Author: shqiperia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë sot vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në këtë organizatë. Osmani, në një postim në platformën X, kjo do të mundësojë që zëri i popullit më pro NATO në botë të dëgjohet. “Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare si anëtar i asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë”,…

Lexo më shumë

Dhimbja e shpinës është një problem nga i cili mund të vuani përgjatë gjithë jetës pa e vënë re. Mjafton pozicionimi i keq gjatë fëmijërisë, gjatë orëve në punë apo gjatë qëndrimit për t’ju shkaktuar këtë parehati që zgjat. Problemi nis tek qëndrimi dhe zgjidhja është po aty, çfarë mund të bëni për t’u liruar nga dhimbjet e shpinës dhe të të gjithë trupit është të rregulloni qëndrimin. Praktikoni atë që në gjuhën mjekësore quhet ‘streching’ apo disiplinën e jogës e cila është një nga alternativat më të mira. Disa pozicione të thjeshta që mund t’i bëni në mëngjes dhe…

Lexo më shumë

Në parkun kombëtar Malin Sharr me një vendim të drejtorisë së parkut Kombëtar edhe ministrisë së mjedisit jetësor janë ndaluar të gjithë mjetet motorike që shfrytëzohen për ski rider të njohura si ratrak. Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, thotë se ai në një takim me ministrinë dhe kompanitë private që kanë operuar kanë marr këtë vendim. “Sa u takon lëvizjeve të mjeteve motorike, ratrakëve, në parkun kombëtar Mali Sharr, sigurisht që dje e mbyllëm këtë çështje. Kishim takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, inspektoratit të natyrës, bujqësisë, policisë së Tetovës dhe institucionet tjera. Në takim ishin…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë me katër të vdëkur dhe disa të plagosur ka nd0dhur këtë të dielë në një pistë garash në Hungari. Mediat e huaja bëjnë me se një makinë që po merrte pjesë në garë, për arsye ende të paditura, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët. Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet. Ndërkohë mësohet se pas aksidentit tragjik garat kanë ndaluar, ndësra po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv.

Lexo më shumë

Nuk duhet të mendojmë as për Evropën sepse jemi ende larg vendeve të rajonit, sa i përket shkallës së digjitalizimit, thotë ish-ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Azir Aliu për Detektor. “Jemi ende shumë larg, për fat të keq jo vetëm nga vendet e zhvilluara të Evropës dhe botës, fatkeqësisht jemi larg edhe nga vendet e rajonit. Shifrat atje janë të paktën 15% më të larta se ne për sa i përket përmirësimit dhe shërbimeve të përdorura nga qytetarët, por mendoj se është një fillim i mbarë dhe mendoj se me ligjet që duhet të kalojnë në Kuvendin tonë pres…

Lexo më shumë

Numri i viktimave nga sulmi i kryer nga persona të armatosur në sallën e koncerteve në teatrin Crocus në Moskë arriti në 137 nga 133 që ishte , mes tyre tre fëmijë, njoftuan sot hetuesit rusë, të cilët raportuan se në vendngjarje gjetën armë dhe municione. “Identifikimi i trupave të viktimave është duke vazhduar. Deri më tani në vendin e sulmit terrorist janë gjetur kufomat e 137 personave, mes të cilëve tre fëmijë”, thekson Komisioni Hetimor në një njoftim për mediat. Deri më tani janë identifikuar 62 trupa, thuhet në deklaratë, duke shtuar se në vendin e sulmit janë gjetur…

Lexo më shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me sulmin e përgjakshëm në një teatër në Moskë ku mbetën të vrarë mbi 130 persona dhe të plagosur rreth 160. Në deklaratën e tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte dukshëm i zemëruar që vendi i tij u fajësua nga Rusia për sulmin vdekjeprurës në Moskë. Ai e përshkroi presidentin rus dhe të tjerët që e akuzuan në Moskë si “llum” për lidhjen e sulmit atje me Kievin. Teksa e cilësoi Putinin si një lider “të mjerë”, Zelensy tha se presidenti rus ishte më i shqetësuar për t’i drejtuar gishtin Kievit sesa për…

Lexo më shumë

Rendi i kandidatëve presidencialë në fletën e votimit për zgjedhjet e 24 prillit do të shpallet nesër. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër do të bëjë shortin për përcaktimin e renditjes në listën e vetme të kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nesër do të hidhet shorti për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe tabelave. KSHZ nesër do të mbajë shortin për renditjen e kandidatëve për president appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Dashi Beqarë, këtë herë mos prisni mrekulli në jetën tuaj sentimentale. Gjërat do të vazhdojnë njësoj. Vetëm ata më të vetmuarit, të ndikuar nga prania e Plutonit, do ta lejojnë veten të përfshihen nga pasioni, por vetëm nëse ju pëlqejnë betejat e dashurisë. Java do të jetë e bukur për ata që jetojnë në çift. Mos u tregoni tekanjozë, tepër kritikues apo më të heshtur seç duhet. Mos guxoni ta luani kartën e shantazhit emocional, që mund t’ju çojë në katastrofë. Kur bëhet fjalë për paratë, jini të kujdesshëm. Gjithçka do të shkojë mirë nëse do të dini të tregoheni…

Lexo më shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Bojan Mariçiq, falënderoi delegatët e Kongresit të LSDM-së për besimin e dhënë, dhe theksoi se është nder dhe motivim për të që të jetë kandidat për deputet në Njësinë zgjedhore 1. “Anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së, demokratët, përparimtarët, këta janë qytetarët që luftojnë për vlerat evropiane dhe që luftuan për të gjitha ndryshimet pozitive nga pavarësia e tutje. Prandaj, me gjithë dijen, me gjithë forcën dhe fuqinë, ne do t’i çojmë këto zgjedhje drejt fitores për një të ardhme evropiane për të gjithë ne. Nuk ka anulim, nuk do të ketë fare”, ka theksuar Mariçiq. Ai shtoi…

Lexo më shumë