Author: shqiperia

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka takuar sot Ministren e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Leermann. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të karakterizuara nga dialogu intensiv politik dhe shkëmbimi aktiv i vizitave në nivele të larta dhe më të larta në vitet e fundit. Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe mbështetja e vazhdueshme nga Gjermania në…

Lexo më shumë

Edhe pse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dje i reagoi Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilës ia bëri me dije se një letër publike e saj përmbanë presion të hapur ndaj gazetarëve dhe mediave, presioni sot veç çka është shtuar ndaj gazetarëve mediave, analistëve sportivë dhe panelistëve të ndryshëm që marrin pjesë në emisone sportive. Në fakt, sot në orët e pasditës, ka nisur një fushatë e klubeve të futbollit – anëtare të FFK-së, të cilat po lëshojnë komunikata, përmes së cilave po shprehin mbështetje për FFK-në, e në anën tjetër bëjnë presion të hapur kundër emisioneve sportive…

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionin e publikuar se Kuzhina e Akademisë Ushtarake është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Ju njoftojmë se pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm higjieno-epidemiologjik nga institucionet kompetente, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar një deklaratë ku qartë thuhet se në kazermën “Goce Dellçev”, ku ndodhet Akademia Ushtarake, nuk janë konstatuar mospërputhje. Sipas rezultateve të Qendrës për Shëndet Publik, AUV ka vendosur masën ndaj kompanisë që përgatit ushqime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Pas marrjes së këtij informacioni, Ministria e Mbrojtjes do të nisë një procedurë në përputhje me ligjin dhe kontratën e…

Lexo më shumë

Qeveria miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes midis HEJ DOOEL Shkup dhe Lotarisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-afariste të lidhur midis HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lotaria shtetërore për 13 muaj i ka paguar mbi 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit për dasma “Festina” në Vizbeg, i cili ruan terminalet e lojërave të fatit të blera për 19…

Lexo më shumë

Qeveria në seancën e sotme vendosi formimin e Këshillit për menaxhimin me financat publike, si trup më i lartë koordinativ në Qeveri për ndjekjen e zbatimit të reformave në kuadër të Programit 2024 – 2027. Këshilli, siç njoftojnë nga Qeveria do të ketë kryetar dhe 9 anëtarë. Në krye të Këshillit do të jetë ministri i Financave, ndërsa anëtarë do të jenë ministri për çështje evropiane, për energjetikë, ministri i Administratës, transformimit digjital, si dhe drejtorët e Doganës, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Byrosë për Furnizime Publike, e të tjerë. Detyrë e Këshillit do të jetë ndërmarrja e aktiviteteve…

Lexo më shumë

Me vogëlushen Dua Ejupi nga qyteti i Shkupit ka filluar sezoni i ri i emisionit të fëmijëve TMkids në Telegrafi Maqedoni. Dua, një vajzë e sjellshme dhe e urtë, rrëfeu për në shumëçka interesante per jetën e saj, pasionet dhe dëshirat. Ajo tregoi se ka shumë shoqe me të cilat luan, ndan lodrat së bashku dhe ia kalojnë bukur. Tregoi se i pëlqen të vishet bukur dhe ka pasion të veçantë për modën, madje dhe në festën e ditëlindjes tha se ka pranuar dhurata fustana të cilët i kishin pëlqyer. I pëlqente deti dhe udhëtimet, teksa shtet të preferuar e…

Lexo më shumë

Një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të shëndetshme është marrja e sasive të duhura të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ka shumë nevojë. Për marrjen e vitaminave, ekspertët këshillojnë që të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor, shoqëruar me ndonjë suplement vitaminash. Gjasat janë që pavarësisht regjimit të mirë ushqimor, ju sërish të keni mungesa të vitaminës D. Si ta merrni vitaminën D? Trupi e krijon vitaminën D në mënyrë natyrale kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollcë B të diellit. Rrezet i japin energji kolesterolit në lëkurë gjë që detyron qelizat të prodhojnë vitaminë D.…

Lexo më shumë

Vazhdon anashkalimi i investimeve ekonomike në pjesën perëndimore, gjegjësisht aty ku jetojnë shqiptarë në numër më të madh, ndërsa tradita e investimeve në pjesën lindore, aty ku jetojnë qytetarë të etnitetit maqedonas vazhdon të shënojë rritje. Analisti Mersel Bilalli për “Shenja”, thotë se kjo plagë është e vjetër, pasi siç tha, në 20 vitet e fundit ka investime relevante në numër dukshëm më të larta, të cilat pjesa absolute është investuar në pjesën lindore. Bilalli theksoi se patriotizmi më i madh dhe ai i vërteti është puna dhe ekzistenca në vendlindje, ndërsa shtoi se mosinvestimi në pjesët ku shumica dërmuese…

Lexo më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nga Qendra për Shëndet Publik, ka marrë rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra ushqimore dhe strisheve nga kuzhina ku përgatitej dhe shërbehej ushqimi në mensën e Akademisë Ushtarake Kazerma “Goce Dellçev Aerordrom Shkup, nga ku këto ditë është raportuar për helmim të dyshuar nga ushqimi. Në mostrat e ushqimeve të ekzaminuara nuk u konstatuan devijime në lidhje me kriteret e sigurisë. Në një tampon, nga dy të marra nga tavolina e punës, pas analizave mikrobiologjike u konstatua se tamponi nuk i plotëson standardet e higjienës, pra u konstatua prania e baktereve mezofile…

Lexo më shumë

Në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-s[, me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme, është formuar komisioni për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit. Ligji për shfrytëzimin dhe disponimin e pronës shtetërore dhe komunale dhe Ligji për automjetet. Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha automjeteve shtetërorë, të cilët do të shënohen me targa regjistrimi me ngjyrë të veçantë për identifikim më të lehtë./Telegrafi/ Automjetet shtetërore në RMV do të kenë targa me ngjyrë të…

Lexo më shumë