Sot dhe në periudhën në vijim, rezultati i kësaj procedure do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit tonë, tha kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, në seancën pas iniciativës për shkarkimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesja e saj ligjore në seancë është avokatja Pavlina Zefiq Jakimovska, e cila ligjërisht sqaron se pse Ademi nuk e ka shkelur Ligjin për Këshillin Gjyqësor.
“Për ne kjo nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme, kjo është një ditë historike shumë domethënëse sepse rezultati i procesit do të nxjerrë udhërrëfyesin e gjyqësorit. Kjo nuk është lufta e Besës, kjo është lufta e gjithë drejtësisë për pavarësinë e saj”, tha avokatja.
Iniciativa për shkarkimin e Besa Ademi u vendos në debat në Këshillin Gjyqësor pas intervistës së Ademit, kur ajo tha se Gjykata e Lartë ishte cak i presionit politik për të ringjallur amnistinë./Telegrafi/
Besa Ademi: Rezultati i procedurës për shkarkimin tim do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit në RMV appeared first on Telegrafi.