Author: shqiperia
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së. Një motor, gjatë hyrjes në kthesën e NSHG-së, është përplasur me një makinë. Goditja ka qënë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën. Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, është…
Në Maqedoni 13.824 persona janë me epilepsi
Vlerësohet se mbi 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga forma të ndryshme të epilepsisë, duke e bërë atë një nga sëmundjet neurologjike më të zakonshme në mbarë botën. Numri i përgjithshëm i pacientëve me epilepsi në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 13.824, ose prevalenca e epilepsisë në vendin tonë është 6.67 për 1.000 banorë. Dr. Marija Babunovska, neurologe nga Klinika Universitare e Neurologjisë në Shkup, në një deklaratë për AIM-n thotë se epilepsia prek njerëzit e të gjitha moshave dhe të dy gjinive, por në vendin tonë më e shpeshtë është te pacientët meshkuj. Në vendin tonë,…
“Një konferencë ndërkombëtare e paqes për Ukrainën në të cilën Rusia nuk do të marrë pjesë është thjesht “absurde” dhe do të dështojë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë të botuar sot. Peskov i tha Argumenty I Fakty se Rusia po bën luftë me Ukrainën për të mbrojtur veten nga Perëndimi. “A mund të zgjidhet problemi i Ukrainës pa përfshirjen e Rusisë? Përgjigja është e qartë: nuk mundet”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit në intervistën që dha të enjten. “Sepse Ukraina është kthyer në një instrument në duart e Perëndimit kolektiv, me ndihmën e të cilit, ata besojnë se do të bëjnë…
Talenti me origjinë shqiptare, Roko Vata, dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme me fanellën e Irlandës U-21 në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 0-7. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte plot 3 gola në këtë përballje, duke u zgjedhur dhe lojtari më i mirë i sfidës. Vata shënoi golin e katërt për Irlandën në minutën e 62-të, të pestin në minutën e 64-t si dhe golin e shtatë që vulosi sfidën në minutën 90+2. Të shumta kanë qenë elozhet në rrjetet sociale, për talentin shqiptar që përfaqëson…
Qeveria sot do të mbajë seancë zyrtare me rastin e përvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Seancën do ta prezantojë kryeministri Talat Xhaferi, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Këto ditë shënohen katër vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjet nga formimi i Aleancës. Qeveria do të mbajë seancë ceremoniale me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO appeared first on Telegrafi.
Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm, 26 mars. Mediet italiane bëjnë me dije se janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike (kokainë, heroinë dhe hashash) nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Operacioni blic nisi në zonën e Vibo Valentias, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit. Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë e “Ndrangheta”./vizionplus.tv
Departamenti i Zjarrfikësve në Baltimore po trajton një shembje ure në qytet si një incident me shumë viktima, ndërsa kërkon për shtatë persona që kanë rënë në lumin Patapsco. Ura Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, SHBA, u shemb pasi një anije mallrash u përplas në të mëngjesin e sotëm. Rreth orës 01:30 të mëngjesit u bë e ditur se një anije e madhe është përplasur në urën 3 km të gjatë duke shkaktuar zjarr dhe shembjen e një pjese të saj. Automjetet kanë rënë në ujë. “Mund të konfirmoj se në orën 1:35 të mëngjesit policia e qytetit të…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë. Në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre. Me Presidentin Begaj bisedoi gazetarja e Euronews International, Jane Witherspoon. “Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemj me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe,…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 144 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 masa, nga të cilat 10 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për kalim në semaforë të kuq, tetë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për të…
Qyteti i Baltimores në SHBA planifikon të shesë qindra shtëpi për vetëm një dollar secila në mënyrë që të rigjenerojë lagjet që janë shkretuar për shkak të rritjes së krimit. Është një veprim i mbështetur nga kryebashkiaku Brandon Scott që në thelb do të ofrojë gjithsej 200 shtëpi në pronësi të qytetit për shitje për shumën nominale prej një dollari me një kusht dhe vetëm një kusht. Blerësit duhet të angazhohen të bëjnë riparimet e nevojshme dhe të qëndrojnë në krye të tyre. Këshilli Bashkiak miratoi së fundmi planin për të mbushur shtëpitë që kanë mbetur bosh prej dekadash. Përparësi…











