Author: shqiperia

Për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri në orën 15:00 janë anuluar fluturimet e natës/mëngjesit nga/për Beograd dhe fluturimi për Friedrichshafen me “Wizz Air”. Siç informojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, fluturimi i mëngjesit nga/për Stamboll i “Turkish Airlines” është anuluar, por për sot është paralajmëruar një fluturim shtesë (ora e mbërritjes në 15:20, ora e nisjes në 16:05 nga aeroporti i Shkupit). Dy fluturimet e linjës ajrore “Wizz Air” (Dortmund dhe Malpensa) janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës. Fluturimi i Wizz Air nga Lubjana u devijua për në Sofje. “Të gjitha fluturimet e tjera të rregullta…

Lexo më shumë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për vendimin e GJKKO-së, që la në “arrest shtëpie” ish kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vendimi i sotëm ndaj Berishës është përndjekje politike për të eliminuar opozitën. Pluralizmi politik dhe liria e qytetarëve sipas Metës nga sot ëstë më i kërcënuar se kurrë. “Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të…

Lexo më shumë

Magjia e festave të fundvitit mbyllet më së miri nën larmishmërinë e programacionit të Vizion Plus. Siparin e nis  “7 PA 5”. Në një format ndryshe nga i zakonshmi të ftuarit e programit që zgjon Shqipërinë çdo mëngjes e gjejnë veten pranë një oxhaku për të bërë bilancet e vitit që po lëmë pas. “Jemi gjatë për të sjellë disa personazhe shumë interesantë të humorit dhe skenës shqiptare. Gëzuar me zemrat plot”, tha moderatorja Alma Çela.  “Gëzuar përjetë e mot!”, tha moderatori Syrjan Rahova.  Segmentet e ndërtuara enkas fokusohen në interpretimin e ngjarjeve që iu kanë interesuar të rinjve përgjatë…

Lexo më shumë

Georgina Rodriguez, bashkëshortja e një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos, është në qendër të vëmendjes kudo që shfaqet. Meshkujt në Arabinë Saudite, ku i dashuri i saj tani luan, nuk mund të mbeten imunë ndaj pamjes së saj, e cila është veçanërisht mbresëlënëse kur ajo shkon në stadium. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Georgina shihet teksa po shkon drejt stadiumit me fëmijët e saj dhe të gjithë sytë ishin tek ajo. Stili i saj provokues nuk i la indiferentë dhe sytë e të gjithë meshkujve që ndodheshin aty u drejtuan kah…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në video-konferencën e tij për “Bloomberg Adria”, tha se pas festave të Vitit të Ri, Qeveria dhe kompania kineze “Sinohydro” do të fillojnë negociatat për nënshkrimin e aneksit të ri të marrëveshjes. “Mendoj se nuk duhet të pres, kompania në këtë rast duhet të japë garanci të forta se janë gati të përballojnë sfidën e finalizimit të projektit. Aty është përfshirë edhe mbikëqyrja, sepse atë që është dashur të japim si institucione, e kemi dhënë në periudhën e kaluar. Është koha që të marrim garanci nga ata që duhet ta zbatojnë të gjitha”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet…

Lexo më shumë

Qytetarët që kanë udhëtuar mbrëmjen e së shtunës nga Tirana në drejtim të juglindjes janë përballur me një trafik kilometrik që niste në afërsi të tunelit deri në Elbasan. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus, vargu i makinave arrin deri në 5 kilometra. Dyndja drejt Korçës dhe Pogradecit për festat e fundvitit, ka bërë që të krijohet radhë e gjatë makinash në aksin Tiranë-Elbasan. Ndërkohë burime bëjnë me dije se edhe gjatë ditës trafiku në këtë aks rrugor ka qenë i mbingarkuar për shkak të lëvizjeve të shumta. /Vizionplus.tv/

Lexo më shumë

Komuna e Tetovës largoi disa kioska për të liruar hapësirat publike. Por pse u larguan vetëm disa, ndërsa disa tjera vazhdojnë të funksionojnë nëpër trotuare. “Në çdo veprim që e bëjmë mund të akuzohemi se jemi selektiv, por atë që mund tu garantojmë qytetarëve se në vitin 2024 edhe këtë problematik do ta zgjedhim. Do ta zgjedhim në atë drejtim që mos akuzohemi se dëmtojmë bizneset dhe gjithçka ça ka të bëj me hapësirën publike ne do të vazhdojmë që ta lirojmë dhe t’i përshtatim hapësirat publike në shërbim të të gjithë qytetarëve”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës…

Lexo më shumë

Shtëpia e reperit të njohur Mozzik u bë cak i hajdutëve para dy muajve, në një ngjarje që shkaktoi dëme të mëdha materiale për artistin. Sipas raportimeve, nga shtëpia e tij u vodhën 100 mijë euro në para të gatshme, bizhuteri të çmuara ari dhe 15-16 armë, të cilat Mozzik deklaroi se i posedonte ligjërisht me leje. Pas një periudhe të heshtur hetimi dhe përpjekjesh të vazhdueshme, sot (e shtunë), Mozzik ndau lajmin e një zhvillimi pozitiv mbi këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë postim, ai bëri një falënderim të veçantë për drejtorin e policisë së…

Lexo më shumë

Gazment Bardhi ka reaguar pas ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie. Bardhi përmes një reagimi u shpreh se abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi dhe se drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën. Sipas tij një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që “de facto” arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji. Teksa masën ndaj Berishës e quan si përndjekje politike, Bardhi thotë se…

Lexo më shumë

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit. Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë te një grua. Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese. Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.

Lexo më shumë