Author: shqiperia
Prokurori Publik, Bashkim Besimi është anëtarë i ri i Këshillit të prokurorëve publik. “Nga gjithsej 12 prokurorë nga Prokuroria Publike Republikane me të drejt të zgjedhjes të mbajtur të premten për Besimin kanë votuar gjashtë, ndërsa kandidatët tjerë Naum Panoski ka marrë katër dhe Ferat Elezi dy vota. Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët prokurori publik është anëtar sipas detyrës zyrtare, gjashtë anëtarë zgjidhen nga prokurorët publikë në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe katër anëtarë zgjidhen nga Kuvendi. Mandati i të zgjedhurve të anëtarëve të Këshillit zgjat katër vite me të drejtë për rizgjedhje./Telegrafi/ Bashkim Besimi…
Ministri plotësues i MPB-së, Mitko Bojmacaliev konfirmon se të shtunën kanë arritur 400.000 formularë për letërnjoftime. “Këto 400.000 formularë nga e shtuna janë nga magazinat e MPB-së. Kjo është nga dërgesat që vijnë në vazhdimësi. Në kushte normale nuk asnjëherë nuk do t’i njoftoja, por në kur jemi në kohën e lajmeve të rrejshme, unë vendosa që secilën dërgesë ta njoftojë për opinionin”, tha Bojmacaliev për “Klan Maqedoni”. Ai tha se më herët është njoftuar nga shërbimet zyrtare të MPB-së në nivel shtetëror, se ende nuk është zgjidhur problemi me përpunimin e dokumenteve personale. “Numri i dokumenteve të papërpunuara është…
Marrëdhëniet zakonisht fillojnë me zemrat dhe fluturat. Çdo gjë është e mirë dhe e shkëlqyer. Jeni dakord me njëri-tjetrin. Por, pas “muajit të mjaltit” ju filloni të tregoni mendimet, dallimet dhe personalitetet tuaja individuale. Atëherë përjetoni një luhatje në harmoninë e çiftit. Një marrëdhënie testohet. Në qoftë se do të keni zënka të shëndetshme, me të vërtetë mund të mësoni nga njëri-tjetri. Argumentet janë një formë e rëndësishme e komunikimit. Ato tregojnë individualizmin, këndvështrime të ndryshme dhe aftësinë për të mësuar nga njëri-tjetrin. Zënkat nuk janë domosdoshmërisht një tregues i problemeve në një marrëdhënie. Pse çiftet që konfliktohen e duan më…
Në tri ditët e kaluara ka pasur 53 zjarre në ambiente të hapura, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 22, njoftoi QMK. Zjarre ka pasur në Ohër, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Shtip, Manastir, Veles dhe Strumicë. Zjarri karakteristik që ka shkaktuar dëme shtesë, përveç vegjetacionit, është edhe në rajonin e Velesit, ku zjarrfikësit nga NJTZ Veles nga ora 13.12 deri në orën 14.48 të ditës së djeshme, me dy zjarrfikës dhe një automjet, kanë shuar vegjetacionin e përfshirë në flakë, mbeturinat dhe drunjtë në afërsi të fshati Fojnicë. Janë përfshirë në flakë tre trarët e urës. QMK apelon dhe rikujton…
Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt”, por theksoi se takimi i parë mes këtyre dy vendeve në 20 vjetët e fundit do të varet nga vendimet politike të Tokios në praktikë. Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”. Ajo tha se…
MPB njofton se dje ka kryer kontroll në të gjithë territorin e Maqedonisë për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë shqiptuar 646 gjoba. “Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.03.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 646 shoferë. Prej tyre, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në…
Mëngjesin e sotëm në “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova është folur për 72 orët e para të reality showt më të ri në Shqipëri, që ka kaluar çdo pritshmëri, Ferma VIP. Sociologia Alkida Myftaraj u shpreh se ky format premton shumë dhe përtej argëtimit do ndikojë edhe në edukimin e fëmijëve për jetën në fshat, që prindërit përpiqen aq shumë t’ja prezantojnë. “Është një show që na ka bërë të gjithëve ta ndjekim në rrjetet sociale, që na kanë bërë të ndezim TV për t’i ndjekur më gjatë. Një show që premton shumë. Shikojmë marrëdhënien e njeriut…
Në 24 orët e fudnit në vend janë rikthyer reshjet e dëborës. Në veri, rrugët Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë mbuluar nga bora. Aktualisht po punohet për pastrmin e rrugëve dhe nuk paraqiten problem në qarkullim. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes në këto rrugë. Fillimi i kësaj jave solli rënien e temperaturave në vend dhe rikthimin e reshjeve të shiut, ndërsa në zonat malore ka pasur edhe reshje dëbore. /vizionplus.tv
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë. Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të luajnë kundër Suedisë, shkruan Reporteri.net. Kuqezinjtë kërkojnë të këndellen pas humbjes 3-0 nga Kili, para tre ditësh. Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Etrit Berishës, i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit. Kombëtarja e Shqipërisë sot test të vështirë, luan kundër Suedisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mjekët amë nga shëndetësia private nuk do të punojnë sot nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës në rrugën e Zhelezarës të premten. Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë amë, Lilija Çolakova Dervishova, të premten në një prononcim për AIM-në, theksoi se është e nevojshme të miratohet ligji për veprimtarinë e mjekëve, i cili do të përcaktojë saktësisht kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve. “I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të miratohet Ligji për Veprimtarinë e mjekëve,…









