Një aksident ndodhi këtë të shtunë në aksin Lezhë-Manati, ku një automjet u përplas me një biçikletë.
Për pasojë, drejtuesi i biçikletës mori plagë të lehta dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor. Ai u transportua drejt spitalit nga vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ai mund të ketë ardhur nga një devijim i papritur i automjetit./vizionplus.tv