Author: shqiperia

Jeni një nga ato shenjat me fat të zodiakut që do të fitojnë më shumë para në vitin 2024? Realisht, të gjithë duan të kenë parashikimet më të mira financiare. Megjithatë, do të jenë vetëm katër shenja, yjet e të cilave do të rreshtohen në favor të tyre në këtë sektor. Ja cilat janë ato: Demi Bëhuni gati për një jackpot kozmik. Lidhja Jupiter-Uran në shenjën tuaj më 21 Prill sjell një periudhë me perspektiva financiare emocionuese. Ky rreshtim qiellor është si një fitim i papritur kozmik dhe mund ta bëjë vitin tuaj edhe më të mirë. Në botën e…

Lexo më shumë

Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase të shtunën në qendër të kryeqytetit provincial të Rusisë, Belgorod, njoftuan autoritetet ruse. Guvernatori rajonal Vycheslav Gladkov tha se sulmi e goditi një zonë banimi dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve të mbrohen nga sulmet ajrore. Rajoni Belgorod, i cili shtrihet në kufirin verior me Ukrainën, është përballur me sulme të artilerisë dhe dronëve gjithë vitin, sikur vendet tjera kufitare të Rusisë. Për këto sulme, autoritetet ruse e kanë fajësuar Ukrainën. Dy banorë thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se kishin…

Lexo më shumë

Prokuroria ka njoftuar sot se ka ngritur kallëzim ndaj 18 personave dhe një salloni nga Koçani për kontrabandë me vetura luksoze të vjedhura. Telma mëson se në mesin e të akuzuarve është edhe gruaja e Rade Trajkovski – Shtekli, shtetase serb me banim në Maqedoni. Shtekli, i cili është i lidhur me një sërë krimesh, ka shmangur dy tentativa për vrasje në gusht dhe tetor të këtij viti në të njëjtin lokacion – në East Gate Mall në Shkup. Pesë nga të pandehurit janë punonjës të MPB-së – zyrtarë në Sektorin për çështje administrative në Shkup. Të pandehurit akuzohen se…

Lexo më shumë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO që e la në arrest shtëpie. Në një postim në Facebook, Berisha e quan vendim politik dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama, teksa shton se është dhe do jetë ai që ka qenë gjithmonë. Ish kryeministri thotë se masa ndaj tij dhe opozitës është e përkohshme, u bërë thirrje jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve për të vijuar betejën pa kthim të opozitës me moton “O sot o kurrë” “Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja…

Lexo më shumë

Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, ndonëse edhe këtë vit festa në të gjithë globin do të jetë e moderuar. Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë. Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë, sepse besojnë se shumë prej tyre kanë lidhje me gjërat që u ndodhin. Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive që…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka uruar të gjithë qytetarë për Vitin e Ri 2024, i cili thotë se është një shans për një fillim të ri dhe le ta shfrytëzojmë për mirë, mendimet, respekti, përgjegjësia dhe kujdesi për njëri-tjetrin, në punën dhe jetën tonë të përditshme. “Dëshira ime është që gjatë këtij viti të udhëhiqemi nga vlerat pozitive që na përcaktojnë të gjithëve si qytetarë të vendit, secili me shenjën dhe kontributin e vet në krijimin e një të nesërme më të mirë”. Ky ka qenë parimi im udhërrëfyes për këto tre vite e gjysmë si…

Lexo më shumë

Rreth orës 15.30, shtetasi Y.Sh., rreth 38 vjeç, banues në Dibër, duke punuar tek një shtëpi, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga skela ku po punonte dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 38-vjeçari, po transportohet për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt spitalit të Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë së fundmi për “Tuttosport”, ku mes tjerash foli edhe për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Italia është në Grupin B, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Express. Sa i përket Kombëtares shqiptare, legjenda italiane tha se duhet pasur kujdes. “Të jemi të kujdesshëm për Shqipërinë, ata janë një ekip për t’u marrë në konsideratë. Gjithashtu, sepse ata janë të parët. Ndeshjet e para në këto ngjarje janë gjithmonë pak delikate dhe të tensionuara”, deklaroi Buffon. Shqipëria pati paraqitje fantastike, duke përfunduar e para në grupin e saj, para Çekisë e Polonisë. “Por unë…

Lexo më shumë

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të tjerë janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Bube të Zubin Potokut. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ata kanë vënë re lëvizje të dyshimta të një automjeti, si dhe rezistencë të personave të armatosur për t’i kontrolluar. Në këto kushte, blutë e Kosovës kanë qëlluar me armë për të pasur nën kontroll situatën dhe kanë arritur të arrestojnë një shtetas serb, i cili u është kundërpërgjigjur uniformave blu. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. “Të ndodhur në një situatë të…

Lexo më shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se periudha e motit relativisht të ngrohtë, do të vazhdojë edhe jav[m e ardhshme. Përgjatë luginave do të vazhdojë të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm dhe temperatura ditore më të ulëta. Të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale javën e ardhshme do të lëvizin nga 14 deri në 16 gradë./Telegrafi/ Moti relativisht i ngrohtë në Maqedoni do të vazhdojë edhe javën e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë