Author: shqiperia

Nëse nuk ke një model no-frost (kundër ngrirjes), akulli në frigorifer mund të shndërrohet në një armik për t’u luftuar dhe me kalimin e kohës mund të provokojë problematika teknike dhe një konsum më të madh energjie. Nëse ky është rasti yt atëherë duhet të shkrish frigoriferin tënd të paktën tre herë në vit, mundësisht gjatë ndërrimit të stinës. Cilat janë fazat ? – Hiq nga frigoriferi të gjitha ushqimet; hidh ushqimet e skaduara, vendos në një termus ushqimet që akoma mund të përdorësh. – Fike frigoriferin duke hequr spinën dhe vendos disa peceta të thata përtokë, ose një legën.…

Lexo më shumë

Sot, Komuna e Gazi Babës ka gëzuar me lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës së parë për vitin 2024. Nëna e lumtur, Xhejlan Sejdi, ka shtuar gëzimin në shtëpinë e saj, pasi kjo është fëmija i katërt femër në familjen e tyre. Kryetari i Komunës, Boban Stefkovski, ka shfaqur solidaritetin dhe gëzimin e bashkisë duke dhuruar një shpërblim monetar prej 20 mijë denarë nënës Xhejlan Sejdi. Fëmija i parë i lindur në vitin 2024 në Komunën e Gazi Babës është një vajzë, duke sjellë një kënaqësi të veçantë për familjen. Komuna Gazi Babë shpreh dëshirën për të krijuar kushte të…

Lexo më shumë

BRUKSEL-NATO njoftoi të mërkurën se do të ndihmojë në blerjen e deri në 1000 raketa Patriot në mënyrë që aleatët të mund të mbrojnë më mirë territorin e tyre ndërsa Rusia shton sulmet e saj ajrore në Ukrainë. Agjencia për Mbështetjen dhe Prokurimin e NATO-s tha se do të mbështesë një grup kombesh, duke përfshirë Gjermaninë, Holandën, Rumaninë dhe Spanjën, në blerjen e Patriotëve, të cilët përdoren për t’u mbrojtur kundër raketave lundruese dhe balistike, si dhe avionëve armiq. Sipas burimeve të industrisë, kontrata mund të jetë rreth 5.5 miliardë dollarë. Agjencia tha se “kombet e tjera përdoruese pritet të përfitojnë nga…

Lexo më shumë

SHBA– Katër fëmijë vdiqën të martën mbrëma pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi me dy familje në qytetin verilindor të Connecticut të Somers. Fëmijët, të moshës 5, 6, 8 dhe 12 vjeç, u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin 11 persona, thanë zyrtarët. Zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 dhe në kohën kur ekipet e zjarrit mbërritën, flakët po shfaqeshin nga dritaret në katin e parë dhe të dytë, tha shefi i zjarrfikësve të qytetit, John Roache. Të paktën një person u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve. Roache tha se ekuipazhet e zjarrfikësve e kishin të vështirë të hynin…

Lexo më shumë

Kryetarët e komunave të Kavadarcit, Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë, Mitko Jançev, Andon Saramandov dhe Llazar Petrov, tetë shoqata të qytetarëve mjedisorë dhe alpinistë, me mbështetjen e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nisën iniciativën për shpalljen e malit Kozhuf Park Kombëtar njoftuan iniciatorët. Siç thuhet në njoftim, mali Kozhuf gjendet në territorin e komunave Kavadarcit, Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Me një sipërfaqe prej 893 kilometra katrorë, është një nga malet e pakta në Maqedoni me florë, faunë jashtëzakonisht të pasur dhe unike, veçanti gjeologjike, burime ujore, veçori kulturore dhe historike me rëndësi kombëtare. “Për arsye gjeopolitike, në tetë dekadat…

Lexo më shumë

Muaji janar do të sjellë fat për disa nga shenjat e Horoskopit. Sipas parashikimeve të bëra nga astrologët gjatë janarit do të ketë disa tranzite të dukshme, të tilla si Mërkuri retrogradë në 1 janar dhe Marsi hyn në Bricjap më 4 janar. Dielli do të hyjë në Ujor në datën 23 të muajit. Më në fund, Afërdita do të hyjë në Bricjap në datën 23 të muajit, duke i lejuar shenjat e Tokës të jenë më produktive. Demi Ju po hyni në një epokë të re dhe të gjithë shohin rritje dhe ndryshim. Përqafimi i anës suaj artistike mund…

Lexo më shumë

Një altar i improvizuar, me një foto dhe disa qirinj të ndezur. Rreth e rrotull heshtje. Kështu i dhanë lamtumirën Erion Balit miqtë e komunitetit shqiptar të mbledhur në lokalin që kishte Bali, bar taverna la Grigliata, në via Francesco Soldi. Bali humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm. Ai po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar punë në restorantin e tij. 38-vjeçari humbi kontrollin e makinës, në rrethrrotullimin e San Felice dhe përfundoi duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Ekipet e emergjencës nuk mund të bënin asgjë. Erioni, i cili kishte një grua…

Lexo më shumë

Aleksandar Tasevski, sindikalisti i M-NAV-së, është thirrur në pyetje në polici, pasi dyshohet se përmes Facebook-ut i ka dërguar kërcënime kryesisë së Kontrollit të Trafikut Ajror. Tasevski për “Sitel” ka dhënë një deklaratë se nuk ka kërcënuar, por ka zbuluar keqpërdorimet e menaxherëve për punësimet e reja, ndërsa ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë më shumë. Ai është kryetar i Sindikatës për kontrollin e trafikut ajror, ndërsa në polici është raportuar nga menaxhmenti i M-NAV. /Telegrafi/ Aleksandar Tasevski thirret në pyetje sepse dyshohet për komunikime të kërcënueshëm appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Presidenti rus Vladimir Putin dënoi sot sulmin e kryer në Iran. Ai u shpreh “i tronditur nga egërsia e sulmit” pasi la të paktën 103 të vdekur pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, i cili u vra në vitin 2020. “Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse në egërsinë dhe cinizmin e saj”, tha presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për homologun e tij iranian Ibrahim Raishi dhe Ayatollah Ali Khamenei, sipas Kremlinit. “Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”, shtoi Putin, vendi i të cilit është aleat i Iranit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Të paktën 103 persona janë vrarë nga dy shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga SHBA, raportojnë mediat shtetërore të Iranit. Transmetuesi shtetëror Irib tha se dhjetëra të tjerë u plagosën kur shpërthimet goditën një procesion pranë xhamisë Saheb al-Zaman në qytetin jugor të Kermanit, raporton BBC.  Ai citoi zëvendësguvernatorin e Kermanit të thoshte se ishte një “sulm terrorist”. Videot treguan trupa në rrugë dhe ambulanca që po nxitonin në vendngjarje. Nuk ishte e qartë se kush ishte pas shpërthimeve dhe nuk kishte pretendime të menjëhershme nga ndonjë grup.…

Lexo më shumë