Author: shqiperia
Kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti, të LP-së, Skender Rexhepi, të PDE-së, Arijanit Hoxha dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni. Lexo po ashtu Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6 Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha tjerash tha se kjo garë e Frontit Evropian është si UÇK e vitit 2001 në Maqedoni dhe se prijësi i tyre është Ali Ahmeti. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit oponentëve ju tha se kjo është garë me Rusinë jo me kryetarët e opozitës. Skender Rexhepi tha…
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviq, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë. “Përkrahja e plotë i është shprehur nënkryetares së partisë, Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në APKE, që të votojë kundër pranimit të të ashtuquajturës Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e partisë të publikuar më 24 mars. PDP-ja është njëra nga anëtaret e Frontit Demokratik (FD) të shpërbërë prorus dhe proserb dhe përbën shumicën…
Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6. Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3./Telegrafi/ Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6 appeared first on Telegrafi.
Kërkohet kujdes i madh nga shenja të caktuara deri më 31 mars. Balancat janë të prishura dhe nuk mungojnë të papriturat – në të gjitha fushat me fokus personalen. Dashi Jeni veçanërisht të shqetësuar këto ditë, pasi e keni kuptuar se nxitimi dhe impulsiviteti nuk janë gjithmonë diçka pozitive. Deri në fund të muajit do të mund ta kanalizoni energjinë tuaj në të menduarit dhe reflektimin, por pa nxituar në përfundime. Bëni zgjedhje që përputhen me dëshirat dhe aspiratat dhe veproni me largpamësi. Vendimet e shpejta ju kanë shërbyer mirë në të kaluarën, por për të ruajtur ekuilibrin në jetën…
Kur Vladimir Putin erdhi në pushtet në vitin 2000, ai e bëri të qartë një gjë menjëherë: ai do të ishte ndryshe nga paraardhësit e tij – Boris Yeltsin dhe Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik – në përgjigjen e tij ndaj terrorizmit. Ky ndryshim do të manifestohej në vendosmërinë e tij të deklaruar për të mos vyshkur kurrë nën presion. Ashtu si shumë oficerë të trajnuar dhe të traumatizuar nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Putin ishte i bindur se shteti rus ishte aq i brishtë sa mund të shembet në çdo moment nëse armiqve të tij u…
Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar SH.T. Andrea Silvestri, ambasador i Republikës së Italisë në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Në takim, theksojnë nga atje, u theksua miqësia e madhe dhe e sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e krijuar në 30 vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve. Sot, të dy vendet, konstatuan bashkëbiseduesit, kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të zhvilluara dhe janë partnerë të besueshëm në Aleancën e NATO-s. “Republika Italiane, siç u theksua, është një mbështetëse e fortë dhe e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike dhe reformuese. U theksua…
Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se për momentin nuk ka informacion për pohimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski se duhet shtuar siguria policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar. Kjo, sipas tij, nuk është përgjegjësi e ministrit por e drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike. Lexo po ashtu Toshkovski: Është keqpërdorim politik që OBRM-PDUKM të akuzohet për zbatimin e një “skenari rus” “Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski e ka komandën e artë dhe për këtë vendos nëse dalin të dhëna të caktuara. Tasevski deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër…
Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit këtë javë, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar për çdo shenjë, duke nisur nga puna dhe ekonomia deri të shëndeti dhe dashuria. Dashi: Sa i përket vendosjes së Hënës, duke qenë që është pjesë e këtij boshti, Dielli është te Dashi dhe Hëna është te Peshorja, ajo që është e rëndësishme është që kanë qartësi me njerëzit me të cilët bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë. Është një Hënë që lehtëson shumë komunikimin me të tjerët në ambientet e punës…
Antibiotikët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet dhe e ruajnë atë nga efektet e ndryshme anësore. Njerëzit shpesh preferojnë antibiotikë të disponueshëm në treg por harrojnë faktin se ka shumë antibiotikë natyralë të pranishëm në kuzhinë. Hudhra Hudhra është mjaft e dobishme për trupin. Karakteristikat antibiotike, anti-kërpudhore, anti-virale ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksionet e ndryshme. Kanellë Kanella është një nga antibiotikët më të mirë natyrorë që e mban trupin të shëndetshëm. Përmban shumë antioksidantë dhe forcon sistemin imunitar. Mjalti Mjalti është një nga antibiotikët më të mirë. Konsumi i mjaltit ndihmon në mbrojtjen e trupit dhe mikrobeve…
Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në qendër të Kievit , menjëherë pasi sirenat paralajmëruan për një sulm ajror rus kundër kryeqytetit ukrainas, sipas gazetarëve të AFP. Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar rreth orës 10:30. “Shpërthime në kryeqytet. Nxitoni në strehimore!”, ka shkruar në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Sipas autoriteteve të Kievit, mbetjet e një rakete ranë në një lagje të kryeqytetit dhe një ndërtesë banimi u dëmtua. Dje forcat ruse nisën sulme masive ajrore në Kiev dhe rajone të tjera të Ukrainës. Gjithashtu janë vënë në gatishmëri edhe forcat e armatosura të Polonisë, të cilat…












