Festa e ditëlindjes së një 15-vjeçareje në Meksikë është kthyer në një masakër, pasi gjatë të shtënave me armë zjarri janë vrarë 5 persona dhe kanë mbetur të plagosur 26 të tjerë.
Mediat vendase raportojnë se sipas prokurorisë objektiv ka qenë kreu i një bande droge, i cili mendohej se ka qenë pjesë e festës.
Nga të shtënat me armë janë vrarë pesë persona (dy meshkuj dhe tre femra), thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.