Author: shqiperia
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për integrime evropiane, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i financave dhe Vlladimir Spiridonov – ekspert për ndryshimet klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë: Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë: Kryetar i Kuvendit Afrim Gashi, Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme, Vlado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes,…
ASH krahu i Selës: Për një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar 5.000 euro për dreka dhe darka
Komuna e Gostivarit është shembulli më i mirë që demaskon mashtrimin e përfaqësuesve të koalicionit VLEN për gjoja qeverisje të mirë dhe transparente, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës. “Faqja zyrtare për shpenzimet e institucioneve shtetërore dhe lokale (Open Finance), shpalos shpenzime maramendëse që bëhen në komunën e udhëhequr nga Valbon Limani, trashëgimtar i Arben Taravarit, në kurriz të taksapaguesve nga Gostivari, ndërkohë që ata çdo ditë përballen me probleme dhe mungesa të kushteve elementare. Për vetëm një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar rreth 5.000 euro për dreka dhe darka në restorane të ndryshme. Derisa…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot sqaroi situatën në lidhje me mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Ai tha se kjo nuk ishte as vizitë shtetërore dhe as pune e kryetares Siljanovska-Davkova. “Të jetë e qartë, kjo nuk ishte as vizitë shtetërore e as punë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë një vizitë shtetërore, e cila do të jetë me të gjitha ceremonitë zyrtare sipas protokollit dhe do të kontribuojë edhe në marrëdhëniet…
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale, të përcjella me bubullima Nga DPHM-ja njoftojnë se nga e mërkura reshjet do të jenë më të shumta, herë pas here të rrëmbyeshme. Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri 26 gradë Celsius. Nga e mërkura reshje të dendura…
Volkswagen makina komerciale e ka prezantuar Transporterin e ridizajnuar në premierën botërore IAA Transportation 2024. Transporteri i ri lansohet me më shumë hapësirë, ngarkesë më të madhe, peshë më të madhe të parakolpit dhe efikasitet më të madh ekonomik. Përveç kësaj, sistemet e asistencës moderne sigurojnë siguri më të madhe; Ekrani dixhital i mirë-projektuar dhe elementët e kontrollit e bëjnë më të lehtë punën e përditshme. E njëjta vlen edhe për Caravelle me nëntë ulëse, e cila u prezantua në të njëjtën kohë. Për herë të parë ndonjëherë, Transporter dhe Caravelle do të jenë të disponueshme me motorë hibride plug-in…
Në Gjykatën e Apelit në Shkup u mbajt seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Gjatë seancës, avokatët e Gurit dhe Alimit propozuan që të ftohen për të dhënë dëshmi dy ekspertë, që kanë qenë pjesë e ekipit të superekspertizës së grafologjisë, Andrej Fishiq dhe Marina Sovreska, për të cilët, avokatët thonë se gjatë kohës së përgatitjes së superekspertizës nuk kanë pasur licencë. Megjithatë, Apeli hodhi poshtë këtë propozim, pasi gjatë procedurës së shkallës së parë…
Hapja e Qendrës së Oftalmologjisë në Klinikën “Zhan Mitrev” Dr. Çipurovski, në spitalin klinik “Zhan Mitrev”, zyrtarisht filloi punën Qendra për Oftalmologji në bashkëpunim me Oftalmologjinë Promedika, një hallkë tjetër në qendrën shëndetësore gjithëpërfshirëse, e cila tashmë ofron kujdes të lartë dhe të avancuar të syve. Çfarë e dallon këtë qendër nga qëndrat e tjera në vend? Dr. Çipurovski: Qendra e Oftalmologjisë, e cila është rezultat i bashkëpunimit të Klinikës “Zhan Mitrev” dhe Oftalmologjisë Promedika, dallohet si qendër lider në vend sepse ka teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të syve në…
Mungesa e mbështetjes psikologjike për pacientët me diabet në Kosovë mbetet sfidë serioze
Mbështetja psikologjike për pacientët me diabet në Kosovë vazhdon të mbetet jashtë fokusit të shërbimeve shëndetësore. Diabeti është një sëmundje kronike ku trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor atë siç duhet. Insulina është një hormon që ndihmon qelizat të marrin glukozën nga gjaku dhe ta përdorin për energji. Pamjaftueshmëria e insulinës bën që të rriten nivelet e glukozës në gjak, kështu duke shkaktuar probleme shëndetësore afatgjata. Pacientët që përballen me këtë sëmundje kronike përjetojnë jo vetëm sfida fizike, por edhe emocionale. M.P., veteran i luftës, i diagnostikuar me diabet para dy vitesh, thotë se sëmundja…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot njoftoi se së shpejti do të prezantohet një drejtor për të gjithë Qendrën Klinike dhe disa spitale do të bashkohen me qendrat shëndetësore. Taravari theksoi se në vitin 2017, kur ishte ministër i Shëndetësisë, ka shkarkuar rreth 30 drejtorë ekonomikë, ndërsa 10 deri në 15 të tjerë kanë mbetur të pazgjidhura. “Një drejtor ka marrë pagë afërsisht 1.500 euro. Me këto mjete, në vend që të paguajmë rrogë për një drejtor që nuk është i nevojshëm në administrimin e Klinikës, ne mund të investojmë në shëndetësi – pajisje të reja, ndërtime të objekteve të…
Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” në Shqipëri. Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës. Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine. Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit./Iconstyle/ Arrestohet ish-banori i BB Albania, shpërndante kokainë për klientët…








