Author: shqiperia
Hetimet për vrasjen e mjekut Aco Trpovski janë në fazë të avancuar, njoftuan nga MPB. Hetuesit e krimeve të dhunshme shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes. Lexo po ashtu Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup “Janë shikuar më shumë se 40 kamera duke përfshirë kamerat e “qytetit të sigurt”. Intervistat zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë…
Aktorja britanike fituese e çmimit “Oscar”, Olivia Colman tha se do të ishte paguar “shumë më shumë” për filmat e saj nëse do të ishte burrë, sipas CNN. “Unë jam shumë e vetëdijshme se nëse do të isha Oliver Colman, do të fitoja shumë më tepër”, tha ajo. “Jam e vetëdijshme për një pabarazi pagash”, theksoi Colman. Çështja e pagës së barabartë në Hollivud shpërtheu një dekadë më parë, por lista më e fundit e 10 aktorëve më të paguar përfshin vetëm dy gra. “Hulumtimet sugjerojnë se gratë kanë qenë gjithmonë aktore të suksesshme që shumë njerëz do të paguanin…
Nutricionistja Matina Çobo ka hedhur poshtë rezultatet e një studimi që thotë se vezët janë kancerogjence. E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Çobo tha se vezët kanë vlera të mëdha ushqyese dhe këshilloi si duhen gatuar. “Veza është një nga ushqimet më të mira, e cila në sasi të vogël na garanton shumë vlera ushqimore. Unë nuk ja ndaj si ushqim vajzës time 2 vjeçe. Ky stduim është i pabazuar në akte dhe nuk ka dalë në përfundime. Dihet që veza, nga të treja pjesët e saj, qoftë nga lëvorja, e bardha apo e verdha, na garanton shumë…
Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00. Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë. Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë. Përveç Leart Paçaradës, i cili është në dyshim shkaku i një lëndimi, Foda do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë. Lajm i mirë padyshim se është riaftësimi i kapitenit, Amir Rrahmani, i…
Një 19-vjeçar gjeorgjian ka hyrë në shkollën e mesme të 41-të të Athinës në Kypseli dhe, ka plagosur një nxënës dhe drejtorin e shkollës me thikë e çekiç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria. Dy fëmijët ishin grindur dhe ditën e sotme, vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe autori është arrestuar./vizionplus.tv
Republika Çeke ka ndërmarrë një nismë për blerjen e 800.000 copëve municion artilerie për Ukrainën. Me këtë synohet të mbështetet Ukraina në luftën mbrjtëse kundrejt Rusisë, derisa të përforocohen kapacitetet e fabrikave europiane dhe ukrainas etë armëve, për ta furnizuar mjaftueshëm këtë vend me municione.BE i pati siguruar Ukrainës deri në fund të vitit të kaluar për furnizimin e një milion municioneve, por deri tani nuk ka mundur t’i përmbahet këtij premtimi. Nisma çeke filloi zyrtarisht më 20 shkurt në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku presidenti çek Petr Pavel, ish-kryetar i Komisionit Ushtarak të NATO-s, deklaroi, se Ukrainës i nevojiten…
Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara nëntë parti politike shqiptare, por ato tashmë kanë vendosur që në zgjedhje të marrin pjesë në njërin nga dy blloqet politike të partive në pushtet dhe opozitë. Fillimisht, partitë opozitare vendosën për formimin e një koalicioni prej katër partive politike, të quajtur “VLEN”, që përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët e kandidatit për president Arben Taravari dhe partia…
Një kamarier 17-vjeç është rrahur brutalisht në ambjentet e tij të punës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta,në ambjentet e një picerie në qendër të qytetit të Beratit. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur kamarierin e picerisë,me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta. Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 të dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë,që do të pyeten në lidhje me ngjarjen. Mësohet s ,për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të…
Një urë në Baltimore është shembur pasi një anije është përplasur me të, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, sipas raportimeve në mediat sociale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 (me orën lokale). Përplasja shkaktoi një zjarr dhe më pas një pjesë e madhe e urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland u shemb. Automjetet kanë rënë në ujë. A ship crashed into the Francis Scott Key Bridge in America.#FrancisScottKeyBridge pic.twitter.com/FHwSGGdM7m — Metin Smn (@MetinSmn) March 26, 2024 Anija që u përplas në urë quhet Deli, ka një flamur të Singaporit dhe mbante kontejnerë. “Anija me kontejnerë goditi urën Key në…
Arsyet pse alergjitë përkeqësohen gjatë mëngjesit, çfarë dihet të dini dhe si t’i trajtoni
Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? Kafshët ose insektet shtëpiake Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre. Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë. Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme. Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj. Ju mund të përdorni gjithashtu…













