Author: shqiperia

Interi dhe Milani, pasi arkivuan ndeshjet respektive të raundit të parë të Championsit, tashmë janë të fokusuar totalisht në derbin e së dielës në mbrëmje. Një sfidë për të cilën “Meazza” është gati të thyejë një tjetër rekord. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që “San Siro” do të jetë “sold out”. Dhe jo vetëm kaq: Inter-Milan këtë fundjavë pritet të arkëtojë një shifër rekord prej 7 milionë eurosh. Kjo shifër tejkalon shumën 6.6 milionë euro që u arkëtua në Inter-Juve, tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serisë A. Megjithatë, sa i përket krahasimit…

Lexo më shumë

Derisa të përfundojë ndërtimi i shkollës së re në fshatin Banjicë, nxënësit shqiptarë nga Çashka do të mësojnë në objektin e xhamisë, e cila përdoret për studime fetare. Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë nga e hëna do të mësojnë në objektin e posaçëm në oborrin e xhamisë në lagjen Çashkë, sepse prindërit e fëmijëve maqedonas nuk janë pajtuar sërish që këta fëmijë të mësojnë në shkollën “Todor Janev” në Çashkë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Fëmijët do të mësojnë në një objekt që përdoret për edukim fetar. Është objekt i veçantë në oborrin e xhamisë dhe ka karakter të…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili së shpejti do të largohet nga kjo detyrë. Ministri i dorëzoi Stoltenbergut një çertifikatë mirënjohjeje dhe një pllakë për arritjet e shquara dhe kontributin në sigurinë euroatlantike. “Duke shprehur mirënjohjen për udhëheqjen e tij dhe menaxhimin e organizatës, ndërsa theksoi mbështetjen e rëndësishme për anëtarësimin tonë në aleancë, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e përpjekjeve personale të Stoltenberg për ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në…

Lexo më shumë

Një person ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive si pasojë e virusit të ethet e Nilit. Nga fillimi i vitit e deri më tani janë bërë gjithsej 30 analiza për ethet e Nilit, nga të cilat katër raste janë konfirmuar pozitive, ku rasti i katërt ka përfunduar me vdekje. Siç thuhet në raport, pacienti ishte pensionist dhe merrej me bujqësi, me banim në fshatin Obeleshevë, Koçan. Sipas anketës epidemiologjike, pacienti nuk ka udhëtuar jashtë vendit, si dhe jashtë vendbanimit, gjatë periudhës së inkubacionit. “Në momentin e pranimit, pacienti ishte febril, i sëmurë, me ndërgjegje të çrregulluar, pra i…

Lexo më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e opozitës, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”. Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit”, të cilin sipas tij e ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët,…

Lexo më shumë

Manchester City rrezikon të përjashtohet nga jo vetëm Premier League nëse shpallet fajtor për shkelje të rënda të rregullave të tij financiare. Mund të zbulohet se City do të rrezikohej të përjashtohej si nga FA Cup ashtu edhe nga Carabao Cup, dhe nuk ka siguri se ata do të mund të vazhdojnë të luajnë në Champions League ose në Kupën e Botës për Klube. Siç u zbulua nga Telegraph Sport në fillimin e të ashtuquajturit ‘Gjyqi i shekullit’ në ato që janë diku midis 115 dhe 130 akuzave kundër Cityt, rivalët e tyre në Premier League nuk besojnë se një…

Lexo më shumë

Të shtunën në ora 23:00 do të jetë përballja në boks mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Dubois thotë se është radha e tij. “Kjo është koha ime tani, dhe unë jam gati ta marr fitoren me të dyja duart, t’i tregoj botës se për çfarë jam”, tha ai për Associated Press, duke treguar një revansh në Usyk si qëllimin e tij të radhës. Ai gjithashtu dëshiron të bëjë krenare familjen e tij. “Tani jam një njeri i ri, një luftëtar i ri. E kam lënë pas vetes. Unë jam njeriu i së ardhmes.” Ai dyshon…

Lexo më shumë

“Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë, nga të cilët në thirrjen e fundit janë paraqitur rreth 480 aplikime dhe do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj që në 300 mjekët e parë, disa prej tyre, ndoshta më shumë se 10, t’i punësojmë në Shtip”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai sot vizitoi Spitalin klinik në Shtip dhe njoftoi se aty mund të priten praktikantët e parë deri në fund të vitit, duke shtuar se rreth 30 mjekë shprehën interes. “Kemi biseduar edhe me drejtorin, kanë ardhur edhe…

Lexo më shumë

Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League. Kosova ngritet për dy pozita në ranglistën e FIFA-s / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. “Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duke kërkuar para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka…

Lexo më shumë