Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nga Qendra për Shëndet Publik, ka marrë rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra ushqimore dhe strisheve nga kuzhina ku përgatitej dhe shërbehej ushqimi në mensën e Akademisë Ushtarake Kazerma “Goce Dellçev Aerordrom Shkup, nga ku këto ditë është raportuar për helmim të dyshuar nga ushqimi.
Në mostrat e ushqimeve të ekzaminuara nuk u konstatuan devijime në lidhje me kriteret e sigurisë. Në një tampon, nga dy të marra nga tavolina e punës, pas analizave mikrobiologjike u konstatua se tamponi nuk i plotëson standardet e higjienës, pra u konstatua prania e baktereve mezofile aerobe.
Janë testuar në laborator dy tampona nga duart dhe një shtupë nga një makinë prerëse perimesh, një shportë plastike për perime të lara.
Shërbimet inspektuese të AUV-së kanë marrë masën për kryerjen e ridezinfektimit, si dhe do të merren tampone të reja kontrolli.
Masa e vendosur pas kontrollit të jashtëzakonshëm për mbylljen e përkohshme të kuzhinës do të qëndrojë në fuqi derisa testet e reja laboratorike të konfirmojnë sigurinë e saj./Telegrafi/
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur përkohësisht kuzhinën në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup appeared first on Telegrafi.