Author: shqiperia
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A (25) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. “Më datë 15.03.2024, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve, i cili ka tentuar ta pengojë të arratisej nga burgu, ku vuante dënimin me burg”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Kallëzim penal ndaj një të burgosuri nga Shkupi, sulmoi policin që tentoi ta pengonte të arratisej nga burgu appeared first on Telegrafi.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë në manifestimin “Këshilli Gjyqësor – Sfidat dhe rekomandimet për sigurimin e një gjyqësori të pavarur”. Në fjalën e tij, Filkov theksoi se është e nevojshme fokusi të vendoset në zgjidhjen e situatave, problemeve dhe në të ardhmen të mos ketë dyshime që mund të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sjelljen profesionale të Këshillit Gjyqësor. “Të mos gënjehemi, nuk ka reformë që nuk është e dhimbshme, por nuk ka as reformë si kjo, aq e nevojshme. Dua të them se do të zbatojmë reformat e nevojshme, sado të vështira që të jenë. Dhe ne…
Kur kanë kaluar muaj nga dhuna e ushtruar ndaj Klea Prengësm ekspertiza tregon se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore. Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. ‘U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të…
Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Covid-19. “Bëhet fjalë për 11.520 doza që do të shpërndahen në qendrat shëndetësore gjatë javës. Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Covid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të bëhet në poliklinikën Bit Pazar, njoftojnë nga MSH. Ndryshe, shtojnë nga atje, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç./Telegrafi/ MSH-Maqedoni: Janë siguruar 11.520 doza të vaksinave kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.
Është ndërprerë kontrata me kompaninë e jashtme që furnizonte ushtrinë me ushqime, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski. “Marrëveshja, e cila kishte shumë të meta, u ndërpre në mënyrë të njëanshme. Që vendimi të mos ishte politik, si ministër i mbrojtjes, krijuam një komision së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe Ushtrinë, i cili shqyrtoi të gjithë procesverbalet dhe gjeti shumë lëshime dhe së bashku me Ushtrinë, na dha rekomandim për ndërprerjen e kontratës. Kontrata është ndërprerë dhe janë në fuqi të gjitha rregullimet ligjore, por më e rëndësishmja për mua është…
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku dje janë gjetur nënë dhe fëmijë të vdekur, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar flasin për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së personave, andaj nga të ndjeret janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë të tjera dhune. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës…
Eshtra njerëzore janë gjetura në rajonin e Tetovës, supozohet se jenë të një personi të zhdukur
Në njësinë policore në Tearcë dje rreth mesditës është raportuar se në vendin e quajtur “Karaxhica”, atar në fshatin Jeloshnik, janë gjetur eshtra njerëzore. “Një grup hetimor i MPB-së së Tetovës dhe Prokurorisë Publike kanë kryer hetim, gjatë të cilit është konstatuar se me shumë gjasa ka qenë O.D (81) e cila ka pasur probleme shëndetësore dhe për të cilën më 11.08.2024, vajza e saj T.G. ka raportuar se është larguar nga shtëpia dhe sipas përshkrimit në kallëzim rrobat dhe sendet e gjetura me trupin përputhen. Me urdhër të prokurorit, pjesët e trupit janë dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB…
Burimet nga Prokuroria e Tetovës njoftojnë se në dy trupat që u gjetën pa jetë gjatë ditë së djeshme në Sllatinë të Tetovë, janë gjetur shenja helmimi. Sipas burimeve të njëjta, shkruan “TV21”, analizat shtesë, respektivisht obduksioni i detajuar në trupin e nënës 36 vjeçe me iniciale K.SH. dhe vajzës së saj të mitur do të tregojë se për çfarë helmimi bëhet fjalë. Dyshohet se vajza dhe nëna kanë ndërruar jetë 10 deri 12 orë para se të gjendeshin kufomat. Analiza shtesë janë bërë edhe ndaj djalit 9 vjeç, për të parë nëse i njëjti ka pasur ndonjë helmim, e…
Fundjavën e kaluar nga data 4-6.10.2024 në hapësirat e Hotel Drim në Strugë u mbajt Kongresi vjetor i infermierëve, mamive dhe infermierëve stomatologë. Mbi 60 ligjërata dhe panel diskutime nga ligjërues rajonalë dhe ndërkombëtarë u mbajtën në kongresin treditor, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e infermierëve “Za nas/Për ne”, me mbështetjen e Klinikës Zhan Mitrev. Në këtë kongres morën pjesë mbi 400 pjesëmarrës dhe u trajtuan një numër i madh temash edukative. Ndihemi të nderuar me infermieret tona Zhaneta Bogoevska Miteva – anëtare e bordit shkencor, e cila përveç moderatores së panelit, mbajti prezantimin e saj me temë “Përmirësimi i…
Gjykata Kushtetuese sot shfuqizoi Balancuesin, mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në institucione publike. Kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski tha se janë gënjeshtra dhe manipulime konstatimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive, përcjell “TV21”. “Gënjeshtër dhe manipulim është konstatimi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni, kjo nuk është e vërtet! Siç ishte manipulimi se Gjykata me veprimin e saj për këtë apo cilëndo lëndë tjetër, mund t’i prish marrëdhëniet politike, etnike, ose të jetë shkas për destabilizim. Të gjithë, përfshi edhe politikanët, duhet t’i respektojnë vendimet e…






