Author: shqiperia
Ndotja dhe viruset mbushin spitalet në Maqedoni, më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronikë
Ajri i ndotur ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve me sëmundje kronike nëpër të gjitha spitalet e vendit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti, thotë se përveç ndotjes, tek të sëmurët kronik ndikojnë edhe viruset dhe ftohjet. “Të dhënat që merr ISHP nga Qendrat e shëndetit publik, në nivel të RMV-së dhe spitalet përkatësve, kemi rritje të të sëmurëve kronik me këto diagnoza që përmendëm, nëpër klinika, pranë qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup, por edhe prej spitaleve nëpër qytete të shërbimeve sekondare. Numër nuk kemi të saktë, por rritje të numrit ka, pasi është edhe…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë, me të cilët këmbeu urimet për vitin e ri. Gjatë takimit me ta, Presidenti Begaj u surprizua nga efektivët të cilët i dhuruan hartën e Kosovës të punuar me guralecë. Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi. “Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i…
Rama nuk komenton “Berishën”: Nëse drejtësia nuk flet për 21 janarin, ajo do të mbetet e gjymtuar
Nga Enkelejda Mema Për arrestimin e Sali Berishës, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë. “Për rastin konkret nuk kam asnjë koment”, tha Rama Vendimin e gjykatës së posaçme për të vendosur në arrest me burg ish paradhësin e tij që hetohet për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, kryeministri nuk e quajti një fitore të Partisë Socialiste por drejtësisë i rikërkoi të thotë fjalën e saj për“21 janarin”. “Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti..Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët,…
Moti i keq që ka përfshirë Britaninë, ka paralizuar transportin hekurudhor. Përmbytjet në tunele kanë prishur planet e mijëra udhëtarëve për festat e fundvitit, duke sjellë anulim të lëvizjes së trenave. Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për kushte ekstreme të motit. Meteorologët paralajmërojnë se vendi do të përfshihet nga reshje shiu, erëra të forta, si edhe borë dhe mund të ketë përmbytje në zona të ndryshme. Gjithashtu theksohet se do të ketë edhe ndërprerje të transportit. Eurostar, i cili drejton shërbimet nga Londra në Paris, Bruksel dhe Amsterdam, tha se janë anuluar 41 trenat për dhe nga kryeqyteti për shkak…
VIDEO/ Grabitje si në filma, hajdutët vjedhin argjendarinë përmes një vrime të hapur në mur
Bizhuteri me vlerë të lartë janë grabitur nga persona të panjohur herët mëngjesin e djeshëm në argjendarinë “Prigipo” në qendër të Athinës. Siç u bë e ditur nga Policia, autorët kanë hyrë në orën 04:00-06:00 të mëngjesit, fillimisht në një pallat ngjitur i cili ishte i braktisur, nga ku me mjete kanë hapur një vrimë në murin e mesit.
Festa e ditëlindjes së një 15-vjeçareje në Meksikë është kthyer në një masakër, pasi gjatë të shtënave me armë zjarri janë vrarë 5 persona dhe kanë mbetur të plagosur 26 të tjerë. Mediat vendase raportojnë se sipas prokurorisë objektiv ka qenë kreu i një bande droge, i cili mendohej se ka qenë pjesë e festës. Nga të shtënat me armë janë vrarë pesë persona (dy meshkuj dhe tre femra), thuhet në njoftimin e prokurorisë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vitin 2024, qytetarët e Maqedonisë do të kenë tetë fundjavë të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tetë janë ose të premten ose të hënën dhe janë të lidhura me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët jopune kalojnë të hënën. Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të Vitit të Ri, kur ditë jopune është data 1 janar, e hënë. Dita e dytë jopune që përkon me fundjavën është 7 janari, dita e Krishtlindjes, e cila është të dielën, por kalohet si ditë jopune në…
Nata e ndërrimit të viteve këtë vit do vijë me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme në Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi disa nga detajet e mbrëmjes dhe i ftoi të gjithë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të shijuar nga afër koncertin dhe festivalin e fishekzjarrëve. “Në pjesën e parë të ditës së datës 30 kemi cirkun e Tiranës që do të zbavitë të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit, me numrat që ato kanë kohë që i përgatisin. Për të vazhduar pastaj në pjesën e pasdites me një bandë italiane shumë e famshme, për…
Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se do të kryente një grabitje. Mediat helene raportojnë se në momentin e arrestimit 37-vjeçarit shqiptar i është gjetur një pistoletë me 13 gëzhoja. Arrestimi i shqiptarit u bë në zonën e Ajos Pandeliomonas të kryeqytetit grek Athinë gjatë orëve të paradites të sotme. Policia po ushtronte kontrolle në zonë në momentin që ka pikasur shqiptarin dhe e ka ndaluar në mënyrë që të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit,i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan por u kap shpejt prej forcave të rendit.…
Nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”, në mesditën e djeshme, në SPB Shkup është raportuar se dy persona (punëtorë në Burgun e Idrizovës) janë sjellë me lëndime. Sipas njoftimit, pas prishjes së rendit dhe qetësisë publike me një përplasje fizike mes të burgosurve, gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë së burgjeve, ata janë sulmuar fizikisht nga i dënuari D.N.(26) ku edhe janë lënduar. Autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. Përleshje në mes të burgosurve në Idrizovë, lëndohen dy policë appeared first on Telegrafi.











