Author: shqiperia
Rezolutë e re në OKB për armëpushim në Gazë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 25 mars sërish do të tentojë të miratojë një tekst që bënë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë, përderisa nuk dihet nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin veton, teksa ka shenja se është dobësuar mbështetja e Uashingtonit për Izraelin. Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë…
Shoqata e mjekëve privatë amë kanë kërkuar që të miratohen ligjet e reja me të cilën do të kishte më shumë mbrojtje për personelin mjekësor. Kjo vjen pas vrasjes së mjekut Aco Trpovski i cili u gjet i vdekur në një parking para poliklinikës “Zhelezara” në Shkup. “Pres që organet të ndjekin dhe të na tregojnë se çfarë po ndodh. Ndjehemi të pasigurt…Të gjithë kemi pacientë me probleme psiqike, pacient që janë të varur. Dëshirojmë hapësirë dhe rajon të sigurt që të punojmë”, tha kryetarja e Shoqatës, Lipija Çolakova Dervishova. Ajo tha një gjest i tillë i dhunës nuk duhet…
Forcimi i mëtejshëm i masave të sigurisë, për shkak të Javës së Shenjtë Katolike, që nis sot, është vendosur nga komisioni i posaçëm përgjegjës për sigurinë që u mblodh në Ministrinë e Brendshme të Italisë. Përveç aeroporteve, stacioneve, sinagogave dhe ambasadave, rëndësi të madhe i kushtohet edhe të gjitha vendeve ku do të zhvillohen ceremonitë fetare, duke filluar nga Vatikani dhe Koloseu, në Romë. Ditën e djeshme Vatikani kremtoi me madhështi të Dielën e Palmës, duke tërhequr një numër të madh besimtarësh, italianë dhe vizitorë në Qytetin e Përjetshëm. Në të njëjtën kohë, u vendos që të rritet aktiviteti parandalues…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka njoftuar se koalicionit Fronti Europian do t’i bashkëngjitet edhe Ziadin Sela. “Sigurisht se në ditët në vijim do të arrijmë që ta jetësojmë ta materializojmë. Do na shihni të gjithëve këtu së bashku. Sigurisht se hap pas hapi bëhen punët”, tha Ahmeti. Frontit Europian sot iu bashkëngjitë edhe kryetari i PDE-së, Arianit Hoxha dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi./Telegrafi/ Ahmeti paralajmëron edhe Ziadin Selën si pjesë e koalicionit me Frontin Evropian appeared first on Telegrafi.
Gaforrja është një ndër shenjat që do të ndikohen më shumë nga eklipsi dhe Hëna e plotë. Astrologia Meri Gjini ka dhënë këshillat e saj për këtë shenjë, e cila nuk duhet të marrë vendime të nxituara. “Hëna është planeti juaj drejtues kështu që ndikon në humorin tuaj dhe në mënyrën se si ndiheni emocionalisht, sidomos kur është Hënë e plotë, ndikimi është shumë më i madh dhe jeni më të brishtë sa i përket pjesës së emocionit. Ka një shije të çuditshme, por vetëm gjatë orëve të para të paradites. Më pas do të futeni në një ritëm shumë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,33 %. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 den/l. Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të…
Pas informacionit, që befasoi opinionin, se të Bashkuar për Maqedoninë e Ljube Boshkoskit do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, Boshkoski thotë se vendimi i tij, i cili ende nuk është përfundimtar, është për arsye krejtësisht ideologjike. I pyetur nga “Fokus” për të sqaruar motivet e koalicionit me partinë, pasi akuzoi se për shkak të ish-liderëve të partisë ka përfunduar në burg, Boshkovski thotë: “Në vitin 2009 jam larguar nga OBRM-PDUKM, por ideologjia JO. E bëra këtë për shkak të sundimit totalitar të dy kushërinjve, Gruevskit dhe MijalLkovit, me të cilin nuk mund të pajtohesha si demokrat. Të gjithë qytetarët ishin…
Vjeshta është koha më e mirë për të shijuar mollët kështu që është e rëndësishme të din se si t’i ruani dhe të mbeten të shijshme për disa ditë. Shumë njerëz i mbajnë mollët në banakun e kuzhinës. Sidoqoftë, kini parasysh se ato do të zgjasin vetëm rreth një javë nëse i lini në atë vend. Për t’i mbajtur mollët të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, mbajini larg nga rrezet e diellit direkte. Nëse dëshironi të zgjatni jetëgjatësinë e tyre, mbajini në frigorifer. Në këtë mënyrë, ato mund të qëndrojnë të freskëta deri në gjashtë javë.…
Përmbytje katastrofike në Brazil, të paktën 25 të vdekur, qindra banorë evakuohen nga shtëpitë
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 25 persona në Brazil pas shirave të rrëmbyeshëm që detyruan mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në zonat malore të vendit. Ekipet e shpëtimit nxituan për të shpëtuar banorët e bllokuar në periferi të Rio de Zhaneiros. Ushtarët dhe zjarrfikësit të shoqëruar nga qen të trajnuar posaçërisht po kryejnë operacione kërkim – shpëtimi në zonat e prekura të Brazilit me autoritetet që flasin për një ” situatë kaotike “. Deri më tani në shtetin Espirito Santo janë regjistruar 15 të vdekur nga fatkeqësitë natyrore. 13 prej tyre u vranë në qytetin Mimojo do Sul.…
Digjet një fermë pulash në Tetovë
SPB Tetovë njofton se sot është djegur një objekt me inkubator për zogj në fshatin Kamjan. “Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka patur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4000 zogj. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikës së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Digjet një fermë pulash në Tetovë appeared…









