Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre luksoze. Policia ka përcaktuar se tragjedia që mori jetën e Rakesh dhe Teena Kamal dhe vajzës së tyre adoleshente, Arianna, ishte një vrasje – vetëvrasje. Rakesh Kamal, 57 vjeç, besohet se ka qëlluar gruan e tij, Teena, 54 vjeç dhe Arianna, 18, përpara se të kthente armën kundër vetes brenda vilës së tyre në Dover.
Në vendin e krimit dhe konkretisht pranë trupit të bashkëshortit është gjetur një armë, e cila nuk ishte e regjistruar. Prokurori fillimisht kishte folur për një incident të “dhunës në familje”, duke theksuar se nuk kishte dyshime për grabitje apo përfshirje të një personi tjetër.
Megjithatë, prokurori nuk pranoi ta quante tragjedinë një vrasje-vetëvrasje – apo edhe të konfirmonte se të tre u qëlluan – deri në raportin mjekësor.
Një i afërm i cili i ka telefonuar të enjten pas Krishtlindjeve dhe ata nuk u përgjigjën doli nga shtëpia e tyre dhe u gjend përballë pamjes së trishtë.
Vajza e çiftit ishte studente e parë dhe kishte shkuar në shtëpi për pushimet e Krishtlindjeve. Sipas raporteve të shtypit, Kamalët po përballeshin me probleme financiare.
Një vit më parë, familjes i kishte humbur një pjesë e madhe e pasurisë dhe gruaja e biznesmenit kishte shpallur falimentimin. /vizionplus.tv