Author: shqiperia
Numri i përgjithshëm i rasteve të trajtuara nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi u rrit me 22 përqind vitin e kaluar.Megjithatë, numri i rasteve të transferuara nga një vit në tjetrin u rrit me 30 përqind për shkak të mungesës së punonjësve. Diskriminimi më shpesh gjendet në përkatësinë kombëtare dhe etnike, si dhe në marrëdhëniet e punësimit.Përveç rekomandimeve të përgjithshme, Komisioni ka edhe mundësinë e fillimit të procedurave kundërvajtëse. Qasja në infrastrukturë në vendbanimet informale ku jeton popullsia rome është një nga rekomandimet e Komisionit.жVitin e kaluar, diskriminimi u konstatua në 56 raste./Në vitin 2025, Komisioni për Parandalimin…
Partia opozitare LSDM akuzon pushtetin për dështim në menaxhimin e krizës ekonomike, duke theksuar se çmimet e ushqimeve po rriten ndërsa pagat mbeten të njëjta. Sipas partisë, është aktivizuar spiralja e shtrenjtimit dhe produktet bazë gjithnjë e më të shtrenjta.LSDM thotë se masat e qeverisë nuk kanë dhënë efekt dhe se qytetarët po përballen me vështirësi reale për mbijetesë mujore. LSDM propozon disa masa për përballimin e krizës: uljen e TVSH-së për karburantet në 5%, uljen e akcizës për 4 denarë, heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmimin e pagesave rrugore, duke theksuar se këto propozime tashmë janë…
Mucunski: Po hedhim themelet për bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe tregtar me Poloninë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslav Sikorski, zhvilloi një vizitë pune në Varshavë, Poloni.Në takimin me mikpritësin e tij, Ministri Mucunski shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, të cilat janë vendosur fort në një rrugë pozitive, si dhe për miqësinë e sinqertë dhe vlerat e përbashkëta që të dy vendet i kanë kultivuar për më shumë se tre dekada.Ai theksoi se kjo përfaqëson një bazë të fortë për rritje të vazhdueshme…
MPB njofton se dje pasdite në orën 14:50, SPB Shkup ka marrë një njoftim se në një depo pranë një fabrike në zonën e Kisella Vodës, D.D. (40) nga Shkupi, ndërsa ishte në punë, është sëmurë dhe ka ndërruar jetë.Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.Një ekip inspektimi nga SPB Shkupi kreu inspektimin, dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
Këshilli Gjyqësor propozon Meri Dika Georgievska, gjyqtare e Gjykatës së Apelit, për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e sotme, 10 anëtarë të Këshillit Gjyqësor votuan “pro”, një ishte kundër, ndërsa gjyqtarja Antoaneta Dimovska përjashtohet nga pika e rendit të ditës.Gjyqtarët, anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët mbështetën kandidaturën e Dika Georgievskës, theksuan se ajo i plotëson të gjitha kërkesat për një gjyqtare kushtetuese, se është një profesioniste që ka njohuri për gjykatat nga shkalla e parë deri në gjykatat më të larta, ka integritet personal dhe profesional, shumë vite përvojë, dhe gjithashtu ka kontribuar në zhvillimin e mendimit profesional…
Sërish alarme për bomba në Tetovë, reagojnë prindërit: Nuk është më shaka, është alarm për shoqërinë
Alarmet e rrejshme për bomba në shkollat e Tetovës ende janë aktuale dhe nxënësit thuajse për çdo ditë humbin mësimin. Gjatë ditës së sotme është reaportuar për bombë në shkollën fillore “Liria”, ndërsa mësimi nuk ka vijuar.Omer Dauti në një postim në Facebook kërkon që prindërit të zgjohen dhe të reagojnë, para se të jetë vonë për fëmijët e tyre. Ai shkruan se “kjo nuk është më shaka, por alarm për shoqërinë”.”Dje gjimnazistët u terrorizuan me alarme për bomba. Humbën ditë mësimi, humbën qetësinë. Pastaj shkolla medicinale, pastaj të tjera… dhe sot? Fëmijët e shkollës fillore “Liria”. Ky është kulmi.…
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut.”Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon opinionin publik se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për përcaktimin e fillimit dhe përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2026, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 58, datë 19 mars 2026.Sipas Vendimit të miratuar, llogaritja verore e kohës fillon më 29 mars 2026 në orën 02:00, duke lëvizur akrepat e orës për një orë përpara, përkatësisht koha nga ora…
“Në Maqedoni, qytetarët kanë qëndrim të qartë, rreth 80 përqind nuk duan që Kushtetuta të ndryshohet, por pothuajse 70 përqind janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo krijon një dilemë të vështirë për politikanët, si ta pajtojnë vullnetin e popullit me detyrimet ndërkombëtare”, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në ligjëratën me temën “Mbi paradokset e integrimit evropian të Maqedonisë” në Fakultetin Juridik në Zagreb.Ajo theksoi se historia tregon se vendi di të ndërmarrë hapa të vështirë, por të rëndësishëm dhe se Maqedonia është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin e saj.Presidentja, siç njofton AIM, theksoi se në marrëdhëniet diplomatike shpesh…
Arritën 17 mjetet e para të lehta të blinduara të quajtura “Stryker”, ndërsa deri në mes të verës pritet të arrijnë gjithsej 42, të cilat janë pjesë e furnizimit të mjeteve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për mjete që ofrojnë mobilitet të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se mund të transportojnë një njësi prej 11 ushtarësh dhe të zhvillojnë një shpejtësi maksimale deri në 100 kilometra në orë. Ministri i Mbrojtjes, VlLado Misajllovski, tha se furnizimi me “Stryker” është investimi më i madh dhe se vendi po bën gjithçka që është e nevojshme për të pasur një…
Mori kredi prej 149 mijë denarë me letërnjoftim të huaj, policia me kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër N.Xh. (34) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe “mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose ndonjë përfitimi tjetër”.Siç njoftojnë nga MPB, më 30.09.2025, në një banesë në Negotinë, i denoncuari ka fotografuar letërnjoftimin e një personi dhe pa pëlqimin e tij, në emrin e tij ka aplikuar dhe i është miratuar kredi nga një shoqëri financiare, pas çka ka tërhequr 149.000 denarë.












