Author: shqiperia
Cristiano Ronaldo cilësohet njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Futbollisti portugez mban rekordin në futboll me golat e shënuar gjatë gjithë karrierës së tij plot 901. Përveç golave ai ka fituar edhe trofe të ndryshëm sikurse me klubin ashtu edhe me kombëtaren. Cristiano Ronaldo udhëhoqi kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 për triumfin historik të Portugalisë në Kampionatin Evropian. Si dhe në sezonin 2018/19 ishte fitues i Ligës së Kombeve. Të gjitha këto suksese me shtetin e tij, ka bërë që Ronaldo të nderohet edhe nga vendi i origjinës. Raportohet se Portugalia ka vendosur të hedh në…
Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon të angazhojë mbi 800 asistentë për këtë kategori nxënësish. Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo-arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjithnjë e në rritje është numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë…
DPHM: Gushti ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura më e lartë e matur në Demir Kapi
Muaji gusht u karakterizua si një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mesatarisht i lagësht krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 18.2 gradë në Lazaropole deri në 28 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të gushtit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1.8 gradë mbi mesataren shtetërore”, thonë nga DPHM. “Temperatura maksimale më e lartë është matur më 16 gusht në Demir Kapi dhe ka arritur në 42.2 gradë. Nga data 11 deri më 18 gusht…
Lukarevska: Me huamarrjen e re nga Hungaria, borxhi do të kalojë nivelin më të lartë prej 60%
OBRM-PDUKM si opozitë gjithmonë ka thënë se kemi një borxh të madh dhe tani me këtë huamarrje të re nga Hungaria, borxhi do ta kalojë tavanin, shumë mbi përqindjen e lejuar prej 60%, tha deputetja e LSDM-së Sanja Lukarevska. Lukarevska për “Tv24” tha se LSDM në mënyrë të qartë dhe transparente ia ka shpjeguar opinionit vërejtjet për ligjin korruptiv për huamarrje nga Hungaria, por qeveria po e shtyn me çdo kusht, shtoi ajo. “Fillimisht sillet në procedurë të shkurtuar që do të thotë se diçka dëshiron të fshihet. Në vend të debatit, jo vetëm duhet të debatojë qeveria dhe opozita,…
Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar sot për vizitë në shtëpi këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahut me rastin e ditëlindjes së tij të 77’të, shkruan Reporteri.net. Kurti ka thënë se pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit. “Gjatë bisedës, ai rrëfeu përjetimet e tij mbresëlënëse, duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla. Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e…
MPB njofton se në rrugën Ohër-Resnje ka ndodhur një aksident në trafik, në të cilën është lënduar rëndë një person. “Sot (16.09.2024) në ora 07:15 në SPB Ohër është raportuar se në rrugën kryesore Ohër-Resnje, në afërsi të degës për në fshatin Svinishtë, automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Strugës, i drejtuar nga. A.I. (57) nga fshati Oktisi nga Struga, kanë dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri B.M (63) nga i njëjti fshat, të konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Ekipet e policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit”, njoftojnë nga…
Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë me gjasë nuk do të jetë së shpejti para Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një prononcim me shkrim për “Kanal5” thotë sot se nuk do ta thërrasë seancën e Komisionit, duke iu referuar të njëjtit arsyetim që e kishte paralajmëruar Kuvendi të enjten, përkatësisht se një seancë ka pasur tashmë. Në deklaratën e tij, Gashi citon pjesë të nenit 126 të Rregullores së Punës, të cilat sipas interpretimit të tij, i heqin të drejtën për të ndërhyrë. “Rregullorja e punës…
Pas tabelës në kufirin e Bllacës në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe, një ngjarje tjetër po ndodhë në Kërçovë në rrugën magjistrale. Në disa tabela fjalët në shqip janë shkarravitur. Raste të tilla shihen nga stacioni autobusëve e deri në dalje të Kërçovës rrugës drejt Ohrit. Nga ndërmarrja Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve regjionale dhe magjistrale thanë se do të reagojnë duke i sanuar dhe duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse. Ndërkaq zëdhënësi i nga SPB-Ohër Stefan Dimovski për “TV21” tha se rasti është paraqitur…
Deputetja e ASh – Ziadin Sela në Frontin Europian, Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski ku kërkon nga ajo që të thërrasë Komisionin për punë sociale, demografi dhe rini me pikë të rendit të ditës – ligjin për “branitellat”. Dauti thotë se nuk pranon urdhra nga askush dhe edhe njëherë përsëriti se nuk do ta thërrasë komisionin kuvendor ku ajo është kryetare. “Urdhëra nuk pranojmë nga askush, udhërrëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona. Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri.…
Partnerët e koalicionit OBRM-PDUKM dhe VLEN nuk kanë biseduar për kërkesën e VLEN-it që Ligji për “Branitellat” të kushtëzohet me përmbushje të të drejtave edhe të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kryeministri Hristijan Mickoski edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij për mbështetjen që ka për “Branitellat”. “Jo nuk kemi folur për atë temë. Ne shumë qartë e kemi treguar qëndrimin tonë në të kaluarën, ‘Branitellat’ e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time”, tha Hristijan Mickoski. Kurse Arben Taravari nga koalicioni VLEN, kujtoi se i njëjti ligj paraprakisht 5 herë është votuar nga tashmë opozita shqiptare. “Nuk…






