Author: shqiperia
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme në TV21, tha se është e kundërta. Sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni. “Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak”. “Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti…
Bakllavaja është një ëmbëlsirë fantastike, për origjinën e së cilës, Greqia, Turqia dhe shumë vende të Lindjes së Mesme nuk po bien dakord edhe sot. Asirianët pretendojnë se ata e kanë bërë bakllavanë të parët që në shekullin e 8 para Krishtit, duke bërë petën e bukës, mbushur me arra dhe mjaltë dhe pjekur në furrë druri. Megjithatë, Greqia dhe Turqia akoma vazhdojnë të jenë në konflikt sa i përket bakllavasë. Konflikti mes dy vendeve për origjinën e kësaj ëmbëlsire mori nota politike në 2006 kur grekët qipriotë vendosën ta quanin ëmbëlsirën si të tyren. Për turqit kjo ishte një…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski sot e lëshuan në përdorim pishinën e rikonstruktuar në Strugë, projekt i realizuar me mjete buxhetore përmes Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 1.6 milionë euro. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kovaçevski shprehu kënaqësinë që pas 20 vitesh pishina e variantit të mbyllur sërish është në dispozicion të struganëve, siç tha ai, “kujtimi i shumë gjeneratave”. Ai tha se objekti përsëri do të jetë krenari e Strugës dhe krenari e të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të notit. “Pishina e mbyllur është rikonstruktuar tërësisht…
Në fshatin Hajmel në Shkodër, në atmosferën e Krishtlindjeve është rikrijuar qyteti i Betlehemit dhe skema e lindjes së Jezu Krishtit. Me qinda aktorë luajnë në rolet nga besimtarët e deri tek foshnja në rolin e Krishtit. Pamje që na kthejnë pas në kohë, në një nga ngjarjet që ndryshoi historinë e botës. Të përgatitur deri në detaje, banorët e fshatit kanë krijuar çdo skemë si para 2 mijë vjetëve. Besimtarë të të gjitha moshave u bashkuan që të rikrijojnë atmosferën e lindjes së Krishtit dhe ngajrjet bazuar n2ë shkrimin e shenjtë. Mbi 300 është numri i figurantëve në këtë…
Ndonjëherë duket e vështirë të ndryshosh dikë, por gjërat janë më të thjeshta nëse ju vërtetë e ‘zotëroni’ zemrën e partnerit tuaj. Ky i fundit do të jetë i gatshëm të ndryshojë një listë gjërash për të mirën e marrëdhënies, nëse vërtetë ia keni vjedhur zemrë. Ai nuk ka frikë të tregojë anën e tij emocionale Stereotipet duan që meshkujt të fshehin emocionet e tyre, veçanërisht ato të trishtimit. Të gjithë kemi dëgjuar “Burrat nuk qajnë”. Pra, shumica prej tyre do t’ju shmangin nëse do t’ju takojnë kur nuk ndihen mirë psikologjikisht ose do të përpiqen të fshehin atë që ndjejnë pas mantelit…
Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD. Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike? “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të…
Zbulohet arsenal armësh në Gramsh, dyshohet se u përket grupeve kriminale të qarkut të Elbasanit
Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Mësohet se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë. Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje. Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit. Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare./vizionplus.tv
Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B, kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për…
Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas informacioneve të para, lehona së pari është dërguar në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen. Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë. Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme. Ndërroi jetë një lehonë në klinikat e Shkupit, shpëtohet…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak Greqinë pasditen e kësaj të marte. Një 18-vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij, pas sherrit që kishin për rrobat. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Nea Smyrni, ku dy vëllezërit ishin në banesë së bashku me motrën e tyre, nënën dhe gjyshen. Ata nisën fillimisht debatin me fjalë, duke e vijuar më pas përplasjen me grushta dhe shkelma. Më pas 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë që ndodheshin në dhomë dhe ka ndjekur nëpër shtëpi vëllaine tij. Ky i fundit, vetëm 16-vjeç, në tentativë për të…