Author: shqiperia
Dje në orën 21:45 policia nga SPB Kumanovë kanë ndaluar 19-vjeçarin N.P. nga Kumanova për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. “Gjithashtu, gjatë ndalimit e ka sulmuar policinë, ndërsa më vonë e ka dëmtuar edhe një pjesë të inventarit në hapësirat e SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB. Pas zbardhjes së rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/ Një 19-vjeçar ka sulmuar policinë në Kumanovë appeared first on Telegrafi.
Oficerët ukrainas të sigurisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar se vepronin në emër të Rusisë në një përpjekje për të hedhur në erë një linjë hekurudhore të përdorur për transportin e armëve në Ukrainën lindore si pjesë e betejës së Kievit kundër forcave ruse, tha sot Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU). Të arrestuarit, të cilët mendohet se janë banorë të Kievit dhe Kharkivit, kishin vendosur një mjet shpërthyes në linjën hekurudhore në rajonin e Poltava të Ukrainës qendrore dhe kishin planifikuar ta shpërthenin atë nga distanca, por u arrestuan vetë nga oficerët e SBU, raporton njoftimi. Nuk kishte…
Me pankarta në duar, fermerët kanë dalë sërish në rrugët e Brukselit. Rreth 100 traktorë u rreshtuan në rrugën kryesore që të çon në ndërtesën e Komisionit dhe Këshillit të Ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit të BE-së. Fermerët po i qëndrojnë protestave të tyre për atë që ata thonë se është burokracia e tepruar, masat e zgjeruara mjedisore, importet e lira të produkteve bujqësore nga vendet e treta dhe praktikat e padrejta tregtare. Siç raporton ERT, ministrat kanë bërë të ditur tashmë se pranojnë propozimet e Komisionit Evropian për lehtësimin e barrës administrative, si dhe disa përjashtime për fermerët. Me…
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se shtatë persona u mbytën në det në Rripin verior të Gazës, ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihmat humanitare të hedhura nga avionët në enklavën palestineze. Gjashtë persona vdiqën dje, të hënën, dhe një ndërroi jetë sot, tha ministria. Përveç kësaj, sipas të njëjtit burim dhe dëshmitarëve okularë, sot trupat izraelite kanë rrethuar kompleksin spitalor al-Nasser në qytetin Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke kanë rrethuar kompleksin që nga mëngjesi, thanë dëshmitarët, duke përmendur të shtënat me armë zjarri. “Ushtria po rrethon kompleksin spitalor al-Nasser”,…
Gratë e Maqedonisë së Veriut martohen në moshë më të re, në krahasim me gratë nga vendet e rajonit
Gratë në Maqedoninë e Veriut martohen në moshë më të re në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mosha mesatare në të cilën femrat e vendit tonë martohen është 26.6 vjet, tregojnë analizat e statistikës së portalit “Landgeist”, të bazuara me të dhënat e Eurostatit. Vajzat në Malin e Zi martohen në moshën mesatare 27.5 vjeç, në Bullgari 28.3, në Serbi 28.5, në Kroaci dhe Kosovë 28.8 dhe në Greqi 30.9. Në shumicën e vende evropiane, gratë martohen për herë të parë mbi moshën 30 vjet. Dallimi mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore është i dukshëm, sa më shumë…
Kylian Mbappe fiton dy fish më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë, sipas një raporti të ri për pagat mujore të futbollistëve. 25-vjeçari ka informuar PSG-në në muajin shkurt se do të largohet pas skadimit të kontratës së tij gjatë verës. Gazeta “L’Equipe” ka shkruar se Mbappe është lojtari më i paguar në pesë ligat kryesore të Evropës me 5.15 milion funte. Pas tij është renditur sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane. Kjo është lista e lojtarëve më të paguar në muaj: Jan Oblak – £1.43m Ilkay Gundogan – £1.43m Jude Bellingham – £1.43m Vinicius Jnr – £1.43m Raphael Varane – £1.48m Casemiro – £1.52m…
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i arrestuar më 23 mars, ditën e sotme është paraqitur në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje. Gjithashtu në GJKKO janë paraqitur edhe personat me masë sigurie “arrest në shtëpi”, Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Vlorë, dhe Vezir Gjikolaj, ish-jurist i ASHK, Vlorë. Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK më 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim prone. Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim…
The Economist Përktheu Klodjana Agaj Ka ende një shteg të ngushtë nga peizazhi i ferrit të Gazës. Një armëpushim i përkohshëm dhe lirimi i pengjeve mund të shkaktojë një ndryshim të qeverisë së Izraelit; ajo çfarë ka mbetur nga Hamasi në Gazën jugore mund të frenohet ose të shkatërrohet; dhe nga rrënojat, bisedimet për një zgjidhje me dy shtete mund të fillojnë, të nënshkruara nga Amerika dhe aleatët e saj të Gjirit. Megjithatë, ka po aq të ngjarë që bisedimet për armëpushim të dështojnë. Kjo mund ta lërë Izraelin të mbyllur në trajektoren më të zymtë të ekzistencës së tij…
Kledian Leka me origjinë shqiptare, është studenti i parë i verbër i diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës, në Itali. 23-vjeçari, banues në Casalmaggiore, Kremone, e përfundoi ciklin 3-vjeçar me pikët maksimale për tezën me titull “Edukimi Informatik”. “La Republica” shkruan se teza e Lekës përshkruante strategjitë dhe mjetet për akses gjithëpërfshirës për nxënësit me dëmtime shikimi. “Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale…
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se në periudhën prej vitit 2017, deri në vitin 2023, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar lëndë narkotike në vlerë të 426 milionë eurove. Sipas njoftimit të MPB-së, në tre raste janë asgjësuar 12 tonë drogë. Nga brifingu që kishte me njësitë përkatëse të policisë, u konstatua se për periudhën nga data 14.09.2020, deri më 29.02.2024: “Janë kryer gjithsej 1.640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1.781 kontrolle të personave/veturave dhe 22 kontrolle në terren, si dhe janë privuar nga liria 5.815 personave për shkak të dyshimit të kryerjes së…










