Author: shqiperia

Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka qenë në qendër të MDR, transmetuesit publik gjerman. Në një artikull të veçantë për Tiranën, transmetuesi publik gjerman shkruan se “piramida” e ndërtuar në kujtim të diktatorit në qendër të kryeqytetit Tiranë, tani është një qendër e teknologjisë së lartë. MDR nënvizon se Piramida shihet nga qytetarët e saj si simbol i Tiranës dhe se godina e ish-diktatorit tani synon të përçojë mesazhin e lirisë. Shkrimi i plotë: Për dekada në Shqipëri u hoq gjithçka që të kujtonte të kaluarën komuniste. Nga të gjitha ka mbijetuar “piramida” e…

Lexo më shumë

Ulja e numrit të nxënësve në shumë shkolla fillore të vendit ka shtyrë drejtuesit e caktuar të këtyre Institucioneve te propozojnë ndryshime ligjore që paralelet të mund të funksionojnë edhe me më pak nxënës. Përveç kësaj, ata thonë se në klasat ku numri I nxënësve është më I ulët cilësia e realizimit të procesit mësimor është më e lartë. Gazmend Ganiu, ish mësues I grupit klasor dhe tashmë drejtor i shkollës fillore “Dituria” në Likovë vlerëson se numri adekuat I formimit të një paralele është 15 nxënës. “Tash me numër më të vogël arsimtari I grupit klasor apo lëndor ka…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë, Greqi më 28 dhjetor. Sipas medieve fqinje, një 60-vjeçar ka goditur me thikë babanë e tij, 80 vjeç. Ky i fundit u gjet i plagosur me thikë në gjoks dhe në fytyrë. Që në momentin e parë, policia e Chanias foli për një akt kriminal dhe menjëherë nisi mbledhjen e provave dhe dëshmive për të zbardhur identitetin e autorit apo autorëve. Autoritetet janë lajmëruar nga djali i tij, i cili pohoi se gjeti të atin të mbuluar nga gjaku. Por, dëshmitë dhe provat e mbledhura ng policia çuan në arrestimin e 60-vjeçarit mesditën e…

Lexo më shumë

Në një konferencë për media e mbajtur sot, Grupi Këshillues i të Pavarurve për Karposh ka mohuar kategorikisht akuzat për punë të paligjshme ndaj këshilltares së tyre, Nevena Georgievska. Ata kanë bërë thirrje për falje publike dhe kanë paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh, do të nisin një padi për shpifje. Grupi ka bërë të ditur se ata nuk kanë dorëzuar asnjë amendament në Buxhetin e Komunës së Karposhit për vitin 2024. Përkundrazi, ata kanë avokuar për tejkalimin e mosmarrëveshjeve me grupin këshillues të OBRM-PDUKM-së, i cili ka dorëzuar mbi 4000 amendamente në buxhet me qëllim bllokimi. Në deklaratën e…

Lexo më shumë

Edhe pse në “arrest shtëpie” dhe i ndaluar me vendim gjykate që të komunikojë me çdo person tjetër përveç familjes, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka gjetur një tjetër zgjidhje për të komunikuar me mbështetësit. Ish-kryeminsitri Berisha ju është drejtuar si “Papa” mbështetsve që ndodheshin poshtë banesës së tij duke u folur nga ballkoni i banesës. Në fjalën e tij Berisha nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama, por edhe ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së. Berisha e ka cilësuar dënimin e tij politik. “Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë…

Lexo më shumë

Të paktën tre persona u vranë sot nga bombardimet ruse në Ukrainë, pas disa ditësh bombardimesh masive me dhjetëra të vdekur dhe të plagosur. Forcat ruse shënjestruan fshatin Sandove, në rajonin Kherson, duke vrarë një banor. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e tij nën rrënojat e shtëpisë së tij, tha guvernatori i atij rajoni, Oleksandr Prokudin, në një postim në Telegram. Një grua u vra në komunitetin Novotiaginka në të njëjtën zonë, shtoi Prokudin. Rajoni Kherson, ku lumi Dnieper ndan forcat ruse dhe ukrainase, është shënjestruar shpesh nga granatimet ruse që kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti me të…

Lexo më shumë

Pas shkarkimit të Jorgo Goros dhe me Fredi Belerin në burg, Bashkia e Himarës aktualisht ka mbetur pa drejtues. Por sipas mediave greke, kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka gjetur një zgjidhje alternative deri në momentin që gjykata të japë vendimin final për Belerin. Gazeta greke “Kathimerini” raporton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditëve të fundit të 2023-it ka zhvilluar një bisedë me ish-deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, ku i ka kërkuar këtij të fundit që të drejtojë Bashkinë e Himarës për një periudhë 6 mujore. Sipas kësaj gazetete Rama i ka telefonuar dy herë Tavos,…

Lexo më shumë

Nga Ervin Sina  Në javën e dytë të stërvitjes së nisur në Kenia atletja jonë kryesore, Luiza Gega, ndjehet mirë dhe e konsideron këtë fazë përgatitore në Afrikë mjaft të rëndësishme për dy garat e mëdha të verës, kampionatin europian të Romës dhe olimpiadën e Parisit. “Kjo është stërvitja bazike, ku është me shumë kilometra, por është stërvitja kryesore përsa i përket asaj që unë dua të arrij në sezonin e verës ku më presin dy aktivitete shumë të rëndësishme, siç është Kampionati Evropian. Unë tashmë shkoj dhe si kampione Evrope dhe kam një barrë më të larë mbi shpatulla.…

Lexo më shumë

“Drejtimi rrugor Dibër-Komuna e Zhupës që nga pasditja e sotme është mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në komunikacion”, njofton Shoqata e Automjeteve të Maqedonisë. Siç informojnë ata, komunikacioni është ndërprerë nga ora 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e mullirit”. /Telegrafi/ Rruga Dibër-Mavrovë është mbyllur për qarkullim appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Në 15 janar rinis punimet parlamenti, por edhe viti 2024 pritet të sjellë të njëjtat pamje në seancat plenare, me opozitën që ngre barrikada me karrige dhe ndez flakadanë në sallën e kuvendit. Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të bllokojnë mbledhjet e parlamentit derisa mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, për vendosjen e një bashkëkryetari të ri në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe miratimin e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar të PD. Por protesta e opozitës nuk pritet të sjellë probleme për mazhorancën, e cila për 3 muaj ia…

Lexo më shumë