Author: shqiperia

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se janë shpëtuar personat që mbrëmë kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës. Siç sqarojnë QMK, të ngecurit në borë në afërsi të Ponikvës në Bjeshkët e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti i tyre është nxjerrë nga bora. “Ky është reagimi i shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit vullnetar të shpëtimit malor “Osogova” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet terreni në borë në Ponikavë, malet e…

Lexo më shumë

Paulo Dybala ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë euro në kontratën e tij me Romën dhe Chelsea thuhet se po mendon të bëjë një lëvizje në mes të sezonit për yllin argjentinas. 30-vjeçari argjentinas ka qenë një figurë e rëndësishme për Giallorossi që nga ardhja e tij në një transferim të lirë në verën e vitit 2022, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 14 asistime në 56 paraqitje gjithsej, duke përfshirë golin e parë në finalen e Ligës së Evropës. Dybala ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Romën dhe klubi është i prirur…

Lexo më shumë

Paulin.D, 63 vjeç dhe Alfred.D, 35 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe. Sipas njoftimit të uniformave blu, dy të arrestuarit mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen.   “Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur”, njoftojnë blutë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet më të jashtëzakonshme arkitekturore. “Çdo vit, lista e ashtuquajtur “Works of Wonder” nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN. “Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, shton ai. “E rikonceptuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i…

Lexo më shumë

Në Departamentin e Shtetit Amerikan, ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së, Oliver Spasovski, ka takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Siç njoftojnë nga MPB, takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u diskutua për disa tema, duke përfshirë mbështetjen e SHBA-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin në përgjithësi, progresin në luftën kundër korrupsionit, si dhe listën e sanksioneve amerikane. “Nëpërmjet programeve të trajnimit, operacioneve të përbashkëta, modernizimit të njësive të Ministrisë së Brendshme, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në respektimin e shtetit ligjor dhe veçanërisht në…

Lexo më shumë

Diplomacia ruse njoftoi sot se ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet me raketa në Jemen të nisura nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi. Irani dënon “shkeljen e sovranitetit kombëtar” të Jemenit Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani tha në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot se Republika Islamike “dënon fuqishëm” sulmet me raketa. “Ne dënojmë fuqishëm sulmet ushtarake të kryera këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kundër qyteteve të Jemenit”, theksoi zoti Kanaani.  “Ne i konsiderojmë ato një shkelje të…

Lexo më shumë

Udhëtimi tani është shumë më i lehtë se në të kaluarën. Megjithatë, sigurisht që ju ndihmon të keni një pasaportë të fortë në duart tuaja, e cila ju lejon të vizitoni shumë vende të ndryshme, pa pasur nevojë për procesin që kërkon shumë kohë për lëshimin e vizës. Për vitin 2024, Japonia ka zënë sërish vendin e parë, por këtë vit në krye së bashku me kombin ishull është pasaporta e Singaporit, Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Pasaportat e këtyre vendeve u lejojnë mbajtësve të tyre të hyjnë pa vizë në 194 vende të ndryshme. Ndërkohë, pasaporta e Shqipërisë renditet…

Lexo më shumë

Mbrëmjen e djeshme, bosi i mafias shqiptare, Elvis Demçe u dënua me 18 vjet e 6 muaj burg për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Matteo Costacurta, “Princi” që zgjodhi të bëhej një vrasës në shërbim të krimit të organizuar,  u dënua gjithashtu me 18 vjet burg. Nëse Demçe ishte organizatori, Costacurta ishte autori i pritës ndaj Alessio Marzanit, një kriminel i dënuar dhe tregtar droge. Ai u qëllua me katër plumba në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, por mbijetoi për mrekulli. Daniele Gallarello, i cili kishte lidhje biznesi me Demçen, kishte një problem. Marzani, i cili merrej me…

Lexo më shumë

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të rrisë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën vitin e ardhshëm financiar në 2.5 miliardë paund dhe do të vizitojë Kievin sot, njoftoi Downing Street. Zyra e Sunak tha se fondet shtesë, 200 milionë paund më shumë se dy vitet e mëparshme, do të ndihmonin Ukrainën të blejë mijëra drone ushtarake, duke përfshirë dronët e vëzhgimit, dronët detarë dhe dronët që mund të kryejnë sulme me rreze të gjatë. “Unë jam këtu sot me një mesazh: as Britania nuk do të tërhiqet”, tha Sunak në një deklaratë, duke përshëndetur vendosmërinë e Kievit për…

Lexo më shumë

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 00:32 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 120 km në jug të Shkupit, në zonën e Prespës, me magnitudë lokale të Rihterit 3.8. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë me intensitet të shkallës IV sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Manastir, Kavadar dhe rrethinë me intensitet të shkallës III sipas të njëjtës shkallë. Përveç shqetësimit tek qytetarët, sipas të dhënave fillestare nuk raportohet për dëme materiale. Mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e…

Lexo më shumë