Author: shqiperia

Pas miratimit të Ligjit të Huasë nga Banka Hungareze Eksport-Import, në fillim të muajit tetor do të vijojë nënshkrimi i Marrëveshjes së Huasë, me ç’rast pritet që mjetet t’i paguhen vendit në një transhe. Komunat tashmë janë në pritje të këtyre mjeteve për projekte zhvillimore, ndërkohë ekonomia do të jetë shtytësi kryesor i aktivitetit të përshpejtuar ekonomik. Kështu deklaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në TV 24, ku theksoi se përveç realizimit të kësaj marrëveshjeje bilaterale, me të cilën avancohet bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë, vendi ynë vazhdon të bashkëpunojë me kreditorët e tjerë ndërkombëtarë. “Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me…

Lexo më shumë

Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi. Këta janë katër futbollistët shqiptarë që luajnë për Sparta Pragën. “Shqipet” duket se sonte janë të gatshëm për t’u përballur me austrakët e Salzburgut në ndeshjen e parë në Champions League. Loja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45, në “Epet Arena”. Kjo do të jetë hera e parë që katër shqiptarë luajnë në një skuadër në Champions. Së paku tre nga ta pritet të jenë startues në formacionin e Spartës. Shqipet e Spartës të gatshëm për Champions, sonte përballen me Salzburgun / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Kushtet e fundit në ekonomi mundësojnë fillimin për një normalizim gradual të kujdesshëm të përcaktimit të politikës monetare dhe është vendosur norma e interesit për bonot e thesarit të ulen me 0.25 pikë përqindje, në nivelin 6.05 për qind, kumtoi sot Banka Popullore. Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7 ditore janë të pandryshuara, përkatësisht në nivelet 4.20 për qind dhe 4.25 për qind. Oferta e pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë. Bordi ekzekutiv për përcaktimin e politikës monetare të Bankës Popullore dje në seancën e rregullt shqyrtoi…

Lexo më shumë

Asnjë punësim sipas përkatësisë etnike nuk do të ketë derisa gjyqtarët kushtetues të vendosin për kushtetutshmërinë e tyre. Mjeti sipas të cilit janë kryer punësimet në dhjetë vitet e fundit është i kontestuar nga shumica e gjyqtarëve kushtetues, të cilët pas një diskutimi të gjatë vendosën të krijojnë një rast për iniciativën e Komisionit Kundër Korrupsionit, e cila sfidon dispozitat për përfaqësim të drejtë etnik në institucione. Gjyqtarët nga komunitetet etnike, Osman Kadriu, Fatmir Skenderi dhe Naser Aidari ishin për refuzimin e iniciativës, përkatësisht kundër diskutimit të kësaj çështje. Gjyqtarja Dobrila Kacarska, nga ana tjetër, propozoi që t’i sygjerohet Kuvendit…

Lexo më shumë

Propozimi për kufizimin e marzhës bruto të fitimit në 10 për qind, i cili mbulon njëqind produkte ushqimore bazë, është miratuar në konsultim me odat ekonomike. Gjatë përgatitjes së tij janë marrë parasysh sugjerimet e prodhuesve dhe tregtarëve. Siç tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vendimet nuk merren me forcë si më parë, por duke dëgjuar të gjithë palët e interesuara. Ai bëri të ditur se përveç shportës së vjeshtës, do të ketë edhe të Krishtlindjeve, Ramazanit, Pashkëve,… sepse zakonisht, theksoi ai, në periudhën para dhe gjatë festave tregtarët gjithmonë i rrisin çmimet. – Çmimet nuk do…

Lexo më shumë

Episodi i fundit i telenovelës së Qeverisë i quajtur “Shporta e Vjeshtës” na solli befasi të reja dhe konfirmim se Qeveria nuk ka absolutisht asnjë koncept, por as dëshirë për të ulur çmimet e produkteve që po ngriten në qiell, thonë nga LSDM. “Ulja e marzheve vetëm për rreth 100 produkte nuk është zgjidhje konkrete dhe as nuk do të ketë një efekt serioz në uljen e çmimeve. Pas fërkimit të syve të qytetarëve me uljen e çmimeve të stilolapsave dhe lapsave që nga fillimi i vitit shkollor, ky është një manipulim i ri pa asnjë efekt, i cili synon…

Lexo më shumë

Është formuar grup pune, ku përfaqësues të disa institucioneve duhet të transformojnë sistemin e menaxhimit të krizave. Duhet bërë analizë serioze shkaqeve që e çuan vendin në situatë ku nuk mund të përballet me zjarret, por edhe për të parë se si është situata dhe në bazë të kësaj të përgatitet strategji. Zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në të gjithë vendin këtë verë. “Hapi i parë është të jemi sa më të përgatitur për vitin e ardhshëm, për të përjashtuar çdo rrezik për diçka të ngjashme me atë që ndodhi këtë verë. Dhjetë ose më shumë ligje do të…

Lexo më shumë

Është e palejueshme të bëhen ndryshime ligjore që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me gjyqësorin, siç ndodhi me Kodin Penal, pa dëgjuar mendimin e gjyqtarëve, sepse kjo jo vetëm që shkakton jotransparencë të procesit, por edhe pasoja të padëshiruara nga aspekti i qeverisjes së ligjit, theksoi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, në prezantimin e sotëm të rekomandimeve dhe planit të veprimit për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor, financuar nga Ambasada e SHBA-së, organizuar nga Koalicioni “Të gjithë për një Gjykim të Drejtë”. Ademi në prezantimin e tij theksoi se duhet të dëgjohen përfundimisht mendimet dhe propozimet e gjyqësorit, duke…

Lexo më shumë

Kirurgjia plastike rikonstruktive dhe estetike është një subspecialitet i veçantë në kirurgji. Kirurgjia estetike është pjesa më e bukur e kirurgjisë që merret me zbukurimin e pamjes së jashtme të një personi. Kirurgët që punojnë në këtë subspecialitet janë shumë preciz, të durueshëm dhe mbi të gjitha estetikë. Shumë njerëz në popullatën e përgjithshme kanë keqkuptimin se kirurgjia kozmetike nënkupton silikonet, buzë të mëdha dhe fytyra akulli. Kirurgjia estetike është shumë më tepër se kaq, mbi të gjitha kirurgjia estetike synon një pamje më natyrale dhe simetrike. Cili është interesi këtu dhe a janë gratë pacientët më të shpeshtë? Vitet…

Lexo më shumë

Stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë do të jetë gati për katër muaj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se procesi për zgjedhjen e kompanisë është bërë në procedurë të shpejtë ndërsa, thotë se nuk pret që dikush të ankohet. Nëse eventualisht ka ankesa, sipas Taravarit do të jenë me qëllim jo të mirë. Kompania “Vinora”, si kompani e vetme e regjistruar në thirrjen publike, është përzgjedhur si ofertuese më e favorshme në tenderin e dytë për prokurimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të stacionit të kompresorit në klinikën e kirurgjisë. “Kompania është serioze e…

Lexo më shumë