Author: shqiperia
Politikani veteran Gideon Sa’ar njoftoi mbrëmjen e sotme se po jep dorëheqjen nga qeveria e unitetit kombëtar të Benjamin Netanyahu sepse nuk ishte përfshirë në kabinetin e luftës. Sa’ar, i cili ishte një ministër pa portofol, iu bashkua qeverisë së Netanyahut së bashku me figura të tjera opozitare pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. Largimi i tij, si dhe i një aleati, nuk pritet të ndikojë në stabilitetin e qeverisë, e cila ka ende një shumicë të qartë në parlament. Saar ishte një rival brendapartiak i Netanyahut në partinë e krahut të djathtë Likud, por më vonë iu bashkua bllokut centrist të…
Kriza e Boeing-ut po shkakton “tërmet” në industrinë e linjave ajrore. Kompanitë që operojnë në këtë sektor janë duke luftuar për të përmbushur kërkesën jashtëzakonisht të lartë për udhëtime. Në fakt, vonesat dhe ndërprerjet e përgjithshme në sektorin aeronautik po krijojnë terrenin për rritje të mëtejshme të çmimeve të biletave ajrore. Tashmë, shefi i Ryanair, Michael O’Leary ka sinjalizuar një rritje të çmimeve: Mendoj se është e pashmangshme rritja e çmimeve, midis 5 dhe 10%”, tha ai pak ditë më parë në CNN. “Kompania kishte pritur të merrte në dorëzim 57 avionë Boeing këtë verë, por tani pret të marrë midis 35 dhe…
Dhjetë persona u plagosën sot nga predhat nga raketat ruse të rrëzuara në Kiev, ndërsa 11 të tjerë u plagosën gjatë natës nga një sulm i dronëve rusë në rajonet e Mykolaiv dhe Odesa. Në Odesa, 300,000 njerëz mbetën pa energji elektrike deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, sepse infrastruktura energjetike u shkatërrua nga sulmet, sipas autoriteteve lokale. Në të njëjtën kohë, një 65-vjeçar u vra nga një predhë artilerie në fshatin Vovchansk, në rajonin e Kharkiv. Rusia ka shtuar bombardimet e saj ndaj vendit fqinj në javët e fundit, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike, si hakmarrje për sulmet e Ukrainës në provincat…
Shkencëtarët janë duke bërë përpjekje të mëdha që të gjejnë shkakun e një kanceri misterioz, i cili është duke prekur gratë nën moshën 50-vjeçare, raporton Daily Mail. Diagnostikimi i Princeshës së Uellsit gjatë javës së kaluar është vetëm një lajm që hedh dritë ndaj kancerit që sipas doktorëve është problem në krejt botën. Përkundër disa viteve hulumtim, shkencëtarët ende nuk kanë gjetur shkakun e këtij problemi, përcjell gazeta online Reporteri.net. Vetëdija është ngritur falë grave si Deborah James, e cila ka vdekur nga kanceri i zorrëve në moshën 40-vjeçare. Falë saj janë përmirësuar metodat e diagnostikimit. Mirëpo pas lajmeve për…
Ka shkaktuar një çarje të fortë diplomatike mes SHBA-së dhe Izraelit miratimi i rezolutës së OKB-së që bën thirrje për ndalimin e luftimeve në Gaza. Ambasadori izraelit në OKB e konsideroi votimin si mungesë sinqeriteti për aq kohë sa u dënua me një zë sulmi terrorist në Rusi, ndërkohë që sipas tij duhej bërë e njëjta gjë edhe për sulmin e Hamasit në 7 tetor. Ndërkohë, izraelitët janë të acaruar me SHBA-në pasi ajo nuk bllokoi rezolutën e OKB që kërkon ndalimin e luftimeve duke abstenuar përballë 14 votave pro të anëtarëve të këshillit. Nisur nga kjo, delegacioni izraelit ka…
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore, abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë. Rusia kishte kërkuar që pika e titulluar “kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh. Franca, SHBA-ja argumentuan se agjenda e një takimi miratohet nga të gjithë anëtarët, prandaj Rusia pas votimit kërkoi zyrtarisht që kjo pikë të futej në rend dite më vonë gjatë 25…
“Borati” dhe Wilson përplasen për libër
Aktorja Rebel Wilson dhe aktori britanik Sacha Baron Cohen janë përplasur në lidhje me planet e aktores për të publikuar ato që Cohen i ka cilësuar si “qëndrime të rrejshme” për të, raporton BBC. Wilson ka thënë se libri biografik i saj do të ketë një kapitull veç për Baron Cohen, i njohur për personazhet e tij Borat dhe Ali G. Nuk ka ofruar detaje, por ka shtuar se nuk do të heshtet nga avokatët e aktorit britanik, përcjell gazeta online Reporteri.net. Zëdhënësi i aktorit ka thënë se qëndrimet e Wilsonit janë në kontradiktë direkte shkaku i provave që ka…
Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Suedisë në miqësoren e zhvilluar në Stokholm, duke mbyllur me humbje ndeshjet përgatitore para Kampionatit Evropian që nis gjatë verës. Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Gustav Nilsson në minutën e 62. Shqipëria tre ditë më herët pësoi humbje nga Kili me rezultat 3 me 0. Para se të nisë Evropiani, Shqipëria do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit. Nxehjen para Evropianit Shqipëria e përfundon me humbje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për t’i përcjellë Izraelit “shqetësimin” e tyre për një operacion ushtarak në Rafah pasi administrata e Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit izraelit në Uashington, tha Departamenti i Shtetit. Vendimi për anulim u mor në shenjë proteste ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Izraeli e anuloi vizitën për shkak se SHBA abstenoi nga votimi në Këshillin e Sigurimit, në vend që të vendoste veton ndaj tij siç ka bërë deri më tani në rezolutat e mëparshme. “Jam i sigurt se do të gjejmë mjete të tjera për t’ua përcjellë atyre…
Kandidati republikan presidencial i SHBA-së, Donald Trump tha se ai do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë siç edhe bëri Izraeli bëri pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, por shtoi se po humbiste mbështetjenndërkombëtare dhe do t’i duhet t’i jepte fund luftës në Gaza. Sulmi vdekjeprurës nga Hamasi në Izraelin jugor ishte “një nga gjërat më të trishtuara që kam parë ndonjëherë”, tha Trump në një intervistë me gazetën izraelite Israel Hayom. “Duke thënë këtë, ju duhet t’i jepni fund luftës tuaj,” shtoi ai. Trump u pyet se si do të kishte reaguar nëse familja e tij do të…













