Author: shqiperia

Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit. KEK do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme me qëllim marrjen dhe përthithjen e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë. Kreu i qeverisë u ndal te zhvillimi ekonomik i vitit që lamë pas si dhe te…

Lexo më shumë

Ambasadori evropian David Geer në një intervistë për AIM thekson se shqetësimi kryesor për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal është mundësia e rritjes së pandëshkueshmërisë dhe ajo që është treguar me kalimin e kohës, siç tha, është se pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, mosndëshkueshmëria është rritur. “Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin tonë ishin ndryshimet në Kodin Penal. Ne ishim të shqetësuar në atë kohë se kjo do të çonte në më shumë pandëshkueshmëri, kishte keqpërdorim të flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të çonte në mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe ajo që…

Lexo më shumë

 15 të shoqëruarit e një ditë më parë  për ekzekutimin mafioz të Gëzim Sinomataj, janë lënë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e policisë së Vlorës. Hetuesit nuk arritën të gjenin  prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar. Ndërsa përgjatë gjithë këtyre ditëve me dhjetëra furgona të policisë, forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe Reneas ndodhen në Vlorë duke ushtruara kontrolle të shumta. Nga hetimet e bëra deri më tani është zbuluar një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Makina rezulton e shitur në Vlorë, por…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për  mediat në Luginës së Preshevës deklaroi se Serbia është bërë pengesë e rrugëtimit europian të disa vendeve të rajonit “Një prej arsyeve që Ballkani Perëndimor është ende prapa në rrugën e integrimit në BE qëndron në faktin se ne kemi një fqinj, i cili nuk promovon vlerat evropiane dhe nuk ka zgjedhur rrugën e vlerave demokratike perëndimore, por ka zgjedhur rrugën e orientit apo bashkëpunimit me Rusinë”, tha Bislimi. Po ashtu Bislimi denoncoi mosrespektimin e të drejtave të komuniteteve në Serbi. “Një prej instrumenteve në funksion të diskriminimit është edhe mosnjohja…

Lexo më shumë

Një grua nga Gostivari ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person, pasi i njëjti i ka shitur banesën që nuk ka qenë e tij. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “41-vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë…

Lexo më shumë

Pasi Lisa Bonet  dorëzoi letrat e divorcit nga Jason Momoa  dy vjet pasi çifti njoftoi se ishin ndarë, aktori hollivudian zbuloi se nuk kishte shtëpi. Ai ka shpjeguar për “Entertainment Tonight” se është duke punuar për dokumentarin “On the Roam” dhe për këtë arsye udhëton shumë. “Tani për tani nuk kam as shtëpi. Unë jetoj në rrugë”,  tha ylli i “Aquaman”. Seriali i dokumentarëve me të cilin po punon ndjek takimet e tij me sipërmarrës, muzikantë dhe sportistë gjatë udhëtimeve në SHBA. Premiera e këtij projekti të tij është më 18 janar në platformën Max. Jason Momoa pas…

Lexo më shumë

Artmotion platforma më e pasur sportive në Kosovë ka siguruar edhe një ekskluzivitet, UFC garën më prestigjioze dhe më të shikuar të sporteve luftarake në Botë. The Ultimate Fighting Championship apo UFC është gara më elitare e MMA (Mixed martial Arts) Sporteve të Përziera Luftarake që përmban 11 kategori në total, 8 në konkurrencën e meshkujve dhe 3 në atë të femrave dhe të cilat organizohen nën Rregullat e Unifikuara të Sporteve Luftarake të Përziera (Mixed Martial Arts). Spektaklet e UFC në Artmotion fillojnë këtë vikend, të dielën herët në mëngjes nga ora 01:00 me betejën midis Magomed Ankalaev dhe…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kabinetin e tij ka pritur Ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Filipidu. Siç njoftojnë nga MPJ, në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha dhe gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e tyre. “Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, ku u shqyrtuan edhe masat si dhe aktivitetet, të cilat Qeveria i realizon në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës”. “Mbështetja e pahamendshme e Greqisë për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimi në…

Lexo më shumë

Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës Sarandë, Aida Demi. Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale. Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni. Aida Demi mori detyrën në shtator të vitit 2021, pas dorëheqjes së Andri Dhimës. Më herët, Demi mbante detyrën e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Sarandës./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Tre të rinj shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht mesditën e të shtunës, 6 janar, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, për arsye që ende nuk dihen. Më 8 janar, policia malazeze zbardhi emrar e tre prej personave të arrestuar. Bëhet fjalë për  Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic. Saakq, Policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, për shkak të sjelljeve të dhunshme në dëm të tre shqiptarëve. Kallëzimi është bërë për…

Lexo më shumë