Author: shqiperia
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut.”Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon opinionin publik se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për përcaktimin e fillimit dhe përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2026, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 58, datë 19 mars 2026.Sipas Vendimit të miratuar, llogaritja verore e kohës fillon më 29 mars 2026 në orën 02:00, duke lëvizur akrepat e orës për një orë përpara, përkatësisht koha nga ora…
“Në Maqedoni, qytetarët kanë qëndrim të qartë, rreth 80 përqind nuk duan që Kushtetuta të ndryshohet, por pothuajse 70 përqind janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo krijon një dilemë të vështirë për politikanët, si ta pajtojnë vullnetin e popullit me detyrimet ndërkombëtare”, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në ligjëratën me temën “Mbi paradokset e integrimit evropian të Maqedonisë” në Fakultetin Juridik në Zagreb.Ajo theksoi se historia tregon se vendi di të ndërmarrë hapa të vështirë, por të rëndësishëm dhe se Maqedonia është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin e saj.Presidentja, siç njofton AIM, theksoi se në marrëdhëniet diplomatike shpesh…
Arritën 17 mjetet e para të lehta të blinduara të quajtura “Stryker”, ndërsa deri në mes të verës pritet të arrijnë gjithsej 42, të cilat janë pjesë e furnizimit të mjeteve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për mjete që ofrojnë mobilitet të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se mund të transportojnë një njësi prej 11 ushtarësh dhe të zhvillojnë një shpejtësi maksimale deri në 100 kilometra në orë. Ministri i Mbrojtjes, VlLado Misajllovski, tha se furnizimi me “Stryker” është investimi më i madh dhe se vendi po bën gjithçka që është e nevojshme për të pasur një…
Mori kredi prej 149 mijë denarë me letërnjoftim të huaj, policia me kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër N.Xh. (34) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe “mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose ndonjë përfitimi tjetër”.Siç njoftojnë nga MPB, më 30.09.2025, në një banesë në Negotinë, i denoncuari ka fotografuar letërnjoftimin e një personi dhe pa pëlqimin e tij, në emrin e tij ka aplikuar dhe i është miratuar kredi nga një shoqëri financiare, pas çka ka tërhequr 149.000 denarë.
“Këtë vit jemi më të përgatitur se më parë në raport me përballjen me zjarret. Kemi në dispozicion pesë pilotë për er-traktorët, ndërkaq më së voni gjatë majit pritet të kthehen nga servisi dy er-traktorët”, tha drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.“Në këtë moment, Drejtoria disponon me pesë pilotë për er-traktorë, të cilët janë të gatshëm për veprim në prag të sezonit të zjarreve pyjore. Për momentin njëri prej er-traktorëve është funksional, përderisa të tjerët ndodhen në servis në Zagreb dhe presim në prill, më së voni në maj, të njejtit të kthehen, kështu që në qershor…
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.Sipas informacionit fillestar të publikuar nga Qendra Sizmologjike Euromesdhetare, tërmeti ishte pranë kufirit me Kosovën, me magnitudë 2.7 ballë, në rajonin e Shkupit, konkretisht 14 kilometra në lindje të Shkupit, me thellësi prej 6 km.
Miele është një brend i njohur për cilësinë vrhune, punimin preciz, dizajnin elegant dhe teknologjitë që e lehtësojnë përditshmërinë. Për të gjithë ata që e rregullojnë kuzhinën me vëmendje ndaj çdo detaji, Miele në Neptun përfaqëson një zgjedhje që bashkon stilin, funksionalitetin dhe vlerën afatgjatë.Kur kërkohen furra Miele, pllaka induksioni Miele, aspiratorë Miele, frigoriferë Miele ose pajisje inkaso Miele për kuzhinë, më e rëndësishmja është që përdoruesi të arrijë menjëherë në një vend ku mund ta shqyrtojë ofertën qartë, në mënyrë të rregullt dhe të sigurt. Prandaj, Neptun është destinacioni i duhur për të gjithë ata që kërkojnë pajisje premium…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (24.03.2026) në orën 23:20, në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “500” në fsh. Marinë, komuna e Ilindenit, një automjet udhëtarësh “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21), ka goditur këmbësorin O.M. (52), të dy nga fshati Marinë.Në aksident, nga lëndimet e pësuara ndërroi jetë në vendngjarje O.M., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen.”Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, automjeti është sekuestruar për ekspertizë, ndërsa shoferi A.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor -Gazi Babë”.”Këqyrjen…
Dimitrov: Maqedonia është shembull se si nuk duhet të zhvillohet procesi i zgjerimit të BE-së
“Maqedonia për fat të keq mban një rekord famëkeq në Ballkan për kohën e pritjes për fillimin e negociatave të pranimit në BE, pavarësisht se është vend kandidat që nga viti 2005”, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, në një panel mbi zgjerimin e BE-së të mbajtur dje në Paris, Francë.”Vendi im është një shembull famëkeq se si nuk duhet të zhvillohet procesi i zgjerimit. Ne kemi qenë në dhomën e pritjes së BE-së për më shumë se 20 vjet jo për shkak të mungesës së reformave, por jemi të bllokuar për shkak të çështjeve dypalëshe. Edhe atë…
MPB me kontrolle në komunikacion, ndalohen 25 persona për vozitje të pakujdesshme të automjeteve
MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (23–24.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët anembanë vendit, janë lëshuar gjithsej 1177 urdhërpagesa, prej të cilave 217 shkelje kanë të bëjnë me drejtues që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.”Janë privuar nga liria 25 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve dy për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 10 për drejtim pa patentë shoferi dhe dy për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim të automjetit.Në po këtë…













