
Në mes të debatit për projektet e familjarëve së presidentit amerikan Donald Trump në Sazan e Zvërnec, ambasada amerikane në Shqipëri dhe ministrja Delina Ibrahimaj prezantuan Mekanizmin Shqiptar për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, që do të mundësojë më shumë siguri për investitorët dhe mbrojtje të sektorëve strategjikë.
E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn theksoi se investitorët e huaj, përfshirë edhe ata amerikanë, kanë nevojë për rregulla loje të qarta për të ardhur në vend për investim.
“Kompanitë amerikane janë këtu në energji dhe ndërtim, si dhe në teknologji, dhe më shumë investitorë të tjerë po presin të vijnë. Por ata kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorët që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla. Kur presidenti Trump lajmëroi politikën për investimet amerikane vitin e shkuar, ai theksoi një princip të thjesht: të mirëpresim investimet që sjellin rritje ekonomike, duke u siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strardgjikë mbeten të sigurt. Investimet në Shqipëri janë të ndërtuara mbi atë princip. SHBA të do të vijojë të mbështesë Shqipërinë përgjatë këtij procesi. Ky mekanizëm është dizenjuar për t’ju mbrojtur”, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn.
“Sot jemi në një kontekst që është pak i turbulluar në drejtim të investimeve në këto sektorë. Janë pikërisht instrumente të tillë që jo vetëm garantojnë që investitorët të vijnë në Shqipëri, por garantojnë edhe që investitorë të cilësisë së lartë vijnë në Shqipëri dhe kanë një ambient të sigurt. Garantoj partnerët që bashkëpunimi ynë çdo të vijojë të jetë aty”, ministrja Delina Ibrahimaj.
Drejtori ekzekutiv i dhomës amerikane në Shqipëri, Neritan Mullaj, theksoi se Mekanizmi Shqiptar për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja nuk synon kufizimin e investimeve, por është një mjet rregullator për të siguruar një ambient me rregulla të qarta dhe transparente
/vizionplus.tv








