Author: shqiperia
Nuk u vendos në seancë qeveritare, vazhdon harmonizimi i Ligjit të ri për mbrojtje nga duhani
Në vend që të paraqitet në një seancë qeveritare sot, Ligji për mbrojtjen nga duhani do të presë ende komente dhe opinione nga palët e interesuara. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se tani po koordinohet me Ministrinë e Bujqësisë.”Shpresoj që në seancën e ardhshme qeveritare të kemi tashmë koordinim. Ne prisnim që të miratohej sot, por do të duhet të kemi koordinim me të gjitha institucionet në mënyrë që të kalojë në një seancë qeveritare me Ministrinë e Bujqësisë. Ne po presim koordinim – ata kanë një ligj që përcakton prodhimin, dhe ne kemi mbrojtje nga duhani, kështu që…
MPB Maqedoni njofton se më dje (23.03.2026) në orën 19:45 në Strugë, oficerët e policisë nga Departamenti për Punë të Brendshme privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë “Dessert Lort” kalibri 9 mm dhe një kornizë bosh për pistoletën, të cilën e posedonin pa leje dhe për të cilën i mituri deklaroi se…
LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
Kryetari i opozitës LSDM Venko Filipçe drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë, e cila sipas tij, nuk po i ndihmon qytetarët dhe se masat si ulja e TVSH-së për karburantet nuk japin efekt real! Filipçe i bëri thirrje Qeverisë të pranojë masat e propozuara nga LSDM si ulja e TVSH-së në 0% për karburantet dhe produktet bazë, ulja e akcizës dhe pagesave rrugore, masa që sipas tij, do të çonin në ulje konkrete të çmimeve dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset. Kërkoi edhe masa të posaçme për kategoritë më të rrezikuara si familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe…
Gjashtë persona janë ndaluar nga policia për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.”Zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë ndaluan S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës, si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkez, rajoni i Kumanovës, dhe N.M. (62) nga Gostivari për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës.”Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga SPB Kumanovë.
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, foli për përfitimet e Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Dokumenteve (eDMS), të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në rritjen e efikasitetit të institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.Ai tha se me arkivën elektronike, ruajtja e lëndëve në sirtar do të shkojë në histori.“Ne kemi një Sistem Kombëtar për Menaxhimin e Dokumenteve me arkiv elektronik, i cili automatikisht i cakton një numër një lënde kur e futni në arkiv, dhe askush nuk mund ta humbasë atë lëndë, ajo lëndë nuk mund të harrohet, të jetë në sirtar. Dihet saktësisht se kur lënda hyn në institucion, ku…
Policia me kontrolle të shtuara, shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publik të udhëtarëve
Sot (24.03.2026) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 12:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e Sektorit për Çështje të Komunikacionit kreu kontroll aksionar në zonën e qytetit të Shkupit me qëllim kontrollin e shoferëve dhe mjeteve që përdoren për transport publik pasagjerësh.Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, u shqiptuan gjashtë masa ndaj shoferëve që kryejnë transport publik pasagjerësh pa poseduar certifikatë mjekësore të detyrueshme, katër masa për automjete teknikisht të dëmtuara që përdoren për transport publik pasagjerësh, katër masa për transportimin e më shumë pasagjerëve nga sa është përcaktuar në lejen e trafikut, një masë për…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe grupi punues kanë mbledhur të gjitha vërejtjet dhe të premten draft-ligji i përmirësuar për Аrsim të Lartë do të publikohet në ENER.Janevska sot tha se ligji tashmë është plotësuar dhe pritet që brenda javës së ardhshme të jetë në procedurë qeveritare.“Në shumë nene, ligji është plotësuar dhe ndryshuar sipas kërkesave korrekte të institucioneve. Pres që deri të premten të publikohet në ener, ku do të qëndrojë për 2-3 ditë edhe pse për një gjë të tillë nuk obligohemi ligjërisht, por siç edhe kemi premtuar do të veprojmë dhe më pas ligji do të jetë…
Toshkovski: Ka rritje të denoncimeve të dhunës në familje, viktimat po inkurajohen të denoncojnë
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, deklaroi sot se është regjistruar rritje e ndjeshme e raportimeve të dhunës në familje në javët e fundit dhe se institucionet po punojnë intensivisht për ndryshime sistemike dhe përmirësimin e reagimit ndaj viktimave.Toshkovski theksoi se shifrat janë dukshëm më të larta se zakonisht dhe se publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se një pjesë e rritjes është për shkak të rritjes së besimit në institucione dhe inkurajimit nga viktimat.”Nëse më parë kishim një deri në dy raste në javë, tani kemi disa raste në ditë. Vetëm këtë fundjavë patëm më shumë se 10…
Kryeprokurori i ri, Nenad Saveski, paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me prokurorët që po merren me rastin “Koçani”, me qëllim që të njihet me ecurinë e procedurës dhe provat në këtë rast.Në intervistë për “360 Gradë”, Saveski deklaroi se rasti ndodhet në një fazë të hershme të procedurës së dëshmive dhe se është e mundur të pritet një fazë më e pjekur e procesit për të bërë një analizë të plotë.“Do të kem takim me prokurorët publikë që po veprojnë në këtë rast konkret për t’u njohur me gjendjen. Duke pasur parasysh se rasti është në fazë të…
Janevska: Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve
“Shkolla është vendi ku ndërtohet kultura e sjelljes pa dhunë dhe fitohen aftësi për të ndërtuar miqësi në vend të konflikteve. Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve. Kjo duhet t’u shpjegohet në përputhje me moshën e tyre, por me këmbëngulje dhe me shembuj”.Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në ngjarjen në SHMQSH “Vllado Tasevski” në Shkup, me të cilën u shënua fillimi i fushatës së OSBE-së për rritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.”Kur mjedisi shkollor është i…













