Author: shqiperia
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësisë së automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/ Në vendkalimet kufitare…
Vritet kryebashkiakja më e re e Ekuadorit
Kryetarja 27-vjeçare e qytetit San Vicente të Ekuadorit, Brigitte Garcia, u vra së bashku me një bashkëpunëtore, siç njoftoi policia të dielën. Vitin e kaluar Brigitte Garcia u bë kryebashkiakja më e re e vendit. Ndër të tjera, ajo kishte bërë fushatë për të përmirësuar aksesin në ujë të pijshëm për rreth 17,000 banorët e San Vicente, rreth 100 kilometra në lindje të Guayaquil. Kryebashkiakja 27-vjeçar dhe përfaqësuesi i saj, Hairo Lor, u gjetën të vdekur në një makinë në një vend bregdetar mbrëmjen e së shtunës. “Jam i shkatërruar”, shkroi ish-presidenti ekuadorian Rafael Correa në një postim në Platformën…
Nismat qytetare thonë se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kufizojnë në masë të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 8 maj. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nismat qytetare nga 1.000 nënshkrimet e votuesve të regjistruar në një njësi zgjedhore, tani do të duhet të mbledhin të paktën një për qind të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë njësi zgjedhore ku do të konkurrojnë me listë për deputet. Me këtë trefishohet, përkatësisht katërfishohet numri i nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat e pavarura që të mund të konkurrojnë në…
Mirlind Daku thyen heshtjen: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos
Dy futbollistët nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku janë jashtë listës së kombëtares të Shqipërisë nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet miqësore të muajit mars. Për këtë ka thyer heshtjen sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, Daku, i cili ka thënë se e ka pritur ftesën. “Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi…
Shumë spitale të vogla gjermane janë në rrezik për ekzistencën. Por edhe klinikat e mëdha universitare luftojnë me probleme të mëdha financiare. Para reformës situata e sektorit spitalor në Gjermani paraqitet e vështirë. Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e mirë: Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi. “Për shkak të…deficiteve shqetësuese të mbledhura në planin aktual ekonomik 2024-2028 nevojitet të veprohet me urgjencë.” Deficiti i parashikuar për vitin 2024…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 9 deri 17 gradë celsius. Deri ditën e enjte moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Masakra e Moskës, dy nga të arrestuarit pranojnë fajin, autorët përballen me burgim të përjetshëm
Katër të arrestuarit për masakrën në Moskë, e cila mori jetën e të paktën 150 personave, u dënuan me paraburgim për dy muaj. Gjykata i ka lënë të arrestuar katër autorët e dyshuar deri më 22 maj. Megjithatë, meqenëse nuk është caktuar ende fillimi i gjykimit të tyre, paraburgimi i tyre mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” përballen me burgim të përjetshëm. Kujtohet se autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë arrestuar gjithsej 11 të dyshuar në lidhje me sulmin. Dy nga katër të arrestuarit thuhet se e pranuan fajin. Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se…
Një dermatologe e njohur si Rachel Nazarian ka ndarë këshilla tejet të rëndësishme të cilat siç i quan ajo nuk janë të negociueshme por të nevojshme. Ajo thotë se duhet që ta pastroni fytyrën çdo natë, shkruan The Sun. “Të flesh pa e larë fytyrën është një “jo” e madhe. Gjatë gjithë ditës, bakteret, djersa, vaji dhe papastërtitë mund të grumbullohen në lëkurën tuaj”, theksoi ajo. Nazarian, pohon gjithashtu se sasia e grumbulluar e papastërtive është më e keqe për njerëzit që vendosin make-up. “Mbajtja e këtyre grimcave në lëkurën tuaj ndërhyn në aftësinë e lëkurës për t’u rinovuar dhe…
Autoritetet e Hondurasit kapën 1.3 ton kokainë të dielën, të gjetura në tre varka në kompleksin e ishullit Bahia në Detin e Karaibeve. Sipas prokurorisë, punonjësit e forcave të sigurisë që kanë hipur në tre gomone, kanë gjetur drogën gjatë një kërkimi dhe kanë arrestuar gjithsej dhjetë trafikantë. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Hondurasit, ndërsa kokaina mësohet se ka ardhur nga Kolumbia. Që nga vitet 1970, Hondurasi ka qenë një qendër tranziti për kokainën, e cila vjen nga vendet e Amerikës së Jugut dhe është e destinuar për në Shtetet e Bashkuara. Presidentja e Hondurasit Xiomara Castro, i…
DASHI Java që fillon do të jetë një javë me fat për ju. Një nga më me fat të këtij viti. Në fakt, do të keni hënën në krah, e cila do t’ju sjellë shumë mundësi për të shfrytëzuar sa më shumë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 25 mars 2024), do të jeni pak nervozë gjatë javës për shkak të Marsit që do t’ju vërë në provë. Por të jeni të sigurt: Afërdita, sidomos nëse jeni beqarë, do ju bëjë të kaloni një javë të këndshme. BINJAKËT Gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji mars do të…











