Author: shqiperia

72 raste të reja të të sëmurëve nga Kolla e keqe, janë regjistruar javën e kaluar, që do të thotë numri është rritur për 67% në krahasim me periudhën e mëparshme – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik. Deri më 21 mars, në vend janë regjistruar 287 raste me kollën e keqe, pjesa më e madhe e rasteve të të sëmurëve janë në Shkup, si dhe pjesa më e madhe e tyre i takojnë grup moshës 10-14 vjeçe. Nga të sëmurët 44 persona janë të hospitalizuar edhe atë 38 janë deri në moshën 4 vjeçe 7…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Administrative ka anuluar edhe dy vendime të Qeverisë me të cilat janë anuluar vendimet e marra nga ai. “Një aktgjykim ka të bëjë me vendimin me të cilin anulohet vendimi për anulimin e kontratës për punësim të punonjësit në MPB në pozitën e komandantit të Ropotovë, ndërsa aktgjykimi tjetër ka të bëjë me aktin me të cilin kam dorëzuar listën. në Këshillin e Komunës së Demir Hisarit të kandidatëve për zgjedhjen e komandantit sipas Ligjit për punë të brendshme”, thotë Toshkovski në një postim në Facebook. Gjykata Administrative, siç shton…

Lexo më shumë

Qeveria britanike ka akuzuar Kinën për sulme kibernetike kundër deputetëve kritikë ndaj Pekinit dhe Komisionit Zgjedhor, në një masë që rrezikon të dhënat personale të miliona votuesve. “Unë mund të konfirmoj se aktorët e lidhur me shtetin kinez janë përgjegjës për dy sulme kibernetike me qëllim të keq që synojnë institucionet dhe deputetët tanë demokratikë,” tha zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Oliver Dowden në një fjalim në Dhomën e Komunave. Komisioni Zgjedhor, i cili mbikëqyr proceset zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar, kishte njoftuar në gusht 2023, pa përmendur emrin e Kinës, se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga “aktorë armiqësorë”…

Lexo më shumë

Studentët në konviktet studentore nuk kanë akomodim dhe ushqim adekuat dhe masat për zhvillimin e standardit studentor nuk janë të mjaftueshme, thuhet në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit. Instituti ka kryer edhe një hulumtim për gjendjen e konvikteve të studentëve, kështu që në shkallën nga një deri në pesë, gjithsej 286 studentë e kanë vlerësuar ushqimin me 2.6. Vlerësimi për higjienën është 2.4, dhe kushtet teknike 1.6. Revizorët kanë konstatuar gjithashtu se nuk ka regjistër të krijuar të konvikteve të studentëve, gjë që ndikon negativisht në zbatimin e procedurave të akomodimit të studentëve. Verifikimi që duhet të…

Lexo më shumë

Pak ditë më parë, më 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional. Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin. E gjithë faza thuhet se ka nisur me Hënën e plotë më 25 shkurt dhe purifikimi vazhdon ende deri më 25 mars kur kemi Hënën e plotë të radhës. Kjo Hënë e plotë do t’ju ndihmojë t’i jepni fund disa raporteve, apo të shihni më qartë disa situata të tjera. Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një konferencë për shtyp sot në rast të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, theksoi përkushtimin e Ministrisë ndaj parandalimit të kësaj sëmundjeje në vend. Si specialist-infektolog, por edhe si ministër i shëndetësisë i vetëdijshëm për rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit, besoj se do të kontribuojmë në krijimin e kushteve për të qenë pjesë e gjeneratës që do të shkruajë kapitullin e fundit të tuberkulozit, theksoi ai. Edhe pse tuberkulozi vazhdon të jetë një problem global shëndetësor, Drejtori i Institutit për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit, Sead Zeinel, njoftoi për një rënie të vazhdueshme të rasteve…

Lexo më shumë

Futbollisti brazilian Dani Alves është liruar nga burgu të hënën pasi ka paguar 1 milion dollar dorëzani, raporton Daily Mail. Futbollisti gjithashtu besohet se u është bindur urdhrave të tre gjyqtarëve, të cilët kanë thënë se ai mund të largohet nga burgu nëse dorëzon pasaportat spanjolle dhe braziliane. Si kusht i lirimit me dorëzani, Alvesit do t’i duhet të shkojë në gjykatë një herë në javë. Avokatja e tij, Ines Guardiola ka thënë se braziliani ka dy llogari bankare në Spanjë. Në njërën nuk ka para, ndërkaq në tjetrën janë vetëm 51 mijë euro. Guardiola vitin e kaluar ka thënë…

Lexo më shumë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Rezoluta kaloi me 14 vota për, asnjë kundër, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën që të mos përdornin veton, por abstenuan. Netanyahu akuzoi SHBA-në se është “tërhequr” nga ajo që ai tha se ishte një “pozicion parimor” duke lejuar miratimin e rezolutës pa vendosur që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen…

Lexo më shumë

Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales. Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen, e cila ka ndodhur rreth orës 15:45. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin Admir Okaj, 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë…

Lexo më shumë

MPB njofton se me datë 24.03.2024 në ora 09:00, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë ndaluar S.P.(42) nga Shkupi. “I njëjti person me datë 23.03.2024 në atë zonë e ka kanosur gruan e tij 38 vjeçare nga Karposhi dhe ka hyrë me dhunë në një pikë shitjeje ku ajo punonte, ku ka thyer një pjesë të inventarit dhe më pas ka marrë xhiron ditore nga arka”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës. Një 42-vjeçar nga Shkupi ka grabitur gruan e tij…

Lexo më shumë