Author: shqiperia

Një person nga Tetova gjeti një çantë me para në denarë dhe euro, karta bankare, çelësa dhe dokumente personale. Ai e dorëzoi në polici dhe kërkoi të gjente pronarin dhe të kthente atë që kishte humbur. Çanta i ka rënë nga pakujdesia një burrë nga Shkupi, i cili duke udhëtuar përgjatë autostradës për në Tetovë është ndalur në një pikë karburanti. Policia ka nisur menjëherë kërkimin për të zotin e çantës dhe e ka gjetur pas rreth tre orësh e gjysmë. Ai ishte një banor i Shkupit, i cili ka udhëtuar për në Ohër, me shumë gjasa për të pritur…

Lexo më shumë

52-vjeçarja italiane që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit. Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb. Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës, por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë, mëson Vizion Plus. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Zogu…

Lexo më shumë

Në mesin e disa premtimeve që Labinot Tahiri kishte bërë lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët, ka qenë edhe ajo se ai nuk do të qethej derisa ky proces të finalizohej, premtim ky i cili nuk u mbajt. Pesë vite më parë, përmes llogarisë personale në Instagram, ai pati publikuar një fotografi ku kishte thënë nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri të liberalizohen vizat. “Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar atë kohë Labi. Një premtim tjetër ishte dhe ai kur dorëzoi pasaportën atë kohë, diplomatike, përderisa ishte dhe…

Lexo më shumë

Policia japoneze po heton nëse përplasja mes një avioni të linjave ajrore dhe një avioni më të vogël në aeroportin e Tokios ndodhi për shkak të neglizhencës profesionale, njoftuan mediat të mërkurën. Të paktën pesë persona u vranë në njërin avion dhe qindra të tjerë u larguan nga aeroplani tjetër që u përfshi nga flakët. Për mrekulli, të 379 pasagjerët arritën të largohen nga avioni Airbus A350 i Japan Airlines, që mori zjarr pasi u përplas me një aeroplan të vogël të Rojes Bregdetare, ndërsa ulej në Haneda mbrëmjen e së martës. Vetëm një nga gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit të…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë do të formojë Komision profesional për rastin me lehonën nga Dellçeva, e cila më 26 dhjetor të vitit 2023 vdiq në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në Shkup, e cila është sjellë në gjendje të vështirë shëndetësore nga Spitali klinik-Shtip. Nga zyra e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti për AIM thonë se formimi i komisionit profesional është me rekomandim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH). Ky Komision duhet ta shqyrtojë mënyrën e trajtimit dhe nëse janë bërë lëshime, ndërsa raporti pritet për dhjetë ditë. Inspektorët e ISHSSH-së menjëherë kanë kryer mbikqyrje në Spitalin klinik-Shtip…

Lexo më shumë

Nga dita e enjte do të nisin inspektimet në shkallë vendi për rritjen e sigurisë në ndërtesa ndaj zjarrit. Ky është urdhri i ri i ministrisë së Brendshme. Të gjitha institucioneve përgjegjëse në çdo bashki u është kërkuar  të kontrollojnë në mënyrë periodike masat dhe mjete mbrojtëse nga zjarri në çdo objekt me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut. Ky urdhër vjen pas zjarrit masiv në qendrën tregtare në Lushnjë ditën e Krishtlindjes, që nxori edhe më shumë mangësitë në përballimin e situatave të tilla./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Edicioni në spanjisht i revistës së njohur “Elle”i ka kushtuar një artikull Shqipërisë ku e cilëson si një ndër destinacionet më të rëndësishme europiane për spanjollët gjatë 2024-ës, duke u ndalur në Vlorë, mes plazheve e maleve, lagunës së Nartës e ishullit të Zvërnecit, turizmit kulturor e atij kulinar duke vlerësuar me 5 yje tavën tonë të kosit. “93% më shumë spanjollë krahasuar me një vit më parë, kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2023”, shkruan kryeministri Rama, krahas artikullit të shpërdarë në faqen zyrtare të Facebook-ut të tij. Artikulli i “Elle” Tashmë po bëjmë plane për të udhëtuar…

Lexo më shumë

Që prej 31 Dhjetorit e në ditët e para të Janarit 2024, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit ka shtuar efektivët e policisë në çdo rrugë të qytetit. Masat e shtuara nga DVP Berat me 30% më shumë efektivë nga çdo sektor e komisariat kanë pasur si qëllim, jo vetëm normalizimin e qarkullimit të shtuar të automjeve në rrugë por edhe kapjen e personave në kërkim, kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike në doza, uljen e kriminalitetit, rritjen e sigurisë rrugore etj. Për shkak edhe të lëvizjeve të shumta në rrugë, që prej…

Lexo më shumë

Ministria e Kulturës ka ndarë 1,8 milionë denarë (29.265 euro) për Karnavalin e Vevçanit. Marrëveshjen për financimin e një prej karnavaleve më të vjetra evropiane dhe të parave në vend sot në Vevçan e firmosën ministrja e Kulturës Elizabeta Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetari i Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski. Në dy vitet e fundit Ministria e Kulturës nuk ka ndarë mjete financiare për Karnavalin e Vevçanit, për shkak të pengesave administrative, sqaroi ministrja. “Kur shpallen rezultatet e konkursit vjetor, ngjarja tashmë ka përfunduar dhe komisionet nuk mund të japin ndihmë financiare për një projekt të përfunduar. Prandaj, pas atij incidenti, kemi…

Lexo më shumë

Tre balona kineze fluturuan mbi ishullin e Tajvanit të martën, tha ministria tajvaneze e mbrojtjes, hera e parë që raporton se balonat kaluan ishullin që nga njoftimet për një valë balonash që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit në fillim të muajit të kaluar. Mundësia që Kina po i përdor balonat për qëllime spiunazhi u bë një çështje globale në shkurt të vitit 2023, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që thanë se ishte një balonë kineze vëzhgimi. Kina tha se balona ishte një mjet civil që doli nga trajektorja në mënyrë aksidentale. Tajvani është në gatishmëri të lartë si rezultat…

Lexo më shumë