Author: shqiperia
Kushtet për avancim në pozitat mësimore-shkencore në universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsimin e lartë i cili është në fazën e hartimit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska Ajo, në emisionin “Analiza TV24” theksoi se nga stafi mësimdhënës sërish do të kërkohet që të botojë punime në revista me faktor impakti, dhe kjo, thotë Janevska, është një nga kriteret që vlerësohet gjatë renditjes së universiteteve në listën e Shangait. “Pas ndryshimit të qeverisë pas revolucionit shumëngjyrësh, u miratua një ligj që uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në profesionet mësimore-shkencore dhe…
Milot Rashica ka qenë fantastik këtë javë me fanellën e Besiktasit, përkundër që skuadra e tij nuk ka marrë fitore. Ylli kosovar ka luajtur për 67 minuta në derbin ndaj Trabzonspor që përfundoi në barazim 1-1. Anësori vushtrrias kishte 59 herë prekje të topit, dha tre pasime kyçe dhe krijoi edhe një rast të madh në këtë sfidë. Rashica fitoi gjashtë nga nëntë duelet e tij, bëri dy spastrime dhe tre ndërhyrje të sakta në top. Përkundër që nuk shënoi dhe asistoi, paraqitja e tij u vlerësua lartë nga SofaScore që i ka bërë vend në formacionin e xhiros së…
SPB Tetovë ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik në bulevardin “Iliria” në Tetovë, në të cilën humbi jetën një 61-vjeçar. “Sot (17.09.2024) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Iliria” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.A.(25) nga Kamnjani i Tetovës, i cili ka goditur këmbësorin R.R. (61) nga Tearca, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin…
Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve
Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shprehen të revoltuar ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve në fakultete të caktuara. Siç thanë ata, shpenzimet e reja vështirësojnë edhe më shumë studimet posaçërisht në rastet kur studimet financohen nga prindërit e tyre. “Nuk isha shumë e befasuar, këtë e prisja. Prindërit e mi ishin vërtet të revoltuar, gjithashtu edhe unë, sepse prej tyre marr para për fakultet. Janë ata që punojnë, sikur edhe unë ti fitoja do të isha njëjtë nervoze. Unë dua ta paguaj vetëm këstin përveç nëse diçka nuk është e patjetërsueshme”, tha një studente. “Mjaft kemi shpenzime si…
Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov. Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Është privilegj të punoj për të ardhmen evropiane dhe standardin e jetesës së bashkëqytetarëve të mi krah për krah me partnerët tanë strategjikë. Në seancën…
Luiz Ejlli shfaqet duke reklamuar auto-sallonin e të dyshuarit për fajde që ishte arrestuar vjet
Mars 2023. Një aksion kundër fajdeve i Policisë së Kosovës lëshoi në pranga 15 persona të dyshuar. Në mesin e tyre edhe biznesmenin Skënder Bajrami. Bajrami është pronar i auto-sallonit “Alberti”, me bazë në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net. Prokuroria, përmes hetimit të saj, atëbotë, pretendonte se biznesmeni Bajrami kishte përdorur biznesin e tij, auto sallonin “Alberti” për të kryer veprimtarinë e fajde, me ç’rast e kishte arrestuar për ta lënë disa orë pas Gjykata Themelore e Ferizajt për tu mbrojtur në liri – derisa 14 të tjerët ishin mbajtur për një kohë në paraburgim e arrest shtëpiak, deri në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informoi ministri në Facebook, ata diskutuan për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, integrimin tonë evropian dhe nevojën për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në proceset reformuese dhe demokratizimin e vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar më tej ato në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Rikonfirmuam…
Si një nga mbështetësit më të mëdhenj të ekonomisë dhe biznesit në vend, Halkbank është gjithashtu partneri kryesor i projektit Business Leader, i cili synon të njohë, frymëzojë dhe lidhë liderët e biznesit, sipërmarrësit, investitorët dhe inovatorët të cilët kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Në mbështetjen e komunitetit të biznesit, Halkbank i kushton vëmendje të veçantë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM), të cilat janë target grupi i saj që nga hyrja në tregun financiar në RMV, sepse ato janë forca lëvizëse e ekonomisë në nivel global. Ata janë gjenerues të vendeve të punës…
Qoku: BDI me nxjerrjen në pah të legjitimitetit tregoi mangësitë e sistemit politik në vend
Bekim Qoku thotë se BDI me nxjerrjen në pah të legjitimitetit tregoi mangësitë e sistemit politik në vend dhe siç tha, tregoi edhe pozicionin e shqiptarëve brenda këtij sistemi politik, përcjell TV21. “Zbuloi një nga mangësitë e sistemit politik në Maqedoni po edhe pozicionin e shqiptarëve brenda këtë sistemi. Ajo tregoi se legjitimiteti është më shumë Maliqi se ligji. Tregoi që sa herë që ato janë në pushtet e menjanojnë idenë e legjitimitetit dhe në momentin që nuk janë në pushtet e ven theksin aty”, tha Qoku për “Daily Click” në “TV21”. Qoku tutje shtoi se, legjitimiteti nuk janë numrat,…
Një makinë e tipit Golf me targa të Tetovës, para pak çasteve ka shkelur një person në bulevardin “Iliria” në Tetovë. Sipas informatave të deritanishme ende të pakonfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, personi ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes janë policia dhe Prokuroria, ndërsa më vonë pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksidenti. Aksident në Tetovë, një person goditet për vdekje nga një veturë appeared first on Telegrafi.







