Author: shqiperia
Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ju njoftojmë se është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me çka është përzgjedhur oferta e ofertuesit Vinora SHPKNJP Shkup. Kontrata do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme, sipas afateve ligjore. Instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të kryhet brenda 4 (katër) muajve, të llogaritur nga…
E lëshuan të burgosurin pasi nuk kishte vend në burg, kallëzim penal ndaj tre policëve nga Manastiri
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër tre policëve të burgut për kryerjen e veprës penale “moszbatim i vendimit gjyqësor”. Siç njoftojnë nga MBP, bëhet fjalë për T.L, I.D dhe R.T, policë në Sektorin për Punë të Brendshme – Manastir. “Më 02.03.06.2024, i pandehuri i parë dhe i dytë nuk kanë vepruar sipas urdhrit me shkrim të Gjykatës Themelore Kërçovë për dërgimin e një të dënuari në institucionin penal për vuajtje të dënimit të përcaktuar me aktgjykim të formës së prerë (një vit burg). Gjegjësisht, pasi paraprakisht ishte…
Jasir Asani është titullar në sfidën që Gwangju FC po zhvillon në shtëpi ndaj Yokohama F. Marinos, takim i vlefshëm për AFC Champions League. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të gjetur golin. Një realizim spektakolar nga “mëngjarashi” i Kombëtares…, i cili “shtangu” ekipin kundërshtar. Me këtë gol Asani i dha avantazhin ekipit të tij. Kujtojmë se ky është goli i 3-të sezonal për 29-vjeçarin, i cili ka luajtur në 10 ndeshje në këtë sezon. I mjaftojnë vetëm dy minuta, Jasir Asani shënon supergol / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dje në ora 23:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar 19-vjeçarin K.S. nga Republika e Shqipërisë. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi ka paraqitur dokumentet e udhëtimit të dikujt tjetër. Ai është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj – Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB. Në Tabanoc ndalohet një 19-vjeçar nga Shqipëria, paraqiti pasaportë të dikujt tjetër appeared first on Telegrafi.
Në rendin e ditës të seancës së nesërme të Gjykatës Kushtetuese, do të jetë tema e balancuesit, e cila u krijua me nismën e paraqitur nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. “Neni 19 paragrafi 1 pika 1 në nenin “i përkasin një komuniteti” të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 36 paragrafi 1 paragrafi 1 në nenin “dhe i përkasin një komuniteti” të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe nenit. Kontestohet 2 paragrafi 1 paragrafi 8 dhe neni 3 paragrafi 1 i Rregullores për elementet e detyrueshme të shpalljes publike për plotësimin e pozitës…
Kryetari i ASH-së që është pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka folur në lidhje Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilin ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij. Taravari tha se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të shfuqizohet, ndërsa shtoi se i njëjti në Komisionin e Venecias është dërguar nga BDI-ja dhe LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk besoj se do të vijë deri atje. Jam dëshmitar i disa ngjarjeve që parapengojnë të ndodhë ajo. Në vitin 2018 e kemi lutur si opozitë Bujarin, Artanin dhe Aliu që ligjin mos ta…
Në periudhën nga 9 deri më 15 shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, janë raportuar katër persona të vdekur, dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Nga data 9 deri më 15 shtator janë testuar gjithsej 285 mostra në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, që është rënie prej 36,5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me rënie rënie…
Ish-prokurorja e krimit të organizuar, Villma Ruskovska në një deklaratë për Alsat thotë se departamenti i ri që u formua në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit serioz nuk ka logjikë. Sipas saj, organi i akuzës që duhet të merret me ndjekjen e krimit të organizuar është paralelizëm me Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit që funksion si organ i akuzës veçmas. Ruskovska shton se krimi i organizuar ka mjaftë prokuror dhe resurse për të luftuar veprat penale që bien në kompetencë të tyre dhe se ideja për departament të ri nuk është arsyetuar mjaftueshëm. Prokuroria Publike…
Edon Zhegrova rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar prite ttë jetë titullar në ndeshjen mes Sporting dhe Lille. Zhegrova ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës franceze në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube me golat dhe asistimet e tij. Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mundshme: Sporting: Franco; Quaresma, Diomande, Inacio; Quenda, Morita, Hjulmand, Catamo; Trincao, Goncalves; Gyokeres Lille: Chevalier, Tiago Santos, Meunier, Diakité, Alexsandro, Gudmundsson – Angel Gomes, André – Zhegrova, David, Cabella. Sporting-Lille, Zhegrova rikthehet në Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online…
Barometri i Ballkanit, qytetarët e RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë
Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit ka publikuar të dhëna të reja të Barometrit të Ballkanit, në lidhje me ekonominë, perceptimin e korrupsionit, si dhe klimën e biznesit. Në pyetjen nëse qytetarët mendojnë se situata ekonomike do të përmirësohet, do të mbetet e njëjtë ose do të përkeqësohet, shumica e qytetarëve të RMV-së mendojnë se do të mbetet e njëjtë (44 përqind), përcjell Telegrafi Maqedoni. 26 përqind mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 24 përqind mendojnë se do të përmirësohet. 7 përqind nuk janë përgjigjur. Kurse sa i përket efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, shumica e qytetarëve mendojnë se lufta…






