Author: shqiperia
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit me rastin e realizimit të suksesshëm të transplanteve të kornesë, në bashkëpunim me një ekip ekspertësh nga Amerika, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.”Në kuadër të vizitës së ekspertëve nga SHBA, janë realizuar me sukses gjithsej 16 transplante të kornesë. Kjo vizitë përfaqëson një thellim të rëndësishëm të bashkëpunimit që kemi vendosur me ta gjatë vizitës së parë, kur u hodhën themelet e këtij partneriteti.Me këtë fazë të dytë, jo vetëm që vazhdojmë me rritjen e numrit të ndërhyrjeve, por gjithashtu forcojmë më tej kapacitetet e ekipeve vendase…
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që rritja e çmimit të derivateve të naftës do të ketë ndikim në inflacion, por jo të madh. Siç deklaroi ai sot, Qeveria aktualisht po ndërhyn drejtpërdrejt nga Buxheti sepse vërtet kujdeset për qytetarët, por ka edhe një plan tjetër për hapat e mëtejshëm nëse kriza përshkallëzohet.Mickoski thekson se çmimet në bursë të benzinës, benzinës pa plumb premium dhe naftës, ranë me 10 përqind këtë mëngjes dhe krahasuar me pesë ditët e para të javës së kaluar, tani, këtë javë, janë më të ulëta për të dytën ditë. Nëse vazhdojnë kështu deri të premten, të hënën,…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se ulja e TVSH-së për derivatet e naftës nuk është e mjaftueshme për t’u përballur me krizën energjetike dhe ekonomike, as nuk e zgjidh problemin energjetik me të cilin përballet vendi.”Vetëm ulja e TVSH-së nuk e zgjidh problemin e energjisë. Është thjesht ngjitje e një fashoje në plagë, jo terapi për proceset që çojnë në problem”, theksoi Bytyqi për “Nezavisen”.Bytyqi paralajmëroi se masat e vonuara kanë një kosto të drejtpërdrejtë për qytetarët.”Kur pret tre javë në kushte të tilla, nuk po qëndron në vend, po lëviz prapa, po lejon që kriza të përhapet. Pozicioni…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u takua me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq. Milanoviq komentoi mbi procesin afatgjatë të pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje se ka shumë kërkesa dhe kushte për ne.Milanoviq thotë se Maqedonia e Veriut vendos vetë për rrugën e vet.”Maqedonia vendos vetë se çfarë është më e mira për të dhe cilën rrugë do të zgjedhë, supozoj se është rruga e mirëqenies, paqes dhe qetësisë së qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo e fundit, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n, është një fasadë, një lloj rinovimi energjetik,…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski për atë se “nuk ka kushte politike për hapjen e Kushtetutës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Nga atje pyesin se me këtë “a ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian?”. Mickoski: Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, nuk janë përmbushur kushtet politike “Deklarata e Kryeministrit Hristijan Mickoski se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, pa ofruar asnjë afat apo plan konkret se kur këto kushte do të krijohen, është jo vetëm e paqartë, por edhe shqetësuese për të ardhmen evropiane të vendit.Aleanca për…
Kostadinovski: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese, sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për media nga gazetarët u pyet lidhur me kërkesën që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset mekanizmi i vendosjes me Badenter, tha se mekanizëm i tillë është i mirë për politik, por jo edhe në organe gjyqësore.“Unë qëndrimin tim e kam thënë. mekanizmi i tillë është adekuat për organe politike, siç është Kuvendi, dhe është mekanizëm i shëndetshëm.Megjithatë, në një institucion si Gjykata Kushtetuese, që është institucion i pastër juridik, vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal, por kam thënë më mirë të mbyllet institucioni, se sa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse?…
Mickoski: Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, nuk janë përmbushur kushtet politike
Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, kushtet politike për këtë nuk janë përmbushur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.Duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve në tryezën e rrumbullakët “A do të paraqesim një ankesë kushtetuese?”, Mickoski tha se Gjykata Kushtetuese ndoshta tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm dhe shprehu pritjen e tij se së shpejti mund të ketë një dokument të gatshëm dhe, siç përmendi ai, kur të jenë kushtet politike, ai do të miratohet.Siç tha ai, në këtë kontekst, prania e tij në tryezën e sotme është një…
Bozhinovska: Çmimet e derivateve mbeten të qëndrueshme, ofrohet zbritje shtesë për naftën
Ministria e Energjetikë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon publikun se masat e ndërmarra nga Qeveria, të kombinuara me hapa konkretë nga operatorët ekonomikë, po japin rezultate – çmimet e karburanteve janë stabilizuar dhe presioni i çmimeve është lehtësuar ndjeshëm.Në këtë drejtim, OKTA po e zgjat iniciativën për zbritje të karburantit përtej afatit të planifikuar fillimisht të fundit të marsit, me masën që zgjat deri më 6 prill. Si pjesë e këtij zgjatjeje, zbritja për naftën po rritet nga 2 në 3 denarë për litër, duke ofruar mbështetje shtesë për konsumatorët dhe duke kontribuar në stabilizimin e tregut.Ky hap vjen si…
Enti Shtetërore i Auditimit ka identifikuar parregullsi serioze dhe dobësi sistemike në veprimtarinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për vitin 2024, tregon raporti i fundit i auditimit.Auditorët arritën në përfundimin se inventari i aseteve dhe detyrimeve nuk ishte kryer në përputhje me rregulloret ligjore, dhe një pjesë e pasurive të paluajtshme nuk ishte vlerësuar fare. Përveç kësaj, planifikimi dhe miratimi i fondeve buxhetore për zbatimin e zgjedhjeve nuk ishte kryer në përputhje me përmasat e përcaktuara ligjore.Raporti gjithashtu vëren se dokumentacioni për kostot e aktiviteteve zgjedhore ishte dorëzuar në kohë dhe në mënyrë të paplotë. U identifikua edhe prokurimi…
BDI sot ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Nga atje kërkojnë ndryshim të rregullores së KRRE-së në përcaktimin e çmimeve të derivateve.”Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës. Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator për Energjetikë vazhdon të zbatojë një model të vjetruar, të bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale.Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në…












