Author: shqiperia
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë debutuar në skenën më të madhe të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve. Dyshja kosovare u aktivizuan për Spartën e Pragës sonte në ndeshjen ndaj Salzburg në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ekipi çek arriti të triumfonte me rezultat bindës, 3:0 për të bërë një nismë të mbarë në këtë kompeticion. Ndonëse jo siç do të dëshironim, si startues, Rrahmani e Krasniqi patën minutat e tyre në pjesën e dytë. Albion Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kurse Ermal Krasniqi pas tetë minutash. Debutim në Champions bëri edhe mesfushori kosovar,…
Ageler: Reformat në RMV, tatimpaguesve amerikanë u kanë kushtuar rreth gjysmë miliard dollarë
Angazhimet për reforma në Maqedoninë e Veriut, tatimpaguesve amerikanë u kanë kushtuar rreth gjysmë miliard dollarë. Prandaj, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, gjatë prezantimit të rekomandimeve dhe planit aksionar për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor, u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të punojnë së bashku për të krijuar një reformë të vërtetë gjyqësore. Ajo shtoi se të vepruarit nuk ka çmim, sidomos kur veprimet bazohen te kurajoja dhe integriteti. Ageler tha se duhet rindërtuar besimi në gjyqësor si dhe transparenca në procedura ligjore. “Thuhet se “të flasësh është pa para”, dhe zakonisht kjo është e vërtetë. Por tri…
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ngriu balansuesin dhe punësimet me përkatësi etnike deri në një vendim të ri nga kjo Gjykatë. VLEN për këtë vendim fajëson pushtetin e kaluar që sipas tyre tentojnë të krijojnë probleme ndëretnike për destabilizim. Ata shtojnë se do të zgjidhin këtë problematikë me ndonjë ligj të ri pasi sipas tyre BDI nuk është marrë siç duhet me këtë çështje. Reagimi i plotë: VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues. Ky vendim…
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën momentale në Gjykatën Kushtetuese ku u zhvillua debate mbi “Balanserin” dhe u soll miratimi që balanser dhe punësime në baza etnike të mos ketë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lloga shkruan se tashmë elita politike maqedonase po përdor këtë gjykatë që me vendime të majorizoi shqiptarët, pasi me procedura në kuvend nuk munden. “Të gjitha nismat që lidhen me çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera etnike në favor të komuniteteve jomaqedonase do të kenë të…
Al Nassr ka njoftuar trajnerin e ri të klubit. Ekipi nga Arabia Saudite e ka zyrtarizuar Stefano Piolin si trajnerin e tyre të ri. “Mirëpresim Stefano Piolin si trajnerin tonë të ri”, shkruan Al Nassr në rrjetin social, Twitter. Pioli paraprakisht ishte në klubin e Milanit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Serie A, por që u zëvendësua nga Paulo Fonseca. Ronaldo bëhet me trajner të ri, ishi i Milanit merr drejtimin e Al Nassr / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Para takimit të nesërm me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen në Bruksel, kryeministri Mickoski thotë se qëllimi i vizitës është Plani i rritjes dhe jo bisedimet për zhbllokimin e integrimeve evropiane, shkruan Alsat. Nëse ngrihet tema e integrimeve evropiane, ai do të përcjellë frustrimet e popullit maqedonas. “Siç ishte në të kaluarën kur ishim opozitë, edhe tani si pushtet, tash kemi edhe më shumë argumente, duam t’i paraqesim argumentet, duam të përcjellim zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë atje, sepse zhgënjimi është i madh, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë pasi filluam rrugën tonë drejt Bashkimit…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se që nga 1 janari, kush nuk ka patentë shofer me emrin e ri kushtetues të vendit, do të gjobitet në shumë prej 100 euro, sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Ndërkaq theksojnë që me kërkesë të punonjësve të policisë shoferi është i detyruar t’i tregojë patentëshoferin dhe librezën e automjetit. Ministria e Punëve të Brendshme “Sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me rastin e drejtimit të mjetit motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete patentë shoferin dhe librezën e automjetit, të cilat është…
Psikoligia Sumea Ramadani është e ftuara e radhës në emisionin “PodGo”, me të cilën kemi diskutuar rreth shëndetit mendor. Ajo na tregoi si definohet shëndetit mendor, cilat janë mënyrat më të mira për të pasur mirëqenie mendore, si dhe çfarë duhet të bëjnë prindërit që t’u sigurojnë fëmijëve rritje të shëndetshme. Psikologia Sumea tha se shëndeti mendor është mirëqenia e përgjithshme e individit. Ajo atë e quan edhe zëri i brendshëm, i cili me raste edhe na jep mendime negative, duke shtuar se në këto raste është koha kur duhet të vendosim pikëpyetje rreth shëndetit mendorë dhe të reagojmë. Sumea…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se me vendimin e djeshëm qeveritar për prishjen e kontratës së qirasë ndërmjet kompanisë së deputetit të BDI-së, “HEJ SHPKNJ” dhe Lotarisë Shtetërore është ndaluar vjedhja e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së. Mexhiti shkruan se do të vazhdojnë që të luftojnë bixhozin dhe skemat korruptive që ka lënë pas qeverisja e kaluar. Reagimi i plotë: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të…
Në një operacion të madh, 36 azilkërkues në Gjermani nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët u refuzuan u hipën në një avion në Hamburg dhe më pas u kthyen në vendet e tyre. Sipas informacioneve të Bild, një avion i kompanisë çarter polake “Enter Air” u ngrit me destinacionet Beogradin-Serbi dhe Shkupin -Maqedonia e Veriut. Avioni u rezervua nga shteti i Schlesëig-Holstein. Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë ndër vendet në të cilat Gjermania aktualisht deporton më shpesh. Në tremujorin e parë në këto dy vende janë kthyer 795 persona. Me sa duket qeveria federale gjermane është serioze…






