Author: shqiperia

Një pjesë e madhe e qytetarëve do ta presin Vitin e Ri në atmosferë shtëpiake. Në anketën e bërë nga AIM në prag të festës së Vitit të Ri, shumica prej tyre janë përgjigjur se pushimet do t’i kalojnë me më të dashurit e tyre. Më të rinjtë do ta presin Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ka nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit. “Festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet këtë vit do t’i kaloj në shtëpi me më të dashurit e mi, tha një qytetare. Ka edhe nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.…

Lexo më shumë

Mijëra protestues dolën sërish në qendër të Beogradit  për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve  të 17 dhjetorit. Tubimi u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike. Organizatorët  deklaruan  se  kërkesa e tyre është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale brenda gjashtë muajve .Sipas tyre është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve Deputetja Marinika Tepic e cila hyri në grevë për disa  ditë beri thirrje  për anulimin e zgjedhjeve dhe më pas u shoqërua për në spital. Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale…

Lexo më shumë

Edhe Kalaja e Pogradecit i është shtuar listës së destinacioneve turistike që shumë shpejt do të rijetëzohen. Projekti parashikon ngritjen e një muzeu arkeologjik, zbulimin e mureve të kalasë dhe rehabilitimin e rrugës që të çon drejt saj. “Do të ngrihet një muze arkeologjik për gjetjet që do të kemi nga këtu gjithashtu po përfundon edhe muzeu i palafiteve dhe në fillim të vitit tjetër do të ndërhyjmë në dy lagje historike të qytetit. DDo të ketë shtëpi të tjera muze, një shtëpi etnografike, fototeka etj”, tha kryebashkiaku Ilir Xhakolli. Sipas arkeologes Froseda Angjellari, Kalaja e Pogradecit është një nga…

Lexo më shumë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shtetaseje shqiptare në Itali. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes. Gruaja po kalonte rrugën pranë një një kryqëzimi semaforik, por jashtë vendkalimit të këmbësorëve, bëjnë me dije mediet italiane. Një makinë tip “Polo” e goditi dhe viktima fluturoi disa metra në ajër. Ajo është identifikuar si Rabie Abeshi, 70 vjeç, banuese prej shumë vitesh në Urbania. Makina drejtophej nga një 33-vjeçar nga Acqualagna, i cili deklaroi se nuk e kishte parë gruan duke kaluar. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit në dispozicion të…

Lexo më shumë

Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor dhe anëtarja aktuale, Vesna Dameva për të cilën ditë më parë Gjykata Administrative vendosi se duhet të kthehet ne vendin e kryetares së këshillit, sot nuk komentoi vendimin pasi që të njëjtin akoma nuk e ka pranuar. Lexo po ashtu Dameva ka ngritur kallëzim penal në Gjykatën Administrative për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së Këshillit Gjyqësor Derisa vendimi të pranohet në formë të shkruar, nuk dihet nëse padia e saj është pranuar si e plotë apo gjykata ka sjell vendim të ndarë mbi vendimin e këshillit dhe mbi mënyrën e votimit. “Në këtë…

Lexo më shumë

Djali i ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka reaguar pas vendimit të sotëm të GJKKO-së. Pëermes një statusi në Facebook, Shkëlzen Berisha tha se kjo ishte “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”. “Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai. GJKKO vendosi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, i cili përveç se duhet të mbyllet në shtëpi nuk duhet të komunikojë edhe me të tjerë përveç familjarëve. Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe…

Lexo më shumë

GJKKO vendosi të japë masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Berisha duke e urdhëruar që të mbyllet në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë. Por, përveç se nuk duhet të dalë nga shtëpia, Berishës i ndalohet edhe të komunikojë me të tjerët përveç familjarëve të tij, ç’ka do të thotë që nuk mund të bëjë deklarata publike dhe të ketë aktivitete të tjera. Megjithatë, ashtu siç tha edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, do të duhet që të dalë vendimi i zbardhur i GJKKO-së për të parë specifikat e tij dhe se si…

Lexo më shumë

Një aksident ndodhi këtë të shtunë në aksin Lezhë-Manati, ku një automjet u përplas me një biçikletë. Për pasojë, drejtuesi i biçikletës mori plagë të lehta dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor. Ai u transportua drejt spitalit nga vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ai mund të ketë ardhur nga një devijim i papritur i automjetit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dashi –Retrograda e Jupiterit përfundon, duke ju mundësuar të lehtësoni disa nga telashet e padëshiruara financiare që u shfaqën gjatë kësaj periudhe. Është një kohë e përkryer për të rishikuar perspektivën tuaj financiare. Rishikoni buxhetin tuaj. Shikoni mundësitë për të fituar para dhe gjeni mënyra të reja për të kursyer duke ulur shpenzimet e panevojshme. Demi – Ëndrrat janë gati për t’u realizuar. Tani që retrograde e Jupiterit po përfundon, mund të filloni të përgatiteni për të ndërmarrë veprime që rritin dukshmërinë tuaj ndaj botës. Jupiteri është me fat dhe me të në shenjën tuaj të zodiakut për pjesën tjetër…

Lexo më shumë

Gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, kryeministri Rama komentoi edhe gjendjen e opozitës, e cila prej më shumë se dy vitesh është e përçarë. Ai tha se kjo nuk është ëprgjegjësi e tij kjo gjendje, ndërsa ironizoi edhe mospërfshirjen e Bashës në politikë. Rama: Që t’ju them që nëse do merrja përsipër t’i bëja opozitën vetes time dhe qeverisë, do isha më i zoti se këta, mund ta bëja. U mbyll viti për një opozitë të dobët, por më vjen keq sepse nuk hyn në detyrën time që të ndërtojë një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq. Se…

Lexo më shumë