sot është shpallur thirrje publike. Pajtueshmëritë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë arritur gjatë ditës së djeshme. Shpallja do të zgjatë tre ditë pune që do të thotë se deri në mesin e javës së ardhshme tërësisht do të jetë e ekipuar shkolla, edhe…
Banorët e Vizbegut të shoqëruar nga shumë fëmijë të kësaj lagjeje që protestonin me pankarat ne duar kërkuan hapjen e shkollës. Tashmë tre javë shkolla akoma nuk ka nisur me procesin mësimor pavarësisht regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe transferimit të nxënësve tjerë nga shkollat ku kanë mësuar deri më tani. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. Protestues: “Prej kohesh ne kemi pritur…
MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim që qytetarët të jenë të sigurt, ndërsa shërbimet i kanë kapacitetet e nevojshme të veprojnë në drejtim adekuat sipas kompetencave. Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ende ka informata për trazira të mundshme. “Ajo që ishte në periudhën e kaluar informacioni që ka rrjedhur përmes shërbimeve të sigurisë, tek unë personalisht dhe te kryeministri, ka folur në drejtim të faktit se do të ketë tentativa si shembulli me ngjarjen e padëshiruar që patëm brenda në komunën e…
Durmishi: Çmime më të ulëta edhe me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi konsideron se pas përfundimit të Vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhit prëfitues të disa produkteve ushqimore në 10 për qind, shtrenjtimi eventualisht i sërishëm enorm i produkteve të përfshira me vendimin, do të parandalohet me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare. “Në fund të muajit do të hyjë në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare, furnitirët dhe blerësit do të harmonizohen lidhur me punën dhe shpenzimet shtesë, do të thotë do të kufizohet marzhi për 10 për qind tek këta furnizotë dhe blerës, me qëllim që çmimi i9 2458…





