Author: shqiperia
Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë në TV Alfa, theksoi se RMV është nga vendet e para në Evropë që zbaton ulje të taksave për karburantet, duke shtuar se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara.”Përpiqem që, në bazë të atyre informacioneve të cilat i kam dhe i marr nga ana e institucioneve, t’i parashikoj sfidat dhe me propozimet e mia të dal para kolegëve në Qeveri për të debatuar dhe për të nxjerrë zgjidhje, dhe ato zgjidhje duhet të jenë në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviq për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, duke e cilësuar atë si një proces me shkelje serioze procedurale dhe me elemente të theksuara arbitrariteti.Në reagimin e saj, BDI thekson se ky vendim ngre shqetësime të mëdha për mënyrën e funksionimit të institucioneve publike dhe për respektimin e standardeve të sundimit të ligjit në vend. Sipas partisë, të dhënat e paraqitura tregojnë për një procedurë të kontestueshme si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë material.“Procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve…
LSDM: Çmimet e ushqimeve rriten, pagat nuk lëvizin, u konfirmua se Mickoski nuk ka kapacitet
LSDM në një kumtesë për media thonë se ata dhe kryetari i tyre Filipçe paralajmëruan Qeverinë se ulja e TVSH-së nga 18% në 10% nuk do të ketë efekt.Nga LSDM thonë se vetëm një ditë pas konferencës për shtyp të Mickoskit, ku ai promovoi një masë gjysmë të gatshme, ka pasur rritje të re të çmimit të naftës, e cila tani arrin në 95.5 denarë për litër.”Mickoski është një amator që nuk ka kapacitet për të udhëhequr Qeverinë, ose po e bën këtë qëllimisht për të mbrojtur bizneset private. Ose ndoshta të dyja. Pasojat tashmë janë të dukshme në tregje:…
Pas kryerjes së një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëkryesve të veprës penale “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.”Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga ambientet e fabrikës “Zhelezara”, të pandehurit vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i nxirrnin nga…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.
Nuk u vendos në seancë qeveritare, vazhdon harmonizimi i Ligjit të ri për mbrojtje nga duhani
Në vend që të paraqitet në një seancë qeveritare sot, Ligji për mbrojtjen nga duhani do të presë ende komente dhe opinione nga palët e interesuara. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se tani po koordinohet me Ministrinë e Bujqësisë.”Shpresoj që në seancën e ardhshme qeveritare të kemi tashmë koordinim. Ne prisnim që të miratohej sot, por do të duhet të kemi koordinim me të gjitha institucionet në mënyrë që të kalojë në një seancë qeveritare me Ministrinë e Bujqësisë. Ne po presim koordinim – ata kanë një ligj që përcakton prodhimin, dhe ne kemi mbrojtje nga duhani, kështu që…
MPB Maqedoni njofton se më dje (23.03.2026) në orën 19:45 në Strugë, oficerët e policisë nga Departamenti për Punë të Brendshme privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë “Dessert Lort” kalibri 9 mm dhe një kornizë bosh për pistoletën, të cilën e posedonin pa leje dhe për të cilën i mituri deklaroi se…
LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
Kryetari i opozitës LSDM Venko Filipçe drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë, e cila sipas tij, nuk po i ndihmon qytetarët dhe se masat si ulja e TVSH-së për karburantet nuk japin efekt real! Filipçe i bëri thirrje Qeverisë të pranojë masat e propozuara nga LSDM si ulja e TVSH-së në 0% për karburantet dhe produktet bazë, ulja e akcizës dhe pagesave rrugore, masa që sipas tij, do të çonin në ulje konkrete të çmimeve dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset. Kërkoi edhe masa të posaçme për kategoritë më të rrezikuara si familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe…
Gjashtë persona janë ndaluar nga policia për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.”Zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë ndaluan S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës, si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkez, rajoni i Kumanovës, dhe N.M. (62) nga Gostivari për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës.”Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga SPB Kumanovë.
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, foli për përfitimet e Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Dokumenteve (eDMS), të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në rritjen e efikasitetit të institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.Ai tha se me arkivën elektronike, ruajtja e lëndëve në sirtar do të shkojë në histori.“Ne kemi një Sistem Kombëtar për Menaxhimin e Dokumenteve me arkiv elektronik, i cili automatikisht i cakton një numër një lënde kur e futni në arkiv, dhe askush nuk mund ta humbasë atë lëndë, ajo lëndë nuk mund të harrohet, të jetë në sirtar. Dihet saktësisht se kur lënda hyn në institucion, ku…













