Author: shqiperia
Kur Abby Eckel pa çantën e vogël të dhuratave të bizhuterive që i dhuroi i shoqi për ditëlindjen e saj, mendoi se e dinte saktësisht se çfarë kishte brenda – një unazë me një gur të çmuar që ajo kishte kërkuar. Por kur Eckel hapi pakon dhe pa një gjerdan në vend të saj, ajo nuk mund ta fshihte zhgënjimin. “Ishte si kjo trazira e brendshme dhe biseda që bëja me veten time, a të them diçka? Apo duhet të jem e kënaqur me atë që kam marrë?” Eckel e dinte se nuk do ta vinte gjerdanin pasi ajo ka…
Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë – shtet anëtar i NATO-s – nga drejtimi i kufirit me Ukrainën. Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit. “Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit”, tha ushtria polake. Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje…
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka kryer një vizitë zyrtare në Poliklinikën Çair, ku ka prezantuar investimet dhe përmirësimet e reja në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore. “Bëhet fjalë për 5 aparate të reja digjitale ECHO kolor doppler – investim i vetë institucionit i dedikuar për Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Njëri nga aparatet ECHO kolor doppler, do të vendoset në kabinetin e gjirit në Poliklinikën Çair dhe i dyti është planifikuar për repartin e mjekësisë interne, i cili do të jetë i pajisur me sondë kardiake. Në Poliklinikë, aparati i vjetër për gastroskopinë është zëvendësuar me gastroskop të ri…
Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë në protest pasi nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh. Arsye tjetër për protestën është bërë dhe reforma në administratë, që pritet të nisë në janar të vitit 2024. Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmenaxhimi, si dhe shtim të numrit të personelit në mënyrë fictive, pasi ka punonjës që nuk paraqiten në punë. Reforma prek rreth 40 punonjës të Portit të Shëngjinit, port ë larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selective dhe me prapavijë politike. Në Portin e Shëngjinit ka pasur disa herë protesta të punonjësve…
Trump skualifikohet në Mein, i heqin emrin nga fleta e votimit, por fjala e fundit i takon gjykatës
Sekretarja e Shtetit të Meinit, në SHBA, demokratja Shenna Belloës, ka hequr emrin e ish-presidentit Donald Trump, nga fletvotimi për zgjedhjet paraprake presidenciale. Ajo eshte zyrtarja e parë zgjedhore që ndërmerr një veprim të tillë, pa u dhene më parë vendimi nga Gjykata Supreme nese Trump do të garoje apo jo per Shtepine se Bardhe. Në vendimin e sekretares Shenna Belloës thuhet se Trump nuk mund të garojë sërish për president për shkak të rolit të tij në ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, pasi sulmi ndaj Kongresit përbën shkelje të rëndë. Ky qëndrim i sekretares erdhi pasi disa…
“Kemi 24 mijë çështje në process”, Sadushi: Gjykata e Lartë i kthehet normalitetit brenda 3 vjetëve
Brenda një harku kohor 3- vjeçar, Gjykata e Lartë pritet t’i kthehet normalitetit. Këtë e bëri të ditur, Kryetari i kësaj gjykatë, Sokol Sadushi në përmbledhjen vjetore për vitin 2023. “Nëse do bëjmë një llogaritje të shpëjtë matematikore do të kuptojmë që me një numër më të vogël se 18 gjyqtarë nga viti 2020 deri në vitin 2023 ne kemi arritur të heqim mbi 24 mijë çështje. Duke qenë se ne kemi 24 mijë çështje në proces jam i bindur se nuk do të duhen 3 vjet”, tha Sadushi. Krahas stokut të dosjeve, Sadushi ngre problemin e rekurseve të bëra…
Sot dhe në periudhën në vijim, rezultati i kësaj procedure do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit tonë, tha kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, në seancën pas iniciativës për shkarkimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përfaqësuesja e saj ligjore në seancë është avokatja Pavlina Zefiq Jakimovska, e cila ligjërisht sqaron se pse Ademi nuk e ka shkelur Ligjin për Këshillin Gjyqësor. “Për ne kjo nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme, kjo është një ditë historike shumë domethënëse sepse rezultati i procesit do të nxjerrë udhërrëfyesin e gjyqësorit. Kjo nuk është lufta e Besës, kjo është lufta e gjithë…
The Economist Përktheu: Jonida Velia Kur mbreti Charles III vendosi një fotografi të një Njeriu të Gjelbër në ftesat për kurorëzimin e tij në maj, pati shumë diskutime se çfarë mund të nënkuptojë simboli i gjethes në fytyrë. A ishte monarku i ri i Britanisë duke lënë të kuptohet se ai ishte një pagan? Apo po i referohej Green Man Inn në “The Wicker Man”, një film klasik britanik i cili u publikua 50 vjet më parë, në dhjetor 1973? Shumica e kritikëve mbretërorë ranë dakord se Madhëria e Tij është ndoshta thjesht i apasionuar ndaj natyrës dhe kjo nuk…
Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) Shkup njofton se të dielën (31.12.2023) dhe të hënën (1.01.2024), mjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit javor, ndërsa më 1 janar nisjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor. Nga e marta (2 janar 2024), transporti publik do të vazhdojë të funksionojë normalisht, pra sipas një orari të reduktuar dimëror të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore të shkollës. Të dielën (31 dhjetor 2023) dhe të hënën (1 janar 2024), të gjitha biletat…
Zvicra po udhëheq një referendum për të ndaluar importet e mëlçisë së rosave, si dhe produkteve dhe veshjeve të bëra nga gëzofi i kafshëve, pasi ka mbledhur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve. Sipas AFP, Aleanca Zvicerane e Kafshëve mblodhi 106,448 nënshkrime kundër importeve të së parës dhe 116,140 nënshkrime kundër importeve të gëzofit. Për të thirrur një referendum duhen të paktën 100 mijë nënshkrime. Në Zvicër, teknika e ushqyerjes me forcë të zogjve për të majmuar mëlçinë është e ndaluar. Megjithatë, importet e produkteve të përfituara me këtë teknikë nuk janë të ndaluara.…











