Author: shqiperia

Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që zjen. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane pësoi disa dështime njëri pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023. Dhe për këtë politikanët lokalë fajësojnë politikën federale. Sipas sondazheve tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së. Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të saj, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shpreh pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i…

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me mjegull në lugina.. Në orët e pasdites në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e vende-vende në pjesët perëndimore dhe herë pas here më e fortë nga drejtimi perëndimor në jugperëndim. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus 3 deri në 4 gradë , ndërsa gjatë ditës nga 6 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me mjegull paradite. Në orët e pasdites për një kohë…

Lexo më shumë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre luksoze. Policia ka përcaktuar se tragjedia që mori jetën e Rakesh dhe Teena Kamal dhe vajzës së tyre adoleshente, Arianna, ishte një vrasje – vetëvrasje. Rakesh Kamal, 57 vjeç, besohet se ka qëlluar gruan e tij, Teena, 54 vjeç dhe Arianna, 18, përpara se të kthente armën kundër vetes brenda vilës së tyre në Dover. Në vendin e krimit dhe konkretisht pranë trupit të bashkëshortit është gjetur një armë, e cila nuk…

Lexo më shumë

Guvernatori i një rajoni rus tha dje se ai urdhëroi rindërtimin e nëntë shtëpive në fshat që u bombarduan gabimisht nga një prej avionëve luftarakë rusë. Incidenti ndodhi të martën dhe agjencia shtetërore e lajmeve RIA transmetoi një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes duke thënë se kishte pasur një “lëshim anormal të municioneve ajrore” mbi fshatin Petropavlovka në rajonin jugor të Voronezh. Guvernatori Aleksandar Gusev tha se nëntë shtëpi do të rindërtohen sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe dëme u shkaktuan gjithashtu në një shkollë të vogël lokale, një qendër kulturore dhe një ndërtesë administrative. Gusev tha…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë veprime në Rripin e Gazës të cilat përbëjnë gjenocid, tha të mërkurën vonë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, pasi Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze. “Këto janë akuza të cilat nuk duhet të bëhen lehtë… ne nuk po shohim ndonjë veprim i cili mund të përbëjë gjenocid. Ky është qëndrimi i Departamentit të Shtetit”, tha Miller gjatë konference me gazetarë. Ai ishte pyetur për kërkesën e Afrikës së Jugut, e cila kërkoi të martën që Gjykata Ndërkombëtare…

Lexo më shumë

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mot të vranët e reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në veriperëndim të vendit. Më pas gjatë orëve të paradites dhe mesdites reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët ndërsa në veri dhe qendër me intensitet mesatar ne formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike. Era do të jetë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/sek,ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.…

Lexo më shumë

Dashi Gjithçka duket e qetë, sot nuk do të ketë grindje dhe diskutime me partnerin/en. Megjithatë Marsi është duke u përpjekur për t’ju vendosur shkopinj në rrota. Beqarët do të kenë shumë mundësi për të bërë kontakte të reja me njerëz interesantë. Planetët ju japin mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike. Kapini ato në ajër. Demi Sot, çiftet që kanë pasur probleme dhe diskutime, më në fund do të gjejnë një marrëveshje ose do të shkatërrojnë gjithçka. Nuk do të ketë kushte gjysma për askënd. Zemrat e vetmuara do të jenë gati të bien në dashuri, do…

Lexo më shumë

Kjo është stina e mandarinave. Ky frutë i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues. Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht. Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj. Mban nën kontroll kolesterolin Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të…

Lexo më shumë

Shumë Dhoma të Përfaqësuesve nëpër shtete të ndryshme amerikane u evakuuan të mërkurën në mëngjes pas kërcënimeve me bomba, të paktën disa prej të cilave u përcaktuan si mashtrime, sipas zyrtarëve shtetërorë të zbatimit të ligjit dhe raporteve të mediave. Zyrtarët lokalë raportuan se u bënë kërcënime ndaj kryeqyteteve shtetërore në Konektikat, Xhorxhia, Kentaki, Miçigan, Misisipi dhe Montana. Policia kontrolloi ndërtesat dhe nuk raportoi se ka gjetur ndonjë eksploziv ose pajisje të dyshimtë deri të mërkurën pasdite. Departamenti i Sigurisë Publike në Misisipi tha se kërcënimi u sqarua se ishte mashtrim. Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme të Administratës në Montana…

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka mbërritur në aeroportin e Kosovës, në kuadër të vizitës së tij. Ai është pritur në aeroport nga Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Cameron ditën e nesërme do të zhvillojë takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kjo është vizita e parë që David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. ”Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore…

Lexo më shumë