Bekim Qoku thotë se BDI me nxjerrjen në pah të legjitimitetit tregoi mangësitë e sistemit politik në vend dhe siç tha, tregoi edhe pozicionin e shqiptarëve brenda këtij sistemi politik, përcjell TV21.
“Zbuloi një nga mangësitë e sistemit politik në Maqedoni po edhe pozicionin e shqiptarëve brenda këtë sistemi. Ajo tregoi se legjitimiteti është më shumë Maliqi se ligji. Tregoi që sa herë që ato janë në pushtet e menjanojnë idenë e legjitimitetit dhe në momentin që nuk janë në pushtet e ven theksin aty”, tha Qoku për “Daily Click” në “TV21”.
Qoku tutje shtoi se, legjitimiteti nuk janë numrat, por siç tha, ka të bëjë më sigurinë, lirinë dhe pavarësinë.
“Një nga arsyet pse gabon BDI është se legjitimitetin e mbështet vetëm me numra. Unë them se numri është një nga elementet e legjitimitetit por jo i rëndësishëm. Legjitimiteti ka të bëjë me lirinë, pavarësinë, me drejtësinë, kanalizimin, me sigurinë e qytetarëve, korrupsionin. Mund të themi se legjitim është ai që bën kanalizim në Zajaz, ai që zgjedh çështjen e arsimit në Çashkë”, tha Qoku
Qoku: BDI me nxjerrjen në pah të legjitimitetit tregoi mangësitë e sistemit politik në vend appeared first on Telegrafi.