Author: shqiperia
Peshëngritësi Kristi Ramadani, i shpallur dhe nënkampion i Europës u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi suksesin dhe sakrificat e sportistit. “Na ke nderuar sepse nuk ngrite vetëm peshat fizike të peshëngritjes, por ngrite edhe zemrat tona peshë dhe flamurin tonë lart. Për këtë të jemi vërtet Mirënjohës! E kuptoj që ti e ke pasion dhe nuk e bën këtë me detyrim. Ti nga çdo pore lëshon energji të mirë, sepse e bën me zemër, me shpirt, sigurisht edhe me muskuj dhe përgatitje fizike. të jam mirënjohës, ty të parit, sepse e ke dedikimin e…
Procesi i aplikimeve për specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë nis këtë të enjte dhe ka afat deri më datë 12 prill. në total janë përcaktuar 272 kuota, e nga këto 117 janë të mbuluara nga shteti që do të thotë se në përfundim të ciklit, mjekët emërohen sipas nevojës në spitalet rajonale. Për shkak të mungesës së ndjeshme jo vetëm në rrethe, këtë herë i është dhënë prioritet mjekëve të familjes dhe atyre te urgjencës, duke hequr testimin dhe shtuar kuotat./vizionplus.tv
Me fillimin e javës me një hënë të plotë dhe një eklips hënor, na duhet të kujtojmë se asgjë nuk është gjithmonë ashtu siç duket, ndërsa me Venusin sextil dhe Uranin në Dem, impulsiviteti do të bëhet i madh. Disa mund të përjetojnë situata të çuditshme dhe të lodhshme, por të tjerë presin surpriza, eksperienca dhe njohje të reja. Demi Këtë javë dashuria është në qendër të vëmendjes. Ju tregoni ndjenjat tuaja ndaj njerëzve tuaj dhe mbani premtimet tuaja. Jeni të fokusuar në to dhe nuk e humbisni qëllimin tuaj. Në të njëjtën kohë, do të shihni një përmirësim edhe…
Në spitalin e fëmijëve në Kozle, fluksi i të prekurve me kollën e keqe është shumë i madh, por në spital shtrohen vetëm foshnjat më të rrezikuara. Aktualisht në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle” janë 5 foshnje, më i madhi 3 muajsh, ndërsa më i vogli vetëm 25 ditë. “Gjendje më të rëndë tani për momentin janë ata me qëndrim më të gjatë se 4-5 ditë, ata kanë sulme shumë të shpeshta, kur kanë nevojë për ajër, gjysma e nënave e kanë kaluar kollën e keqe, tani edhe nënat kanë pertusis. Nëse kolliten rastësisht, prej jashtë mund t’i dëgjoni…
Në shumicën e rasteve jeta është me shumë nxitim, andaj shumë gjëra duhet t’i kemi me vete. Femrave u duhen shumë cikërrima, por të paktën këto nuk duhet të mungojnë. Çantë: Përveç asaj të madhes, patjetër ju duhet që ta keni edhe një çantë të vogël në të cilën mund të mbani gjërat që ju duhen për grim, pasi rruga nuk dihet se ku do të ju qojë. Telefon: Pa të assesi nuk bën të dilni, pasi do të ju duhet të merreni vesh vazhdimisht me dikë dhe të jeni të informuar me zhvillimet e vendit në internet. Karikues: Asnjëherë nuk dihet se…
Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima. Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-19. Humoristi i shumë skeçeve televizive ka lënë një boshëllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, posaçërisht te miqtë e familja. Në përvjetorin e tretë të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi. “U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para tre viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë”,…
Nga Jeremy Bowen -BBC Prej javësh, presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë humbur durimin me mënyrën se si Izraeli po lufton në Gaza. Ata kanë përdorur një gjuhë gjithnjë e më të ashpër për të përcjellë pakënaqësinë e tyre te Izraeli dhe në botën e gjerë. Vendimi për të lejuar rezolutën e fundit të armëpushimit përmes Këshillit të Sigurimit tregon se Presidenti Biden ka vendosur se fjalët e forta nuk mjaftojnë. Heqja e mbrojtjes diplomatike ndaj sjelljës së Izraelit në luftë është një hap i rëndësishëm. Ajo tregon thellësinë e përçarjes që është hapur midis Shtëpisë…
Ambasada greke në Tiranë ka kujtuar revolucionin historik helen që solli pavarësinë 203 vite më parë. Ne praninë e politikanëve dhe përfaqësive diplomatike, ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi vlerësoi marrëdhëniet e Athinës me Tiranën ndërsa theksoi mbështetjen e vendit fqinj për anëtarësimin e vendit tonë në BE. “Greqia ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dua t’ju siguroj se Greqia nuk ka reshtur së mbështeturi perspektivën evropiane të Shqipërisë, me kusht respektimin dhe zbatimin besnik të parimeve të sanksionuara komunitare dhe të drejtave themelore politike. Në këtë kuadër, Greqia kërkoi që kryebashkiakut të…
Norvegjia i ka dërguar 76 automjete luftarake Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 automjete e lehta të këmbësorisë janë ngarkuar dje nga porti i Orkangerit dhe do të transportohen me anije për në Selanik, njoftojnë nga ambasada norvegjeze në Shkup. Me këtë donacion, të paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar, siç njoftojnë nga ambasada e Norvegjisë, do të pajiset batalioni i këmbësorisë së lehtë. “Donacioni simbolizon rëndësinë e NATO-s dhe bashkëpunimin e vendeve në mes anëtare. Gatishmëria e aleancës që t’i përgjigjet krizës ose konflikteve varet nga fuqia dhe solidariteti i të gjithë vendeve anëtare, ndërsa jo…
Tyson Fury ka publikuar ushqimin që përdorë teksa po përgatitet për përballjen me ukrainasin Oleksandr Usyk, shkruan Daily Mail. “Gypsy King” është lavdëruar nga përkrahësit e tij për gjendjen fizike para se të boksojë me ukrainasin më 18 maj. Ai ka thënë se ushqimi i tij bazë janë mishi i pulës, orizi dhe sallata. Ky ushqim është pjesë e dietës së përditshme që po mbikëqyret nga një nutricionist i njohur në Britani. Fury është duke konsumuar 3 mijë kalori në ditët e pushimit, ndërkaq gjatë ditëve të stërvitjeve ai konsumon nga 4 mijë e 500 deri në 6 mijë kalori.…












